Rexhep Mitrovica
Ekskluzive/ Historia e panjohur e konflikteve të qeverisë “kuislinge” të Rexhep Mitrovicës në vitin 1944, me Komandën e Lartë gjermane në Tiranë
Nga Dashnor Kaloçi
Veprimtaria dhe roli i qeverive shqiptare në periudhën e pushtimit gjerman të vendit, në vitet 1939-‘44, prej kohësh kanë ndezur debate të shumta dhe shpesh herë janë bërë objekt sherri në shtyp e median audiovizive, midis historianëve, studjuesëve, publicistëve dhe analistëve të ndryshëm, ku të gjithë përplasen në një pikë: A kanë qenë ata kolaboracionistë, ashtu siç janë etiketuar për gati gjysmë shekulli nga historiografia dhe propaganda e regjimit komunist të Enver Hoxhës, a po jo? Ata historianë apo analistë të ndryshëm që janë idhtarë të forcave politike të majta, apo ndikohen indirekt prej tyre, i qëndrojnë bindjes se të gjitha qeveritë shqiptare nën pushtim kanë qenë kolaboratore me pushtuesin dhe si të tilla duhen trajtuar në histori.
Ndërsa historianët e analistët të pozicionuar apo të njohur si idhtarë të forcave të spektrit të djathtë, i qëndrojnë idesë së tyre, duke mbrojtur tezën se qeveritarët shqiptarë të asaj periudhe nuk mund të quhen kolaboratorë, pasi ata sakrifikuan veten e tyre për të shpëtuar nga ajo çka mund të shpëtohej për Shqipërinë. Lidhur me këtë çështje shumë të diskutuar jo vetëm nga politika e historianët, e cila sic duke do të vazhdojë gjatë, hedhin dritë edhe një sërë dokumentesh të panjohura për publikun e gjerë, të cilat ndodhen në Arkivin Qëndror të Shtetit në Tiranë. Pjesë e këtij fondi janë edhe këto dokumente që po botojmë në këtë shkrim, ekskluzivisht për gazetën Tema.
Protesta e kryeministrit Mitrovica ndaj gjermanëve
Ndër ato qindra dokumente arkivore pothuaj të panjohura më parë për publikun e gjerë, janë edhe ato që i përkasin veprimtarisë së kabineteve të qeverive shqiptare nën pushtimin gjerman në periudhën e viteve 1943-1944, e kryesisht Ministrisë së Punëve të Jashtme, e cila kishte dhe autoritetin e duhur ligjor për të komunikuar me Komandën e Përgjithshme të forcave të ushtrisë gjermane, që ishin dislokuar asokohe në Shqipëri. Midis këtyre dokumenteve, bie në sy një notë proteste e kryeministrit shqiptar Rexhep Mitrovica, i cili, me anën e një letre që mban datën 30 prill 1944, i drejtohet Ministrisë së Punëve të Jashtme të qeverisë së tij, duke e urdhëruar atë që të ndërhyjë e të protestojë pranë Konsullatës së Përgjithshme të Gjermanisë në Tiranë, për të bërë të mundur lirimin e shumë shtetasve shqiptarë që ishin arrestuar në atë kohë nga ushtrija gjermane dhe që ishin dërguar prej saj në kampet e internimit në shtete të ndryshme të Europës.
Në atë dokument, të kryeministrit Mitrovica, të cilin po e japim pa asnjë ndryshim gjuhësor, midis të tjerash shkruhet: “Nga informata të ndryshme zyrtare ose private që na kanë mbërritun, marrim vesh se nga ana e Fuqive t’Armatosuna Gjermane, në këto ditët e fundit janë ba sidomos në tokat e lirueme, arrestime funksjonarësh të lartë civil si dhe oficerash të Ushtrisë Shqiptare dhe i kanë nisë për në drejtim të paditun. Një veprim i tillë nga ana e një Ushtrije e cila ka deklarue në çdo rast se ka ardhur këtu si mike dhe për nevojat e luftës që po ban, dhe se ndodhet në një vënd indipendent, na kujton kohnat e kalueme nën regjimin fashist Italian, kur ç’do autoritet dhe prestigji qeveritar ishte asgjesue po për arsye të ndërhymjeve të këtilla. Neve nuk kujtojmë që një gjë e tillë të mendohet nga ana e gjermanëve dhe as që të dëshirohet.
