Disa fakte që komprometojnë versionin zyrtar të vetëvrasjes dhe një përgjigje për ata që ende pyesin se kush e hoqi këmbëzën e kobures…
Xhevdet Shehu
Ngacmimin për këtë shkrim mbi fundin e Mehmet Shehut ma dhanë disa foto të panjohura dhe të publikuara dje nga gazetari investigativ Dashnor Kaloçi. Ka afro 30 vjet, mbase 38 që në kohën që u krye akti, që pyetet pambarimisht: Vrau veten apo e vranë Mehmet Shehun në natën midis 17 dhe 18 dhjetorit 1981?
Unë kam qenë gjithnjë dyshues në fundin e Mehmet Shehut. Më shumë kam anuar dhe anoj nga vrasja se sanga vetëvrasja. Këto i kam shkruar në një libër me titullin “Prapaskena” të botuar katër vjet më parë. Fotografitë e botuara dje në “Tema” ma përforcuan këtë bindje. Një bindje që e kanë dhe shumë njerëz të tjerë, ish-bashkëluftëtarë të Mehmetit dhe simpatizantë të tij, që vazhdimisht pyesin më shumë veten se të tjerët: Kush e shkrehu koburen?
Pse fotografitë e publikuara dje e shtojnë më shumë dyshimin?
Shikoni fotografinë ku pranë krevatit ku flinte Kryeministri ndodhen edhe këpucët me qafat tij. Kush mund ta besojë se Kryeministri shkonte me këpucë deri te krevati?
Në mbrëmjen e ftohtë të 18 dhjetorit 1981, ndërsa binte një shi i rrëmbyeshëm dhe qielli çahej shpesh nga rrufetë, TVSH i filloi lajmet e orës 20 me një njoftim të pazakontë:
“Komiteti Qendror i Partisë së Punës të Shqipërisë, Presidiumi i Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë dhe Këshilli i Ministrave të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë njoftojnë se natën duke gdhirë 18 dhjetor 1981, në një moment krize nervore, shoku Mehmet Shehu, anëtar i Byrosë Politike të Partisë së Punës të Shqipërisë dhe kryetar i Këshillit të Ministrave të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, vrau veten”.
Kaq ishte lajmi. Më tej vijoi një nekrologji e shkurtër që zgjati ndonjë minutë dhe më tej u kalua në lajme të tjera nga vendi. Më pas u dha një telekomedi. Mirëpo lajmi i vdekjes së Kryeministrit i mpiu të gjithë dhe i la pa gojë. Askush nuk guxonte të përmendte emrin e tij apo të shtonte ndonjë fjalë më shumë në atë histori, deri sa ndonjë vit më vonë Enver Hoxha bëri një “Tablo sinoptike” ku e shpalli ish-krahun e tij të djathtë armikun më të rrezikshëm të partisë dhe të popullit, poliagjent etj.
Mirëpo, pas përmbysjes së regjimit komunist filloi të flitej gjithnjë e më shumë mbi atë çfarë kishte ngjarë atë natë dhjetori 1981. Të tërheq vëmendjen fakti se figura e Mehmet Shehut, kryeministrit më jetëgjatë të Shqipërisë, pas përmbysjes së regjimit komunist ka qenë në mënyrë të pakrahasueshme vazhdimisht e pranishme në shtypin shqiptar. Fundi tragjik i ish-kryeministrit është njëra nga arsyet. Por ndoshta se misteri i asaj nate mund të shpjegonte shumë enigma të viteve të diktaturës komuniste. Vrau veten (sipas versionit zyrtar) apo e vranë? Kjo është pyetja që vazhdon të bëhet dhe që ngjall diskutime të llojllojshme.
Mbledhja e stërgjatur e Byrosë Politike më 17 dhe 18 dhjetor 1981, dhe fundi tragjik i Mehmet Shehut në natën midis, edhe pse kanë kaluar më shumë se tri dekada, vazhdon të ngjallë kureshtje, të diskutohet e shkruhet me një interesim të jashtëzakonshëm në shtypin shqiptar dhe të debatohet në mjedise të ndryshme.
