Pak orë më parë, nga Franca dolën disa foto të cilat tregonin mbetjet e avionit me të cilin Emiliano Sala po udhëtonte në drejtim të Kardifit. Pasi u gjetën copat e para të avionit të futbollistit argjentinas, nga Franca vijnë lajme në lidhje me pilotin dhe vetë futbollistin.
Te njëra nga copat më të mëdha të avionit, është parë një trup i pajetë dhe fotografët të cilët kanë arritur të gjejnë edhe copat e avionit, janë të bindur se nuk kanë gabuar në atë që kanë parë.
Polumbarët dhe forcat e nevojshme tashmë ndodhen në det, aty ku janë copat e avionit.
Ende nuk është bërë me dije nëse trupi është i pilotit apo i Salës, por gjithsesi, kjo jep shpresë se gjithçka ka nisur të zbardhet tashmë.
Nëse ajo çka fotografët kanë arritur të shohin është realisht një trup, atëherë me shumë gjasa edhe personi tjetër do të ishte i vdekur pasi asnjëri nuk është hedhur nga avioni, për të provuar mundësinë e mbijetesës me anë të parashutës.
Orët në vijim, pritet që të ketë edhe të reja të tjera në lidhje me këtë aksident.