Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ftuar sot në emisionin “Të Paekspozuarit” në News24, ka këmbëngulur se marrëveshja Kosovë- Serbi, nënkupton korrigjim të kufijve dhe jo ndarje të Kosovës.
Thaçi u shpreh se në këtë marrëveshje mund të përfshihet Presheva, Medvegja dhe Bujanovci, pra se mund t’u bashkohen Kosovës, por nuk sqaroi se çfarë do të humbasë Kosova nga korrigjimi i kufijve.
“Nuk mund të ndodhë një marrëveshje përfundimtare, me njohje reciproke, me anëtarësim të Kosovës në OKB, edhe pa definimin e plotë të kufirit dhe njohjen reciproke, që do të thotë një demarkim teknik. Unë në kuadër të këtij demarkimi, besoj fuqishëm se mund të përfshijmë Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin.
Të tjerat nuk janë deklarime të mijat, apo opinionet që janë prezantuar nga të tjerët.
Unë punoj për një demarkim teknik, përmbyllës, Kosovë-Sërbi, që do të përfshinte Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin”.
I pyetur nga gazetari Ylli Rakipi, se përse Thaçi nuk u tregon qytetarëve të Kosovës, se çfarë do të humbasin nga kjo marrëveshja, se cila do të jetë dhimbja e Kosovës nga kjo marrëveshje, Thaçi nuk dha një përgjigje konkrete, por u shpreh se nuk do të lejojë krijimin e një asosacioni me shumicë serbe si Republika Srbska, gjë që do të “defunksionalizonte Kosovën në tërësi”.
“Kush mendon se marrëveshja përfundimtare me Serbinë, do të jetë e lehtë, e shpejtë dhe vetëm e duartrokitur në Prishtinë, mendoj se do të gabohet rëndë. Por, kush e ka zgjidhjen magjike, unë do ta përshëndes dhe duartrokas shumë.
Cfarë nënkupton demarkimi teknik? Për mua nënkupton, përmirësimi i një padrejtësie, sepse këto pjesë kanë qenë të Kosovës dhe duhet t’i takojnë Kosovës. Unë punoj dhe unë besoj se do të realizohet ky objektiv. Ndërsa, se çfarë mendon Beogradi, është cështje e tyre.
Ne ende, nuk kemi diskutuar në tavolinë. Tash është themeluar ekipi shtetëror i Kosovës, dje kanë qenë në Bruksel. Ne demarkime të tilla të kufirit kemi patur edhe me Maqedoninë, edhe me Malin e Zi, ju e dini ka patur zhurma të ndryshme, siç është paranoja dhe konspiracioni ynë ndonjëherë, që kemi prirje për të akuzuar të tjerët.
Unë kam besim, se do të punoj për interesin e vendit tim dhe qytetarëve. Se cfarë flet ndonjë oponent, poshtë apo lartë, unë jam në politikë për një kohë të gjatë, i kuptoj, ndoshta e kam tepruar me fitoren e zgjedhjeve dhe kohëzgjatjes, por në politikë jam për të shtyrë përpara, aspirata të cilat unë besoj dhe unë punoj për arritjen e një marrëveshje të përhershme, përfundimtare dhe njohje reciproke.
Por, nuk do të lejoj në asnjë rrethanë krijimin e ndonjë asosacioni, me shumicë serbe që ka karakter ekzekutiv, që kuptohet Republika Srbska, që e defunksionalizon në tërësi, shtetin e Kosovës. Askush nuk ka folur për ndarje, kjo është një shpifje ordinere. Më gjej një deklaratë timen që flas për ndarje, vetëm një deklaratë”, u shpreh Thaçi.
Plani është gati nga amerikanët vetëm se nuk bëhet akoma publik. Ne marrim Preshevën e bujanocin kurse serbët Zubin potokun dhe leposaviqin që edhe ashtu janë serbë. Me këtë fitojmë sepse mbajmë Trepçën në Mitrovicë dhe marrim koridorin 10 që kalon në Preshevë e bujanoc. Serbia jo që do për ta pranuar por nuk ka zgjidhje tjetër.
Pse more mashtrues po nxiton te besh ndarje te Kosoves tani qe spiuini i Putinit eshte president i SHBA-se? Pse ore ju bindesh urdherave te John Bolton ketij lobisti serb? Pse po nxitohesh te besh ndarje dhe nuk pret derisa demokratet te marrin shtepine e bardhe?Cfare te ngut?
A ja vlen presheva kundrejt trepces dhe ujmanit?
Trepca do e pasuroi kosoven apo presheva
Kush do i jape uje kosoves ujmani apo presheva?
Ja u kry si thote thaci a eshte kjo ndarje etnike?te gjithe po thone po mir ateher pse z thaci nuk e fillon nga kongresi i berlinit sepse jane shperngulur 800mije shqiptare nga ajo marrveshje ku shqiptaret u bene bakshish per krajla
Pra para se te hiqesh si atdhetar behu burre thuaj qe jemi kukulla dhe skemi kurrfare pushteti
Zgjidhja e Gjëndjes ndermjet Kosovës e Sërbisë Mundet të zgjidhet vetëm me ndërhyrjen e ndërmjetësise se Sh B A ne marveshje edhe të Rusisë . Vetëm një zgjidhje me ndërmjetësine e Sh B A edhe të interesave gjeopolitike të saje mundesohet normalizimi i gjithë ballkanit perendimor . Zoti Thaçi po dëshmon se ështënje Lidership Vizjonar dhe Atdhetar dhe meriton Çmimin Nobel . Mirnjohje dhe vendosmëri .
Ashtu i bie qe humbin dhe Beogradin, serbet jane te ardhur.
Nuk e di nese shqiptaret e kuptojne apo jo qe Hashim Thaçi apo kushdo tjeter politikan ne Koosove, del me teza per ndarje, shkembim ose korigjim kufijsh pa patur mIratimin e SHBA. Prandaj ne kete rast Hashim Thaçi tregohet kembengules ne idene e tij per korigjim. Prandaj shqiptaret duhet te jene me te duruar derisa te prononcohen vete SHBA-te. Per mendimin tim do te ishte e drejte qe çdo meter toke shqiptare e Kosoves qe i jane marre padrejtesisht dhe me dhume nga Serbia t’i kthehen, ndersa çdo meter toke serbe, ne rast se ka, te perfshire brenda territorit te Kosoves ti bashkangjiten Serbise. Vetem keshtu mund te arrihet normalizimi i mardhenieve Kosove – Serbi.
o daku mos u nxito se se mitrovica esht 95 perqind me popullsi serbe , mitrovicen e veriut harroje ti , per met vegj e bujanovc ke te drejt.
Me thene te drejten, as Obama nuk beri gje per te konsoliduar pavaresine e Kosoves, ose e thene ndryshe per tja bere te qarte Serbise se pavaresia e Kosoves eshte e panegociushme.
Shkembimi i Veriut me Luginen e Presheves, nuk do te ishte zgjidhje e keqe, por serbet kerkojne me shume se kaq.
Nuk besoj se serbet leshojne Presheven.
Ne fakt, nese ndodh shkembimi, po shkembejme territore ndershqiptare.