Ish-kryeministri Mehmet Shehu nuk e ka vrarë veten! Ky pohim në shtyp i shefit të rojeve personale të Mehmet Shehut tërhoqi menjëherë vëmendjen e opinionit shqiptar në mes të qershorit 1993. Në një intervistë të tij ato ditë, Ali Çeno bëri përpjekjen e parë për të zbardhur sadopak misterin e madh të asaj nate të dhjetorit 1981… Më saktë, të kthente gjithçka përmbys mbi sa ishte thënë deri atëherë. Megjithëse kishin kaluar 12 vjet, ngjarja vazhdonte të ruante të gjallë kureshtjen e njerëzve, ndoshta për shkak të intrigës së madhe që mendohet se fshihet pas saj.
Duke folur për natën e fundit të Mehmet Shehut, ish-shefi i rojeve tregon se ka qenë me shërbim para vilës së tij atë natë dhe se nuk ka dëgjuar asnjë të shtënë e nuk ka vënë re lëvizje të dyshimta. Ai thotë se arma që vrau Mehmet Shehun nuk ishte ajo që u gjend pranë kufomës së tij, por një tjetër me silenciator (heshtues). Çeno thotë se dikush mund të ketë hyrë në vilën e ish-kryeministrit nga korridori i fshehtë i tuneleve të nëndheshme.
Ndërsa ish-oficeri i Sigurimit të Shtetit, Kristofor Martiro, pjesëtar i grupit hetimor për ekspertizën e vdekjes së Mehmet Shehut, këmbënguli deri në fundin e jetës së tij në vrasjen e ish-Kryeministrit. Duke pirë kafe tek ish-godina e SHQUP-it, (tani seli e PD-së) më ka sjellë një sërë argumentesh që hedhin poshtë versionin e vetëvrasjes.
“I pari që e kundërshtoi versionin zyrtar për vetëvrasjen e Mehmetit ishte Llambi Ziçishti, asokohe ministër i Shëndetësisë. I pranishëm në vendngjarje që në momentet e para, ai ishte shprehur se kryeministrin e kishin vrarë. Këtë e kishte konsumuar së pari me grupin e ekspertëve që këqyrnin kufomën, pastaj me rrethin e miqve dhe shokëve të besuar. Ky opinion i Ziçishtit, pavarësisht se më vonë e tërhoqi nga presionet në qeli, më vuri në një llojtundimi sa njerëzor, aq edhe profesional. Megjithatë, për rrethanat delikate ku punoja, nuk mund të shprehja as dyshimin më të vogël për atë që ishte saktësuar zyrtarisht”,- më ka treguar Martiro.
Më tej, Martiro tregonte se gjatë procesit të hetimeve, si ai, edhe grupi, kanë konstatuar prova të besueshme se kryeministrin e kishin vrarë.
“Këtë për mua nuk e luan topi, pavarësisht alibive të shumta që janë hedhur në treg gjatë kësaj periudhe”. Sipas tij këtë e konfirmojnë: “Pamja e trupit të Shehut e shtrirë në krevat me syze, mbuluar me batanije deri në fyt, me duar të mbledhura mbi gjoks, me pistoletë mbi krahun e djathtë, nuk të afron kurrë në një situatë vetëflijimi. Nga përvoja ime, sasia e paktë e gjakut që pashë kur zbulova mbulesën e krevatit, më bindi edhe më shumë për idenë e një vrasjeje. Shumë vite më parë kur isha në Degën e Brendshme të Korçës, pata rastin të drejtoja grupin e ekspertëve që këqyrën trupin e kryetarit të Komitetit Ekzekutiv, Zenun Shahollari, që kishte vrarë veten. Gjithçka në zyrën e tij ishte mbuluar me gjak. Po këtë skenë e kam parë kur vrau veten Pirro Gusho, ish-anëtar i Komitetit Qendror dhe sekretar i Parë për rrethin e Fierit… Në rastin e Shehut binte në sy vetëm një njollë gjaku. Po kështu, mënyra se si ishte regjistruar në akt-ekspertizë rruga që kishte përshkruar plumbi, të lë të kuptosh se kemi të bëjmë me manipulim të provave reale”, – thoshte Martiro.