Në rast se ushtria gjermane ose organet e saja informative do të kishin arsye për të marrë disa masa kundrejt personave që ajo i quan të rrezikshëm, persona të cillët do të ishin të rrezikshëm edhe për Shtetin Shqiptar, do t’ ishte ma se e llogjikshme që autoritetet e sipërpër- permenduna për këtë gja, t’i drejtoheshin autoriteteve shqiptare të cillat sigurisht nuk do të rrinin pa marrë masat e rastit. Kështu që puna e dëshirueme kryhej ma së mirit, i arrihej po atij qëllimi dhe nuk i ipte shkak kritikavet që tronditin prestigjin qeveritar dhe shkaktojnë humbjen e besimit ndaj premtimeve të bame nga ana e Gjermanëve.
Tue marrë parasysh sa ma sipër, ju lutemi të keni mirësinë që të protestoni pranë Konsullatës së Përgjithshme Gjermane për veprime kësodore, dhe të kërkoni nji orë e ma parë që me ndihmën e Z. Konsullit të Përgjithshëm, dhe me ndërmjetësinë e këtij, të arrihet nji rregullim të çashtjes, dhe në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet shqiptare, tue urdhënue gjithashtu edhe kthimi i të gjithë atyne të arrestuemëvet, ndërmjet të cillëve shumica njihet për ndjenjat nacjonaliste të kullueta, të larguem prej Shqipnije për në drejtime të padijtuna. Lutemi çashtjes t’i jepet randësja ma e madhe dhe me urgjencë të na njoftohet përfundimi”.
Zv / ministri Frashëri në Gjermani për lirimin e robërve
Përveç protestës të kryeministrit shqiptar Rexhep Mitrovica pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë, e cila në atë kohë drejtohej prej ministrit Bahri Omari, ndaj asaj ministrie duket sa ka pasur edhe letra të tjera proteste nga ministri të tjera të kabinetit Mitrovica, apo dhe familje e individë të ndryshëm, në mënyrë që ajo të ndërhynte pranë autoriteteve të larta të Ushtrisë Gjermane, për të bërë të mundur lirimin e shumë shtetasve shqiptarë që ishin arrestuar nga gjermanët dhe ishin dërguar në kampe të ndryshme internimi jashtë Shqipërisë. Kjo gjë konfirmohet edhe nga disa përgjigjie të Ministrisë së Punëve të Jashtme, të cilat mbajnë firmën e ministrit Bahri Omari. Kështu, në një letër që mban datën 6 prill 1944, Ministria e Punëve të Jashtme njofton Komandën e Mbrojtjes Kombëtare në Tiranë, ku mes të tjerash i shkruan:
“Në përgjigje të shkresës s’atjeshme, datë 29 mars të këtij viti, rezulton me internimin në Beograd të kapterrit Sabri Demiri. Kemi nderin t’ju njoftojmë se Zoti Vehbi Frashëri, Nën-Ministër i Punëve të Jashtëme, ndodhet me misjon në Gjermani ku do të merret edhe me lirimin e të gjithë shetasve shqiptarë që ndodhen të internuar jashtë Shtetit”. Po kështu, krahas këtij dokumeneti që mban firmën e ministrit të Jashtëm Bahri Omari, disa letra të tjera bëjnë fjalë për kujdesin dhe interesimin e qeverisë shqiptare të asaj kohe në lidhje me shtetasit shqiptarë që ndodheshin të internuar jashtë vendit. Në një nga ato letra të nënshkruara prej Omarit, e cila mban datën 25 prill 1944, midis të tjerash shkruhet: “Zotit Halim Huta Gjakovë.
Qeveria ka dërguar Nënministrin e Punëve të Jashtme në Gjermani për lirimin e gjithë robëreve të luftës dhe për së shpejtoi pritet kthimi i tyne”. Pra, siç shihet edhe nga dokumentet e cituara më sipër, pas protestave të kryeministrit Rexhep Mitrovica për lirimin e shtetasve shqiptarë të arrestuar prej gjermanëve, Ministria e Punëve të Jashtme në Tiranë nuk është mjaftuar vetëm me ankesa pranë Komandës së Përgjithshme Gjermane në Tiranë, por ajo ka bërë të gjitha demarshet, duke dërguar deri në Berlin zv/ministrin e Jashtëm Vehbi Frashëri, i cili do të kontaktonte për atë problem me autoritetet me homologun e tij gjerman pranë Ministrisë së Jshtme në Berlin. Dhe siç shihet edhe nga dokumentet arkivore që kemi në dispozicion, zv/ministri Frashër u ka bërë të ditur eprorëve të tij në Tiranë se lirimi i robërve shqiptarë të luftës është çështje ditësh.
Gjermanët kundër serbëve
Në një dokument tjetër arkivor, që i përket periudhës së pushtimit gjerman të Shqipërisë, flitet edhe për predispozitën që tregonte Komanda e Përgjithshme Gjermane në Tiranë për mbrojtjen e popullsisë shqiptare, që jetonte në tokat e saj në krahinën e Kosovës, nga masakrat që i bëheshin asaj herë pas here prej forcave çetnike të Drazha Mihajlloviçit. Lidhur me këtë, në dokumentin e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Tiranë drejtuar Kryeministrisë, të firmosur nga ministri Bahri Omari, midis të tjerash thuhet: “Kemi nderin me ju njoftue se në bazë të shkresës së Komandës Gjermane S.S. datë 7.II. 1944, se simbas informatave t’ardhuna në Beograd prej çentralit të elektrikut Cenevo, 10 km në jugë të Novi Pazarit, në tokët shqiptare janë duke u zhvillue luftime të rrepta e se 300 milicë shqiptarë janë rrethue prej gati 500 banditë të Drazhga Mihaloviçit nën komandën e kapitenit Zivko Markoviç”.
Pas kësaj letre, ministri Bahri Omari i ka dërguar një letër tjetër Ministrisë së Punëve të Brendshme në Tiranë, ku midis të tjerash i shkruan: “Mbi masakrimet e shqiptarëve andej kufinit. Në Lidhje me shkresën e saj Ministrije datë 29 mars 1944, kjo Ministri njofton se nuk ka mundun me ba, ku duhe, ndërhymjet e nevojshme të rastit për ndalimin e masakrimeve të tilla. Nëjkohësisht, do t’ishte mirë që ajo Ministri t’u jepte udhëzime Prefekturës së Prishtinës dhe nënprefekturës së Gjilanit, në mënyrë që këto të fundit të përpiqen, me mjetet që disponojnë, për me i ndihmue me çdo mënyrë, si moralisht ashtu dhe materialisht popullsitë shqiptare që gjenden përtej vijës së demarkacionit”.
Interesimi i Kryekonsullit gjerman në Tiranë për mbrojtjen e kufirit shqiptar
“Të mbrohet popullsia shqiptare nga serbo-malazezët”
Në dokumentet arkivore që i përkasin periudhës së pushtimit gjerman të Shqipërisë ndodhen edhe disa letra të tjera të ministrit të Punëve të Jashtme, Bahri Omari, i cili i përgjigjet kryeministrit Rexhep Mitrovica, lidhur me interesimin e qeverisë shqiptare për mbrojtjen e popullsisë shqiptare në zonën e Kosovës e Malit të Zi, nga masakrat e serbo-malazezëve. Në një nga këto letra të nënshkruara prej ministrit Bahri Omari, midis të tjerash thuhet: “Kemi nderin të sjellim në dijeninë e asaj Kryesie se kjo Ministri nuk ka munguar të bëjë ndërhyrjet e duhura me kohë pranë autoriteteve gjermane, mbi gjendjen e vështirë të zonës së Sanxhakatit. Rishtaz po i shkruajmë edhe një herë Kryekonsullatës Gjermane për rregullimin e fatit të kësaj zone në mënyrë që të sigurohet mbrojtja e popullsisë shqiptare t’atjeshme.
Ndërkaq, para se të arrihet në vendosjen e administratës shqiptare në atë zonë, gjë që nuk mund të zbatohet veçse në marrëveshje me autoritetet gjermanme, do të ishte e udhës t’u jepen udhëzimet e duhura autoriteteve shqiptare t’i përgatisin popullsit shqiptare të atij sektori për çdo rrezik që mund të vijë nga ana e serbo-malazezëve. Veçse duhet evituar me çdo kusht që të shkaktohet ndonjë incident nga ana e shqiptarëve të atjeshëm, të cilët do të ishte mirë të armatosen vetëm për me i premun hovin kërcënimit eventual serbo-malazez. Nga ana tjetër, kjo Ministri nuk do të mungojë t’i njoftojë me një herë asaj Kryesie përfundimin e përpjekjeve të saja pranë autoriteteve gjermane”.
Përveç kësaj letre, lidhur me këtë problem, ministri Omari ka dërguar edhe një letër tjetër në adresë të Ministrisë së Punëve të Brendshme në Tiranë, ku midis të tjerash shprehet: “Në përgjegje të shkresës mbi nevojën e parashtruar për formimin e një komisioni që do të ketë për qëllim caktimin e kufirit Shqiptaro-Malazez, ju njoftojmë se me letrën tonë më datë 15 të atij muaji, i jemi sjellë Kryesisë së Këshillit të Ministrave duke kërkuar të vendosë dhe të na japë udhëzimet e rastit mbi landë, mbasi çështja ka një randësi të posaçme dhe ka të bëjë si me Komandën e P. të Mbrojtjes Kombëtare ashtu edhe me atë të Rojës së Kufinit.
Për sa u përket hartave që kërkohen me të sipërmen, Kryekonsullata Gjermane na njofton se ai i ka përcjellë Komandës së P. të Mbrojtjes Kombëtare qysh më datën 20 të muajit kaluem. Shtojmë se nuk kemi munguar t’i drejtohemi Kryekonsullatës Gjermane mbi zgjidhjen e fatit të tri zonave asnjanëse duke i theksuar pikëpamjen Shqiptare, e cila qëndron mbi një të drejtë të pamohueshme në mënyrë që për së shpejti të merren dispozita në përshtatshmëni me interesat tona. Më datën 3 të muajit kaluar i kemi shfaqur Kryekonsullatës Gjermane nevojën e shtrimjes kjoftë edhe provizorisht, të reparteve të Rojës së Kufinit ndër zonat asnjanëse, por ende nuk kemi marrë përgjigjen përkatëse të cilën do të ju a njoftojmë në kohën e duhur”.
Kaloc maloku ku i gjen keto genjeshtra, kolaboracionistet ishin bashkpuntor te fashizmit dhe e kishin te qerte qe po te binte fashizmi do binin dhe ata…….. Keta ndyresyra kane vrare njerez te thjeshte.
Bre sa i thellë është sot ky lumi këtu më sipër. Veçse tani në dimër, se në verë thahet fare!….Domethënë siç thotë shprehja popullore: “E po, më rrofsh për dimër o drino, se për verë rroj vet!”. Ose, si kjo tjetra: “Ku di dhia se ç’është tagjia!”….
