Klodiana Shala është një prej atleteve më të mira shqiptare, e cila nisi të merrej me sport që në vitin 1994. Puna e saj u vlerësua shumë shpejt pasi ia doli që të merrte për 4 vite nga 1 mijë dollarë në muaj sepse ishte sportistja më e talentuar në Europë.
E ftuar në emisionin “Late Night Show” në Ora News, ajo zbuloi se paratë i përdori për të bërë faza përgatitore si dhe për të mbajtur familjen e ish-të dashurin.
Pjesë nga biseda
Klodiana Shala: E kam filluar sportin në klasë sportive, në klasë të tetë. Kam patur spartakiadat e dikurshme dhe aty jam spikatur. Për 3 muaj kapa kategorinë e parë të të rriturave që jam shquar talent. Kam marrë bursë nga bota si sportistet më të talentuara të botës.
Kastro Zizo: Të kanë dhënë lekë?
Klodiana Shala: Po. Bursë monetare nga të huajt. Atëherë kam marrë nga 1000 dollarë në muaj për 4 vjet.
Kastro Zizo: Çfarë bëje me ato lekët?
Klodiana Shala: I shpërndaja. Kam bërë fazë përgatitore dhe gjithmonë kam ikur jashtë shtetit.
Kastro Zizo: Ndonjë lekë në shtëpi e ke cuar?
Klodiana Shala: Normal. E kam mbajtur dhe mamin dhe babin, edhe ish-in që kam bashkëjetuar. Njeriu jeton, nuk ka pse bëhet pishman, ato janë fate, kismete.
Kjo shkonte ne Olimpiada per te mbajtur flamurin kombetar gjate parakalimit. Ne gare nuk merrte pjese se ashtu e kishte nje rast qe diten e gares “demtohej”. Kjo do mbahet mend si nje idiote e politizuar qe prishi dhe shkaterroi klubin “Dinamo”.