Historiani Pëllumb Xhufi beson në versionin e vetëvrasjes. “Nuk do të mund ta mendoja kurrë një veprim ndryshe të Shehut. Iku për t’i shpëtuar poshtërimit. Vetëvrasja ishte e vetmja formë që mund t’i jepte zë protestës së tij. Sigurisht, ishte një gjest i fuqishëm, por edhe shumë njerëzor”, thotë ndër të tjera Xhufi.
Duke gdhirë 18 dhjetori i vitit 1981 qielli çahej pamëshirshëm nga vetëtimat dhe gjëmimet, ndërsa një shi i acartë binte pareshtur në Tiranë dhe gjithë vendin. Dajti kishte hedhur një pelerinë resh të errëta, ndërsa horizonti perëndimor, andej nga deti, dukej sikur ulërinte dhe sa s’pëlciste nga rrufetë… E pikërisht, në këtë kohë,mu në zemër të kryeqytetit në një nga dhomat e vilave kryesore të Bllokut komunist, në orët e para të mëngjesit, një krismë pushke plotësoi simfoninë e gjëmimeve dhe bubullimave të asaj nate të lemerishme. Kryeministri i Shqipërisë, Mehmet Shehu, jepte shpirt dhe fundosej në humbëtirën e pashmangshme të botës së përtejme me jehonën e një krisme pushke.
Përmes shkreptimave dhe vetëtimave dhe në korin e gjëmimeve dhe bubullimave që nuk do të reshtnin as të nesërmen, ai do të përcillej pa asnjë nderim disa orë më vonë për në banesën e fundit. Me pjesëmarrjen e 4-5 vetëve të rrethit më të ngushtë familjar dhe ca pak zyrtarëve të Kryeministrisë, kjo ishte ceremonia funebre për të përcjellë një njeri, që në këtë rast qëlloi të ishte Kryeministri më jetëgjatë në detyrë i Shqipërisë moderne…
Mbase ky ka qenë fundi i parashikuar, i ëndërruar dhe dëshiruar prej vetë Mehmetit…
Vështruar nga një distancë kaq e kargët, nuk është e vështirë të dallosh se Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu janë dy figurat më të rëndësishme e më të spikatura të diktaturës komuniste. Ata ishin shtyllat që e kishin mbajtur në këmbë atë regjim.
Ata ishin të jashtëzakonshëm, gjëmimtarë e dhétundësa, dhe si të tillë bënë epokë. Në këngët e kohës emrat e tyre gjenden shumë shpesh së bashku. E, ashtu, të lidhur pazgjidhshmërisht e fatalisht me njëri-tjetrin, ata mbetën edhe pas vdekjes. Njëri nuk kishte dhe nuk ka kuptim pa tjetrin. Enveri nuk bënte dot pa Mehmetin… Mehmeti (ndoshta) mund të bënte pa Enverin, pas Enverit. Por kjo mbeti vetëm hipotezë.
Ata ishin vëllezërit siamezë të një sistemi që e ngritën dhe mbajtën në këmbë vetë. E, sikurse thonë mjekët, kur vdes njëri nga vëllezërit siamezë, automatikisht dhe pashmangshmërisht vdes edhe tjetri. Ata janë bashkautorë dhe bashkëpërgjegjës për atë sistem, për luftën antifashiste dhe diktaturën unikale, për arritjet dhe dështimet, për burgjet dhe internimet, për elektrifikimin dhe arsimimin, për emancipimin shoqëror dhe njëherësh degradimin, për izolimin dhe pushkatimet, për bunkerët dhe hidrocentralet, për ateizmin dhe kultin që krijuan…
Por, këta ‘vëllezër siamezë’ përfunduan si Kaini me Abelin në rrëfimet biblike.
