Pothuajse dy vjet pas vdekjes së Lasgush Poradecit, regjimi komunist që e kishte shpallur “të vdekur për së gjalli” poetin duke e trajtuar me një shpërfillje mizore përgjatë gjithë viteve të diktaturës, e duke e injoruar edhe në lamtumirën e tij të fundit, ishte kujtuar në gusht të ’89-ës, që t’i ndërtonte një varr me vleftën 2500 lekë.
Siç dëshmojnë familjarët e poetit, ai kaloi vite shumë të vështira sidomos në fund të jetës së tij, ndërsa në përcjelljen e fundit, zyrtarët shqiptarë ishin treguar po aq të ftohtë e të pandjeshëm, edhe pse Shqipërisë po i ikte magjistari më i madh i poezisë shqipe.
Pas ceremonisë mortore në nëntor 1987, trupi i poetit u varros në qytetin e tij të lindjes, në Pogradec. Për varrin e tij, veç familajrëve askush nuk ishte kujtuar më deri në verën e 1989, kohë kur befas del një urdhër nga Komiteti i Kulturës dhe i Arteve për t’ia ndrequr varrin poetit.
Urdhri që e sjellim më poshtë sipas origjinalit që ruhet në Arkivin e Shtetit, është nënshkruar nga Alfred Uçi dhe i drejtohej Komitetit Ekzekutiv në Pogradec për ta vënë në zbatim. Nga ky urdhër mësojmë se vleftën e varrit prej 2500 lekësh do ta mbulonte Komiteti i Kulturës dhe i Arteve. Ja shkresa e plotë:
Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë
Komiteti I Kulturës dhe I Arteve
Nr.2541 Prot
Tiranë më 17.8.1989
Urdhër
Nr.7 datë 17.8.89
Për përballimin e shpenzimeve për ndërtimin e varrit të Lasgush Poradecit
Në mbështetje të udhëzimit të Këshillit të Ministrave nr.2, datë 17.10.1970 dhe udhëzimit të Ministrisë së Financave nr.2, datë 2.6.1989
Urdhëroj
1.Varri i poetit Lasgush Poradeci të ndërtohet me shpenzimet e shtetit.
2. Vlefta e varrit të jetë deri 2500 lekë
3. Shpenzimet të përballohen nga llogaria e Komitetit të Kulturës dhe Arteve.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë.
Kryetari Alfred Uçi. /tesheshi/
Ne artikull mundohet te krijohet pershtypja qe Komiteti i Kultures dhe Arteve ishin tallur duke dhene 2500 lek per berjen e varit te poetit.
Por keshtu mund te mashtrojn vetem ndonje 33 vjecar se per ata qe te pakten kan qene 7 vjec ne vitin 1990 eshte e qarte se 2500 leke ishin shume.Mjafton te themi se nje maune me cimento ne ate kohe bente 1800 leke dhe nje bust i punuar nga nje skulptor nuk shkonte me shume se 1000 lek.
E vertete, Duket sikur artikullshkruesit i vjen keq qe i eshte dhene 2500 leke nga Komiteti i kultures dhe Arteve -( Kryetari Prof Shkencave ,Nip i Petro Nini Luarasi). Nje shtepi(jo dhome e guzhine!) kushtonte 10.000 leke.. Duhet te vleresohet korigjimi i gabimeve’ Poradeci meritonte shume. Nenvlefteimi qe i eshte bere nga diktatura Te Madhit Poradeci eshte kriminale. Edhe sot vazhdon injorimi i shtetit per njerzit e kulturas e artit tone !
Lazgush Poradeci asnjehere nuk ka qene i “persekuatuar” apo i “harruar”! Ne qe e kemi bere gjimnazin para viteve ’90 e dime shume mire se krijimtaria e tij letrare studiohej ne menyre rigoroze ne lenden e letersise ne Gjimnaz, te autoret e viteve ’30! Atehere pati krijimtari Lazgushi dhe per ate krijimtari studiohej dhe vleresohej! Kush thote tjeter gje, eshte thjesht MASHTRUES ORDINER!
Per saktesi! Vlera 2500 leke, behet fjale per lek te vjeter, apo te ri? Nese behet fjale per lek te ri, shuma nuk eshte e madhe, por edhe jo modeste per kohen! Kini parasysh mendesine e ndertimit te nje varri ne ato vite. Sot varret po ndertohen me kosto me te larte se sa shtepia e banimit!?
Nje dokument zyrtar gjithmon shkruhet sipas ligjit dhe ligjor ishte leku i ri.Nje dasem ne nje restorant ne Tirane kushtonte 3000 lek.si qenka shume modeste 2500 leke?!!
nje qera shpie 80 lek ishte.
2.500 leke atehere kane vleren e 3 milion lekeve sot!