KOLABORACIONISTE E FASHIZMIT
Harry Fulc (shefi i Zyres per Shqiperine,i Sherbimit te Inteligjences Amerikane gjate Luftes), në raportin që i dërgon Uashingtonit në shtator 1944 shkruan: “…duke qenë tepër feudalë në pikëpamjet e tyre i përziejnë ato me metodat fashiste dhe nazizmin gjerman…Këto gërshetohen mirë prandaj nuk është e rastit që anëtarët e një grupi të tillë përkrahën planet fashiste, duke krijuar një truall të përbashkët me nazistët gjermanë, ata nuk i besojnë popullit të tyre me pretekstin se është injorant dhe primitiv, ndërsa në të njëjtën kohë adaptojnë masa të cilat e mbajnë në kushte injorance, varfërie dhe primitiviteti…Ata preferojnë që njerëzit të jenë të nënshtruar…ata nuk kanë hezituar dhe nuk hezitojnë të përdorin mjetet më vicioze dhe më të ashpra për ta mbajtur popullin në kushtet e nënshtrimit dhe frikës.
Anëtarët e këtij grupi me pozita shtetërore, nuk kanë hezituar t’i venë emrin komuniste, çdo shfaqjeje të pakënaqësisë, apo çdo shprehjeje të dëshirës për kushte më të mira, elementë të këtij grupi janë:
1. Bejlerët, pronarët e mëdhenj të tokave në Shqipërinë e mesme dhe të jugut:
Vërlacët, Vlorat, Libohovat, Vrionët etj.
b.Bajraktarët, dhe kapedanët mysliman të Matit, Dibrës, Lumës: Dinet, Elezët.
1. Katolikët fashistë të Mirditës, Shkodrës, Dukagjinit: Markagjonajt, Krujat,
Bushatët, Çobat, Harapët.
d.Elementët ballistë, shumica e të cilëve, ka dalë nga grupet e mësipërme dhe shtresa e bejlerëve të mesëm e të vegjël, kasta e oficerëve profesionistë të ushtrisë dhe xhandërmarisë, zyrtarët profesionistë dhe tregtarët e pasur, doktorët dhe gjykatësit e privilegjuar, me ndonjë përjashtim të vogël shumica janë me prirje nazifashiste dhe përfaqësojnë interesat thelbësore më antidemokratike të vendit”. (Dokumenti original në arkivin e DASH: A. M 1211/16/875.01/9-2244)
“…Sipas të dhënave të vendeve të ndryshme, në periudhën 1945-1955 në Europë janë zhvilluar 13607 procese gjyqësore kundër tyre. Vendi që ka vuajtur më së shumti nga kolaboracionizmi ka qenë Franca, prandaj aty edhe qëndrimet ndaj tyre e dënimet kanë qenë radikale. Për të vendosur mbi baza ligjore dënimin e tyre, Asambleja Konsultative e Francës, në gusht-shtator 1944, aprovoi dy ligje për dënimin e atyre që “i kishin dhënë ndihmë Gjermanisë dhe aleatëve të tyre, që kishin dëmtuar unitetin kombëtar, të drejtat dhe barazinë e shtetaseve francezë”.
Sipas të dhënave zyrtare, në Francë u zhvilluan 170 mijë procese gjyqësore ndaj kolaboracionistëve, ku 120 mijë vetë u dënuan, nga të cilët, 4785 vetë me vdekje. Vetëm 4 muajt e parë, mbas çlirimit të Parisit, janë dënuar me vdekje 6763 vetë nga të cilët 1500 prej tyre janë ekzekutuar menjëherë… Sipas shifrave që japin studiues të ndryshëm, në Francë janë ekzekutuar me gjyqe të rregullta, gjyqe të shpejtuara ose pa gjyqe, 20-30 mijë kolaboracionistë”.