E vërtetë është se eliminimi i Mehmetit, (vetë)vrasja e tij, shkaktoi një thyerje të rëndë dhe të pariparueshme në ashtin kryesor të sistemit. Kjo thyerje nuk u shpall kurrë zyrtarisht, por ishte e dukshme në të gjitha drejtimet. Shteti u zbeh, humbi ekuilibrin, filloi tatëpjetën e pakthyeshme dhe të pandalshme.
Tërheqja e këmbëzës dhe krisma e asaj arme në natën e 17-18 dhjetorit 1981 ishte goditja fatale, pashmangshmërisht vdekjeprurëse, që mori sistemi komunist në Shqipëri dhe vetë Enver Hoxha. Sepse, në të vërtetë, me (vetë)vrasjen e Mehmetit, mori fund edhe Enveri.
Në një letër të gjatë që bashkëshortja e Enver Hoxhës, Nexhmije Hoxha, më ka dërguar pasi kishte lexuar librin tim “Prapaskena” më ka shkruar në vitin 2015 ndër të tjera:
“Unë, duke qenë pranë Enverit natë e ditë, jam dëshmitarja e vetme sa e thellë ishte tronditja shpirtërore e Enverit për vetëvrasjen e papritur të Mehmetit. Që në momentet e para të njohjes së lajmit të hidhur, mbeti i habitur, duke përsëritur pyetjen, sikur ia bënte vetes: “Pse e bëri këtë Mehmeti? Pse ma bëri këtë Mehmeti!?”
Pas leximit të letrës që i la Mehmeti, unë jam dëshmitare për angazhimin e tij total, për të parë qartë pse Mehmeti zgjodhi këtë akt ekstrem të vetësakrifikimit e pas hetimeve e reflektimit me përgjegjësi të lartë, erdhi zemërimi i njohur i Enverit në fjalimet e shkrimet e tij, i prekur e i zhgënjyer thellësisht nga mënyra më e keqe që zgjodhi Mehmeti për t’ia shpërblyer Enverit gjithë ndihmën që i kishte dhënë sa herë kishte gabuar, besimin që kishte treguar duke e ngarkuar në funksionet më të larta shtetërore partiake, politike, ekonomike e ushtarake, për miqësinë e shoqërinë e sinqertë ndaj tij, si shok e vëlla, ndaj Fiqretit e gjithë familjes së tij.
Unë, duke parë e ndjerë gjithë mobilizimin total e punën intensive të Enverit, në zhvillimet e reja që u krijuan, nga ana politike, organizative etj., kam deklaruar me dhimbje se:
“Nuk është Enveri që vrau Mehmetin, por është Mehmeti që vrau Enverin”.
Në fakt, pas vetëvrasjes së Mehmetit, në dhjetor 1981, gjendja shëndetësore e Enverit, me sëmundjen e rëndë të zemrës, mori tatëpjetën deri sa mbylli sytë në prill të vitit 1985.”
Kështu ka shkruar Nexhmije Hoxha.
Ramiz Alia pati fatin të jetonte gjatë dhe të shikonte e të përballej me reagimet dhe dëshmitë kundër për këtë ngjarje. Ndaj dhe në një farë shkalle bëri një lloj purifikimi të ndërgjegjes nga fundi i jetës, duke thënë ca të vërteta që nuk do të guxonte kurrë t’i shprehte më përpara, të cilat në fakt përgënjeshtrojnë ato që kishte thënë Enveri…
Ramiz Alia e pohoi tërthorazi pak para se të vdiste, në librin e tij me kujtime “Jeta ime”, të botuar në vitin 2010, afro 30 vjet pas eliminimit të Mehmetit. Me mënyën e tij dhe stilin gjithnjë evaziv, ja çfarë shkruan Ramiz Alia:
“Nuk jam në gjendje të them asgjë lidhur me mendimet që ka pasur M. Shehu, a ka “ëndërruar”, dhe në veçanti a ka vepruar, që të marrë pushtetin. Nga zhvillimi i ngjarjeve, por edhe duke pasur parasysh mentalitetin dhe qëndrimet e tij, jam i prirur të besoj se M. Shehu, vazhdimisht ka pritur rastin për t’u bërë njeriu i parë në Shqipëri. Por a e synonte këtë gjë duke projektuar edhe përmbysjen e vrasjen e vetë E. Hoxhës apo priste vdekjen e tij natyrale, këtë gjë nuk mund ta them me siguri. Nga analiza që ka bërë E. Hoxha në “Tablonë Sinoptike”, rezulton se Shehu, sidomos vitet e fundit, i nxitur nga agjenturat e huaja, ka vepruar që të merrte pushtetin sa më parë, duke planifikuar edhe zhdukjen fizike të Enverit. Ky konkluzion, është arritur më tepër duke lidhur e interpretuar ngjarje të veçanta, por pa iu referuar fakteve konkretë. A do të dalin ndonjëherë fakte të tillë, dokumente të agjenturave të ndryshme të spiunazhit, që të zbulojnë zhvillimin e vërtetë të ngjarjeve? Derisa dokumente të tilla nuk ka, për M. Shehun mendimet janë të ndryshme: Disa, duke menduar se me vetëvrasjen e tij M. Shehu diçka donte të “mbulonte”, kanë të drejtë të besojnë se ai me ndërgjegje ka vepruar kundër E. Hoxhës dhe ka qenë në shërbim të të huajve. Të tjerë, në mungesë të dokumenteve, mendojnë se Shehu e vrau veten, jo sepse ishte agjent i të huajve, por sepse ishte “me sedër e krenar” dhe nuk duronte “dënimin” publik.” (R. Alia “Jeta ime”, faqe 301-302).
Dhe menjëherë në paragrafin pasardhës, Ramiz Alia, pasi ka marrë vesh të gjitha gjykimet, hamendësimet dhe konkluzionet me atë ngjarje të paharruar, duket se është i sinqertë kur në fund të jetës së tij thotë këtë të vërtetë për Mehmetin:
“Sidoqoftë, me vetëvrasjen e tij, M. Shehu i bëri një dëm shumë të madh partisë. Jo vetëm tek komunistët, por sidomos në masat e njerëzve, u shfaq një shqetësim i justifikuar. M. Shehu, ishte një personalitet i njohur dhe i nderuar, si për luftën e tij për çlirimin e vendit nga fashizmi (kush nuk e njihte Komandantin legjendar të Brigadës së Parë!), ashtu edhe kryeministër i vendit për gati 28 vjet me radhë. Nuk kishte krahinë e zonë të Shqipërisë, ku nuk kishte shkelur këmba e tij. Nuk kishte vepër industriale a bujqësore të njëfarë rëndësie, që të mos kishte vizituar kryeministri. Nuk kishte krahinë që në festën e saj, të mos e ketë pasur pjesëmarrës Mehmet Shehun!” (Po aty, faqe 302).
Mirëpo, kush e hoqi këmbëzën e revolverit atë natë për t’i marrë jetën Mehmet Shehut? Një njeri që vret veten nuk mund të gjendej në atë gjendje të qetë, të padeformuar nga ngërçi i fundit, thuajse ëndërrimtare, dhe me syze… Vërtet nuk i hiqte syzet Mehmeti kur flinte?(DITA)
ke bere nje gazete per te shkruajtur budalliqe,pse enveri po deshte ta vriste i vinte nje njolle,sic i vuri kadri hasbiut nje plumb kokes dhe ja u be armiku….
(vete)vrasja e Mehmet Shehut ishte ne te vertete dora e agjentures serbe per ta futur Shqiperine ne nje krize politike ne nje kohe kur Kosova po pergatitej per nje kryengritje te armatosur per autonomi te plote,nderkohe shteti shqiptar po pergatitej per te nderhyre ushtarakisht ne Kosove ne rast raprezaliesh..pra Serbise i interesonte nje Shqiperi e dobet
fillimisht u sajua nje “krisje” mes tij dhe Enverit,(fejesa e te birit me basketbollisten)per i prere krahet keshtu ketij te fundit,e me pas fundi tragjik i Mehmet Shehut
gjithsesi,Mehmet Shehu do mbahhet mend si krahu i hekurt e E.Hoxhes, per kontributin e tij te padiskueshem ne ndertimin e Shqiperise te mbas luftes, per luften ne Veri kunder bandave (te bijve) te Gjon Markagjonit, per karakterin e tij te forte autoritar,si edhe rolin e tij ne mobilizimin e ushtrise gjate provokacioneve te gushtit ne 1949,etj
madje, Mehmet ai i cili shkedheu popullin grek ne Costantinopole ne 1453,e Mehmet ky qe iu hoqi breket ushtrise greke gjate Provokacioneve te Gushtit 1949 hahahahaha…
I hiqte syzet kur flinte si zakonisht por,ate nate nuk i hoqi se e kishte bere plan te flinte gjumin e gjate.
