Diskutim i 1980-ës në OKB: Foto e rrallë e ish-ministrave të Jashtëm shqiptarë

25 Janar 2019, 11:49Dossier TEMA

Nga Armand Plaka

Foto e rrallë marrë nga arkivat e OKB-së, shfaq ish-ministrin e Punëve të Jashtme të RPSSH, Nesti Nase ( majtas), ndihmësin e tij, zv/ministrin e Puneve të Jashtme e me pas ministër i Punëve të Jashtme, Reis Malile (në qendër) dhe (djathtas) Abdi Baletën, ish-kreun e Misionit Shqiptar në OKB gjatë periudhës moniste, duke marrë pjesë në diskutimet e një sesioni të OKB-së, në çelje të sesionit të ri në shtator 1980.

Vetëm pak kohë më pas Nesti Nase do të shkarkohej e do të akuzohej si pjesëtar i grupit të “poliagjentit” Mehmet Shehu, ku i shpëtoi për fije dënimit me vdekje, ndërsa vendin e tij do ta zinte zëvendësi i tij, Reis Malile, i cili do ta mbante këtë post deri më 21 shkurt 1991, për t’ia lënë vendin Muhamet Kapllanit.

Abdi Baleta, pas ardhjes së demokracisë, në vitet 1991-1996 u angazhua si deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë me të cilën më pas pati edhe divergjenca të forta.

Nga viti 1995 merret vetëm me publicistikë, si drejtues i gazetës së përjavëshme nacionaliste “Rimëkëmbja”, që botohet në Tiranë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje