Në 1842, Abraham Linkoln u përfshi në një konflikt me Xhejms Shilds mbi çështjen e bankës së Ilinoisit.
Ajo kishte falimentuar, dhe refuzonte të lejonte qytetarët të paguanin borxhet e tyre duke përdorur paratë e vetë bankës.
Shilds, si auditi shtetëror, u pajtua me Partinë Demokratike që banka të mbyllej, një ide që u kundërshtua nga Linkoln.
Presidenti i ardhshëm, shkroi një editorial shpotitës nën një pseudonim.
Shilds u zemërua, dhe e detyroi gazetën të zbulonte kush ishte autori.
Kur e kuptoi se ishte Linkoln, ai e sfidoi atë në një duel për jetë a vdekje.
Linkoln ra dakord, dhe propozoi të përdoreshin armët e kalorësisë.
Ai tha se as nuk donte të vriste Shilds apo të humbte jetën e vet, dhe shpresonte që me shpatat e mëdha, të mund të çarmatoste kundërshtarin e tij.
Më 22 shtator, të dy luftëtarët u takuan në Bloody Island, Misuri, ku dueli ishte ende i ligjshëm, dhe u përballën me njëri-tjetrin në të dyja anët e një dërrase, që asnjëri prej tyre nuk mund ta kalonte gjatë betejës.
Thuhet se Linkoln e hodhi shpatën e tij në një degë peme mbi kokën e Shields, dhe e preu atë.
Kjo e tmerroi Shilds, që duke njohur avantazhin e kundërshtarin kërkoi një armëpushim.
Gladiatori qe i shtrin petoke maskaranjt e ksaj Bote