Vrasje paster. Keshtu veprojne bandat. Pastrojne rrugen per trashegimtarin.
O njerez si do bejm per pun dhe jet me te mir sot kjo esht e rendesishme per ne , ata ben çfar ben e mbyllen ate kapitull nuk ngeli historia tyre ne dor te dallkakuve ordinerve dhe lloj lloj langoje kush lexon gazeten , sot si tja bojm se po tallin k….t me ne , po na vjedhin perdhunojn vrasin dhe mashtrojn si popull dhe hedhin teorin si kan qen punet sistemin e shkuar, qe te tallin bythen homoseksualet mashtrusit dhe kondrabandistet e politikes sot me ne , dhe qe ne ti lem rahat te bejn pall ariu na sevirin histori te sistemit shkuar qe tashme i takojn historis . Mjaft o njerez hyt ne lojen e delenxhilerve .si do ja bejm sot per pun per taksat per korrupsionin dhe drogen kjo na intereson ne sot . Gazetar injorant dallkauk nuk di çte shkruaj dhe meret me te shkuaren.ata ben çfar ben i gjykojn historianet jo njerzit e rruges dhe ish burgaxhit.
A e di perse tallen me ne, ….seps kryeminister kemi kushririn e Sokol Spiro Kolekes.
E ke gabim. Kjo ndodh sepse ka shume trapa si puna jote.
O gallof. Atij Spiro Kolekes ti t’i vish anes, sepse ai vertet meritonte te ishte minister. Ndersa ti mbahu me Mul Noken dhe ha hashure. Debil.
Ti tallesh me vetveten o Petrit se je KOKTRASH DHE IDIOT, mos ja ve fajin te tjereve. Ja shiko c’thua dhe mjafton, o trap me zile …
E vrasin mendjen disa se kush ne te vertete e terhoqi plumbin dhe nuk shofin faktet konkrete qe vazhduan me pas… Enveri i denoi dhe vrau familjen dhe gjithe bashkepunetoret qe kishte…. domethene denimi ishte dhene nga lart dhe filloi nga Mehmeti… dhe i rropi te gjithe qe kishte me pas.
Nexhmije qurrashja dhe e pasinqerte, ja keput qe demek u shqetesua Enveri…. Enveri vendimin e mori vete dhe ne rrafim mendjen se kush terhoqi skandalin!!!
Po ti kishte ardhur vertete keq ose Enverit ose Nexhmijes nuk i vriste dhe denonte me pas familjen dhe gjithe ata ministra dhe bashkepunetore qe i vrau dhe denoi.
Ajo nate Dhjetori me Shi te Imte dhe Dendur, na TRONDITI te Gjitheve kur ne Lajmet e Radjo Tiranes ne Oren 20-te te Mbremjes Degjuam Lajmim e Kobshem..
Dhe Fill pas Lajmit per “Vetevrasjen ” ne nje Gjendje Nervore te Kryeministrit M.Shehu, dhene Nga Radjoja Prisnim Muzike Funeber ne Nderim Te Mehmetit, por per “Habin” e Gjithe Shqipetareve Radjoja Vazhdoj Progaramin duke na lene te gjitheve ne Dhembjen tone dhe Morine e pazgjidhur te Pyetjeve pa Pergjigje,qe na e benin me te Gjate Naten qe sapo kishte Filluar??????????????????????