“Statistikat flasin qartë për urrejtjen dhe qëndrime të pafalshme ndaj kolaboracionistëve në Norvegji, Belgjikë dhe Holandë. Kështu në qoftë se në Francë janë dënuar 12 vetë ndër 10 mijë banorë, në këto vende janë dënuar nga 40 deri në 64 vetë për 10 mijë banorë. Tepër të prerë e kategorikë kanë qenë holandezët ndaj kolaboracionistëve. Qeveria Holandeze që ndodhej në Londër prej disa vitesh, kishte filluar përgatitjet për “spastrimin e madh” Që në Londër ajo kishte bërë ndryshimet e duhura në Kodin Penal. Për këtë qëllim ishte ndryshuar dhe përfshirë në kodin e ri dënimi me vdekje për tradhtarët e atdheut…
Norvegjia konsiderohet vendi ku kolaboracionistët janë dënuar më rëndë se kudo në Europë. Megjithëse një vend me popullsi prej rreth 3.3 milionë banorë, në Norvegji u akuzuan për kolaboracionizëm 92 mijë vetë, u nxorën para gjykatave 46 mijë kolaboracionistë, nga të cilët 37150 vetë u dënuan me afate të ndryshme burgimi, ndërsa 60 vetë u dënuan me vdekje (kryeministri Kuisling u dënua me vdekje dhe u ekzekutua në sy të turmave që kërkonin me ngulm ta shihnin me sytë e tyre vdekjen e tij).
Viktima të urrejtjes popullore u bënë edhe 50 mijë vajza e gra që kishin pas marrëdhënie intime me oficerë apo ushtarë gjermanë, 14 mijë prej të cilave kishin lindur fëmijë nga këto marrëdhënie. Ato u arrestuan dhe 5 mijë prej tyre u dërguan nëpër kampe përqendrimi…
Në Danimarkë menjëherë mbas çlirimit u arrestuan 20 mijë vetë të akuzuar për kolaboracionizëm. Më 1 qershor 1945 parlamenti danez, ratifikoi një ligj të ri që parashikonte dënime të rënda për bashkëpunëtorët e pushtuesve. Para gjyqit dolën dhe u dënuan 15742 vetë, nga të cilët 3641 vetë me mbi 4 vite burgim, 62 vetë me burgim të përjetshëm dhe 78 vetë me vdekje.
Në Belgjikë kolaboracionistët u ligjëruan ‘me shtetësi të humbur’, madje u vu në përdorim një term i ri, “joshtetas” (pa shtetësi). Para gjykatave u nxorën 57 mijë vetë, nga të cilët u dënuan 23584 vetë për “kolaboracionizëm politik”, 31831 vetë për “ndihmë ushtarake” pushtuesve, ndërsa 20652 personave ju hoqën të drejtat civile. 42 vetë u dënuan me vdekje, disa prej tyre u ekzekutuan në prani të turmave. Rreth 2 mijë vetë u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa rreth 5 mijë vetë u dënuan me nga 10 deri në 20 vjet. Tërheq vëmendjen një fakt interesant. Për disa vite mbas lufte, çdo belg që donte të zinte një vend pune, ka qenë i detyruar të merrte një çertifikatë garancie politike, ku kryesorja ishte qëndrimi i tij gjatë luftës…
Në Luksemburgun e vogël, janë dënuar për kolaboracionizëm rreth 10 mijë vetë, nga të cilët 12 prej tyre me vdekje.
Tepër ashpër u sollën me kolaboracionistët në Çekosllovaki, madje ekzekutimi i tyre kishte filluar pa mbaruar lufta… Gjatë dëbimit të tyre nga Çekosllovakia, në vitet 1945-1947, janë vrarë 20 – 30 mijë vetë, por numri më i madh i tyre janë eliminuar, ditët e para mbas largimit të pushtuesve gjermanë, apo siç është quajtur, gjatë “dëbimit të egër”.
Në Austri u shpallën 130 mijë vetë në kërkim, nga të cilët 23 mijë iu nënshtruan proceseve gjyqësore, ku u dënuan 13.600 vetë, ndër të cilët 43 vetë me vdekje…”
Lexoni cfare mollois Kaloci,se “qeveritaret shqiptare te asaj periudhe nuk mund te quhen kolaboratore,sepse ata u perpoqen te shpetojne cfare ishte e mundur te shpetohej”!
Ke bere autogol o naziskini Kaloci,se ti dhe pjellat e fashizmit si ty keni mbrojtur tezen se gjermanet ketu nuk erdhen per te na pushtuar,se ata ishin kalimtare,pra cfare do shpetonin ata nga qe miqte e tyre naziste ishin kalimtare?
Sipas teje kush po e gjakoste popullin tone,kush po i digjte fshatrat e qytetet,kush po i conte shqiptaret ne kampet e internimit,kur paskan qene kalimtare dhe miqte tuaj?
Ja pra qe ke bere autogol,se duke dashur te mbrosh kriminelin me damke Rexhep Mitrovica i ke nxjerre bojen atij dhe vetes tuaj se bashkepunimi i ballisto-zogisteve me pushtuesit ishte nje tradheti ndaj popullit shqiptar se derdhet gjak partizane,per te marre pushtetin pas lufte me ndihmen e pushtuesve!
Tepke kjo metode njelloj sic ben sot Edi Rama,qe emeroi dy ministrra kosovare,qe neser po u bashkua Shqiperia me Kosoven (kurre mos ardhte ajo dite e zeze) edhe ky te pretendoje te jete mbret i shqiptareve!
Te gjithe armiqte e Shqiperise nje turi kane!
Po kete punen e Edi Rames dhe kosovareve pse e ngaterron ketu mor MOTERQIR!?
…dhe ata u liruan kur ia futi vehtes Hitleri…
Pse e ke vene ne thonjeza fjalen kolaboracionist? Nuk ishte ky i tille?
Ca behet keshtu more! Po sikur ballistet thone, qe gjermanet ishin miq. Si ka mndesi qe gjermanet internonin shqiptar ne Beograd?
Kete dokument ta lexojne gjithe idiotet qe flasin per ballin dhe gjermanet.
Zagaret e nacistave proteste?! Ata ka qene vetem idiota te dobishem, perndryshe simbas “dajve” te tyre race e ulet qe duhet te qfaroset. Tash disa “dijetar” flasin gjoja per partneritet me nacistat. Shtremberim i qellimshem i realitetit, qe mund ti dezorientoj ndoshta gjeneratat e reja (aty eshte caku), por kursesi ata ma te vjetrit.
Dashnor a u sqarove qe gjermanet nuk ishin vetem kalimtare dhe s’kihsin asnje ndryshim nga italianet qe do bashkonin popujt nen nje mbreteri?!
E thote edhe Mitrovica:
“(veprimet e gjermaneve) na kujton kohnat e kalueme nën regjimin fashist Italian, kur ç’do autoritet dhe prestigji qeveritar ishte asgjesue po për arsye të ndërhymjeve të këtilla”.
Tani te ka mbetur te na shpjegosh nese keta politikane shqiptare ishin kolaboracioniste apo koqe kandari qe prisnin mirekuptim nga gjermanet.
A ka gazeta Tema redaktore apo jo!? Pse Kaloci do t;iu heqe kolaboracionisteve budallallekun e tyre si miq te nazisteve gjermane? Paskan be letra kryeministri dhe ministri te Komanda e Larte… Po pastaj?
Nuk del e qarte nese shpetuan shqiptaret e arrestuar.
Ate qe ka bere kasapi ì Mitrovices e dine te gjithe: Masakrat e Kater Shkurtit mbi shqiptaret e pa fajshem i urdheroi ky kuisling i urryer, pamvaresisht se ja ngjiten gjermanit.
GJER MITROVICA KA MARRE PJESE
NE SULM TE POSHTER E TE PA BESE…
Le te lehin ballistat. Edhe ata ishin pjese ne kete masaker, pershire Xhelal Staravecken.