Në fund të Luftës Nacional Çlirimtare, në vend po përhapej me shpejtësi një infeksion i rëndë duke prekur me dhjetra, mijëra njerëz. Ndonëse nëpër rrugë nuk ndiheshin më tronditjet e bombardimeve, luftëtarët e lirisë ishin shëndërruar në ikonat e një sistemi totalitar, i cili po zinte rrënjë në mendjet e shqiptarëve. Në këtë kohë një mjek i diplomuar në Austri po niste pa e ditur marshimin drejt një lufte të dyfishtë. I specializuar në Universitetin e Vienës për dermatologji dhe venerologji, Kadri Kërçiku zgjodhi t’i përkushtohej punës si mjek në vendin e tij.
“Babait tim i është lutur profesori i tij në Vienë që të punonte atje, por si nuk kishte pranuar duke i thënë se do të kthehej në Shqipëri”, tregoi Evelina Kërçiku, vajza e Kadri Kërçikut në një intervistë për “Jo vetëm modë” në Tv Klan.
Por ky gjest atdhetarie nuk e shpëtoi nga përndjekia e vitit 1947 ndaj klasës së intelektualëve, ku ishte akuzuar për agjitacion dhe propagandë. Ai ishte pasardhësi i një prej themeluesve të Tiranës, biri i ish-nënprefektit Sulejman Kërçiku, Kadriu u dënua me 10 vite burg.
“Nuk mbaj mend asgjë nga kjo shtëpi përveç dashurisë që kam për ngjyrën rozë. Kam kujtim me vëllanë e madh, Arjanin që më tërhiqte përdore në disa shkallë gri që nuk mbaronin dhe që në fund arritëm në një sheshpushim ku pash babin në një karrige me duar të lidhura. Kaq janë kujtimet”, tha Evelina.
E megjithatë dy vite pasi u arrestua nga regjimi, si për mrekulli Kadri Kërçiku u shpall krejt i pafajshëm.
“Doktor Mëhilli shkruan që ia kishte shumë nevojën sepse ishte momenti që në Shqipëri kishte shumë sifiliz”, tregoi Evelina.
Në fillim të viteve 50-të, Kadri Kërçiku ishte i lirë dhe i vendosur të bënte ç’të ishte e mundur për të zhdukur infeksionin. I tronditur nga shkalla e përhapjes së sëmundejeve dermoveneriane si sifilizi, leproza apo dermatofitia, doktor Kërçiku mori masa nga më ekstremet për t’i izoluar duke udhëtuar në çdo cep të Shqipërisë për të mos lënë asnjë pacient pa mjekimet e duhura. Në një kohë kur sifilizi dhe leproza mjekoheshin me mjekime popullore, Kadri Kërçiku u bë i pari mjek shqiptar që solli kurat e posaçme për këto sëmundje në Shqipëri. Ai është madje autor i një ligji të vitit 1949, i cili detyronte zbulimin, denoncimin dhe kurimin e sëmundjes së sifilizit. Falë Kadri Kërçikur u ngritën më shumë se 60 dispaseri dermoveneriane dhe për kurimin e këtyre sëmundjeve u specializuan një numër i madh mjekësh dhe infermierësh. Mijëra të sëmurë me sifiliz u shëruan.
“Në vitin 1955 u mbajt një kongres europian për dermatologët dhe babai do të shkonte aty. Babai shkoi në kongres dhe mbajti gjithë temën ku deklaroi se sifilizi ishte gati në largim në Shqipëri. Atëherë ata i thanë se vinte nga një vend komunist dhe se thoshte gjëra jo të vërteta. Babai i iu tregoi se ishte mjek përgjegjës, se kishte studiuar në Vienë dhe se kishte arritur vërtetë atë gjë. Atëherë e gjithë salla ishte ngritur në këmbë dhe e ka duartrokitur. Dhe babai u bë anëtar i shoqatës europiane të dermatologjisë. Më kujtohet që gjithmonë i vinin pako me mediakamentet e reja”, tha Evelina Kërçiku.
Në vitin 1973 kur Kadri Kërçiku kishte ndërruar jetë numri i pacientëve me sifiliz apo sëmundje të tjera dermoveneriane ishte zero. Ndonëse nuk rreshti kurrë së përndjekuri nga regjimi, Kadri Kërçiku e kishte fituar luftën më të rëndësishme, atë së cilës i kishte dedikuar gjithë jetën./tvklan/
Eva ka treguar realitetin. Ju të gazetës përse na lini të nënkuptojmë se shkaku na paska qene lufta N. Cl.( shih dy rreshtat e parë),
A nuk ju vjen TURP!
L. N. CL. është histori e lavdishme e popullit tone, pavarësisht se si u shfrytëzua më vonë. A nuk po ndodh I njëjti abuzim edhe me lev. Po. për Demokraci?
Për të qenë realist ju kujtoj se sëmundjet veneriane kanë qenë të trashëguara, sidomos në malësi.
Ju vetë thoni që ai pushtet nxori Ligj, për t’i luftuar.
Dr Kerciku ka shkruar “Historikun e sherbimit shendetsor ne Shkoder”, qe eshte nje perle e vertete.Vetem si autor i ketij historiku i mjafton qe te shpallet nder i kombit.
Doktor i madh dhe sherues i magjishem. Ishte aq modest saqe nuk lejonte studentet ti therrisnin profesor por “Baba”. Kur e pyesnin perse nuk e pranon titullin profesor, ai pergjigjej. Profesoret jane ata me mjeker ne universitetet e medha.
Kur bente praktikat me studentet ne spital ishte praktik dhe me shume humor. Kur studentet vendoseshin rreth te semurit ndodhte shpesh qe djemte dilnin perpara dhe ato pak vajza qe ishin ne grup atehere ngelnin prapa. Sapo vinte Baba thoshte :
– Mor cuna po cfare boni keshtu, leni panoramat perpara, fushat me lule masnej malet, He pra luni , te dalin gocat perpara , se nuk bohet mesimi keshtu.
I madh si profesionist i shkelquer si profesor, si edukues e si njeri me moral. Lum kush e njohu dhe mesoi prej tij.
Busti i Dodtor Kercilut duhet te vendoset ne qender te spitali universitar sebashku me bustet e shokeve te tij Shirokes, Ndroqit, Benusit, Theodhosit, etj.
Zoti me comentin faro,ne qofte se LNCL kunder pushtuesve italiane apo gjermane ishte e drejte,atehere pse nuk luftuan vellezerit Frasheri,Ismail Beu etj me Arvanitasit kunder Turqise dhe per clirim 400 vjecare nga “okupatoret” Osmane?Ata shkuan atje se e ndjenin veten Turq.
A nuk kishin rreth 40 vjet qe Arvanitasit po udhehiqnin Revolucionin Greke dhe keta shkuan dhe ndihmuan turkun?
Keta jane Heronjte tuaj zoti faro she as qe menduan se do vinte nje dite te krijonin shtetin “,”Shqipetare”.
Po te ishin per Shqiperine nuk kishin pse shkonin atje por luftonin ose me Arvanitasit bashke ose ngriheshin ketu kunder Osmaneve.
Arvanitasit me Myslimanet turq ishin si Komunistet clirimtare me e Ballistet colaboracioniste,kjo eshte historike dhe e verteta.
Vetem se Arvanitasit qe ju I quani “vellezer” I perkisnin tjeter kombi,kurse Amdi Baletat me shoke duan akoma turkun,tamam si heronjte tuaj.
Sa per regjimin me gjakatare te Hoxhes,e dime se sa dem I ka bere ketij populli te percare ne emer te luftes se kllasave.