Mehmet Shehun e VRANE per kete nuk kishja Pike dyshimi(Isha Nxenes ate Kohe)….dhe per kete FAKTE Mu Mbushe Mendja kur Degjoja Komente dhe Bisedat e Fshehura te KUADROVE, dhe Shokeve te Luftes se Mehmetiti nga Mallakastra.
Ka shume Fakte per te Besuar se Mehmetin e Vrane,per te PERFITUAR KLANI SERBE NE SHQIPERI,Ramiz Alia nje njeri qe nuk i Dihet Ditelindja e Sakte dhe Origjina na Vjene ne Pushtet,por duket se eshte Ramiz Alia AI qe ishte qe ne Rinin e Tije Rekrutuar nga OVRA.-Italjane,ka Fakte qe lene shume Hije Dyshimi mbi Aktivitetin e Alise(Vrasja e Tutulaneve) ne Berat, kur aty na Vjen Ramizi si i Deleguar…shohim Ramizin ne Jugosllavi si Komisar….dhe shohim perseri Aline President…qe na Sjelle ne Pushtet Spiunin e UDB-se Sali Berishen..nga Tropoja..A THUA SE U MARUAN Intelektualet e tjere nga Shqiperia….Duhet te beheshin Zgjedhje dhe Rizgjedhje qe te Dilte Berisha ne Krye te PD-se….SHOHIM FARE QARTE se UDB-ja ka FITUAR me sjelljen ne Pushtet te Berishes qe SHKATERROJ SHQIPERINE…FAKTE….SHIKKOJME SE Spiunet e UDB-se ne Shqipperi Mburren per Bashkepunimin e tyre me Serbet….
Mehmet Shehu Nuk i Donte Jugosllavet biles ai u Godit nga Koci Xoxe, si dhe Enver Hoxha me 1948-ten SI ANTIJUGOSLLAV….
Serbet donin Njeriun e tyre ne Shqiperi DHE KY DUHEJ TE KISHJTE LIDHJE ME SERBINE..Sali Berisha Dhenderr i Togeres se UDB-se MiLICAS::ME MIRE NUK KA SE SI BEHET…
Lavdi Legjendes se Mehmet Shehut…I PAVDEKSHEM QOFTE KUJTIMI I TIJE..lol
Ti edhe sot dukesh qe je i tronditur o RROT CARI ? ? ? ? ?
Sa njerze te pafajshem ka vrare ky, dihet se si qen do te perfundonte…
Ai perfundoi si zotni, si SAMURAJ qe ishte!
Kjo foto eshte e manipuluar si shume foto te tjera.
Nje pyetje specialisti kam une? – Sic shihet ka nje vrime dalje ne kurriz . Ngrihen versione se eshte vrare diku tjeter (Xhevdeti Dites) dhe eshte tarnsportuar me pas ne shtrat sepse ka pak gjak ne carcafet . A KA VRIME SHPUESE NE CARCAFIN DHE DYSHEKUN ?? – Kete e dine hetuesit. Nese ka vrime shpuese ne dyshekun dhe carcafin nuk e zgjidh perfusnimisht pyetjen nese e kane vrare apo uvetevra.Por hedh poshte nje version tjeter qe u vra dhe u transportua ne shtrat. Nese nuk ka vrime shpuese ne carcaf dhe dyshek lind nje nenpyetje tjeter. Plumbi ka mbetur ne trup (nuk ka shume mundesi se ka dalje gjalku ne kurriz), atehere vertet mund te jete transportuar i vrare ne krevat. Kjo hedh poshte shume deklarime zyrtare dhe ngre nje sere hipotezash te tjera. Por nese eshte e vertete qe nuk ka shpim te dyshekut dhe carcafit. Problemi eshte i jashtezakonshem duhet te rihapen hetimet ndoshta qe ne 1981 ishte caktuar fati edhe i Shqiperise qe te merrte kete rrokullime .
Gomar! Hetimet jane bere te plota qe atehere dhe nuk ka asnje dyshim per vetvrasje. Po ishe i interesuar shko kerko dosjen e ceshtjes.
Shqiperia vuan akoma se ka mendesi si koqe petriti:ku ishe ne prill te 39-s ?