Moti ndan Australinë, pasi një pjesë është përfshirë nga i nxehti tmerrues ndërsa pjesa tjetër është përfshirë nga shirat e rrëmbyeshëm duke shkaktuar përmbytje të mëdha në disa pjesë të shtetit verilindor të Australisë të Queensland.
Makina dhe kafshët janë zhdukur në një zonë të madhe rreth qytetit bregdetar të Townsville. Ekipet e emergjencës po evakuojnë njerëzit në varka.
Deri në 20,000 shtëpi mund të përmbyten nëse reshjet vazhdojnë, paralajmërojnë zyrtarët.
Një digë ka arritur dyfishin e kapacitetit të saj të ujit dhe ka nisur hapja e saj për shkarkim pasi rezikohet.
Por meterologët kanë paralajmëruar reshje të tjera në vijim.
Queenslandi verior ka një klimë tropikale dhe përjeton shira musonikë nga dhjetori në prill, megjithatë situata duket e paprecedentë.
“Ne nuk kemi qenë në këtë situatë më parë,” citohet të ketë thënë Kryeministrja e Queenslandit Anastacia Palaszczuk.
“Ka pasur shumë shi që bie mbi ujëmbledhësin e Townsville dhe disa nga këto nivele janë të pashembullta”.
Ushtria po ndihmon për të shpëtimin e banorëve dhe po mbron shtëpitë nga vjedhjet.
Chris Brookehouse, shtëpia e të cilit është e përmbytur, i tha ABC se vëllimi i ujit është i pabesueshëm, katin i poshtëm i banesës është i zhdukur, ndërsa paisjet janë duke lundruar.
Pjesët e Australisë jugore janë nën kthetrat e një thatësire të rëndë.
Shteti jugor i Tasmanisë po dugjet dhe janari ishte muaji më i nxehtë në Australi për të gjithë. (TemA)