Na hëngshin atë që s’thuhet!

4 Shkurt 2019, 10:02Politika TEMA

Nga Briseida Andoni

As fundjava nuk më ndihmoi të amortizoj pak nga shija e së enjtes. Vendosa që do ta bej një shkrim se nuk më rrihet. Sa për të sqaruar nja dy nocione të vogla por të dobishme them për shoqërinë. Jam ende shumë po shumë e indinjuar si individ (si shumë të tjerë) mbi ç’më dëgjuan veshët të enjten nëpër media, zëra që vinin nga brenda parlamentit, zëra kokash. Kokat e vendit, kokat e shtetit, burra vendimmarrës. Nuk po cilësoj çfarë dëgjuam se përveçse e qartë në sa mjaftueshëm e gjykueshme nga i madh e i vogël, i ditur e injorant dhe e cilësueshme kollaj: e neveritshme.

Doja të beja vetëm 2-3 saktësime të vogla “ tekniko-psikologjike”. Por edhe duke dashur shumë fort që ky shkrim të mbetet përtej palëve ia vlen paranteza e njohur mbi provokimin dhe reagimin. Fjalia në titull meriton të citohet në fund me referencë specifike (jo për gjë po jetojmë dhe në epokë plagjiaturash) pasi jo origjinale e imja; por për hir të së vërtetës ajo nuk është përzgjedhur si më e renda e asaj dite.. por të themi më “letrarja”.

Tani saktësimet: këta njerëz i kemi dëgjuar vazhdimisht të akuzojnë njëri-tjetrin për çrregullime mendore.. dhe ne (populli, se nuk guxoj me t’i them vetes as qytetare tashmë) gjithashtu i shajmë për të tille dhe i akuzojmë për të tille. Ja pra, këtu ka një gabim madhor. Ju siguroj që askush prej tyre, vendimmarrësve të mëdhenj, po tamam askush nuk ka çrregullim të mirëfilltë mendor, askush. ASKUSH. Ndonjë i fjetur që ngroh karrigen për numër dhe nuk e njohim edhe mundet, po këtë nuk mund ta themi se nuk e njohim. Pra, këta që mendojmë se i njohim mirë, me fytyrat e të cilëve jemi ca rritur dhe ca plakur, jo njëherë.

Ata janë plotësisht TË VETËDIJSHËM për atë çfarë bëjnë, nuk kanë asnjë funksionalitet ditor të cënuar, asnjë ëndërr të trazuar, asnjë frikë irracionale ose jo për të dominuar. Çfarë i bën ata shumë më të shëndetshëm mendërisht në fakt se shumica prej nesh. Natyrisht eksese të Egos apo tipareve të personalitetit do kenë ata, pasi për më tepër këto janë kushte të domosdoshme për t’iu mirëlulëzuar funksionalitetin që u duhet, jo për të kundërtën. Por kujdes! Jo çrregullim! Jo çrregullim. Por ama, në këtë mes dikush është i rrjedhuri, i çmenduri se s’ka mundësi. Diçka nuk shkon. Kush do thoni ju?! Por ne more njerëz, thjesht ne. Ne të gjithë, që pika që nuk na bie vazhdojmë habitemi nga ata. Vazhdojmë të merremi me analizat e çmendurisë së tyre të hamendësuar nga divanet e shtëpive tona apo nga kafenetë ku ngrohemi në diell.

Vazhdojmë të merremi me statuse të gjata në rrjete sociale ku artikulojmë shkrime me fjali të ndërlikuara për si na duken ato që ata i thanë njëri-tjetrit sot, apo si e vodhi këtë në mes të ditës në mes të sheshit. Filozofojmë ne mbi këtë.. me orë me ditë. Se ne kemi nevoje të ndihemi filozofë dhe të ngopim vetëm pak grimca mjerane narcistike me kush shkruan më bukur..se të ngopnim të tjera do të ish ca më mirë. Atëherë këtu ka vend pyetja: Ore a jemi mire ne?! Dhe përgjigjja është: Jo. Ne nuk jemi mirë fare. Ne duhet të ishim të gjithë në rrugë duke klithur, duke i shkulur nga vendi, duke ndërmarrë të gjithë në turmë çdo formë proteste të mundshme ligjore, duke mos i dëgjuar, bllokuar, bojkotuar.. mos tjerrë telenovelat mjerane që shpikin!

Nuk më duhet fare sa të dashura ka patur kush e çfarë konfliktesh ka patur në ambientin e ngushtë familjar! Këtu guxoj dhe të them që ata prej tyre që lëshojnë të tilla akuza, i bie të kenë qenë kaq të zënë me vjedhje dhe maskarallëqe në kurriz të popullit sa as kohe për t’u marrë me dashuri nuk kanë patur!! Kurse kjo pala e akuzuar me të tilla.. të ishte marre me dashuri sa të donte në jetën e vet e të ketë këllqe të merret akoma i urojmë, po të kishte patur minimumi mirësinë të bënte 2 gjëra të mira në funksion të mbarëvajtjes së atyre që ka marrë përsipër, kaq duam ne vetëm kaq! Do kishim dashur..

Kështu pra.. ne duhet të ishim e të jemi duke arsyetuar e vepruar shumë ndryshe tani..po shumë ndryshe: Ju keni paturpësinë të na shisni/servirni cilësinë më të ulët të serialit të përsëritur 30 vjet, çdo orë e çdo ditë me puntatë të gjatë të enjteve kur rrezik jeni dhe në marrëdhënie të shkëlqyera me njëri-tjetrin? Pa thënë një fjalë mbi qëllimet për të cilat jeni aty? Pa bërë një reflektim serioz faktik e plurifaktik mbi çfarë po heqim ne përditë dhe sa të vështirë e kemi luftën për mbijetesë e më gjerë në këtë realitet mizerje që na keni krijuar?! Dhe ne të rrime t’iu japim kohë të çmuar për t’i kuptuar pa reaguar e pa luftuar?! T’i dëgjojmë e t’i analizojmë ndërkohë ne?! Uuuu, Na Hëngshi Atë që S’thuhet!

24 komente në “Na hëngshin atë që s’thuhet!”

    1. TURP per kete shkrim te pamoralshem says:

      Futja gazrave Briseida, futja. Nese ty apo burrin tend do te kishte sulmuar kryetari i shtetit per kurveri, nderkohe qe do te ishe e martuar dhe me femije, cdo te beje zonjushe apo zonje? Ti nuk shikon problemin qe ai njeri qe nuk ka lene moter e nene e baba e vella pa share dhe pa i nxjerre bojen me mashtrimet e tij nuk te bejne ty pershtypje. TURP per moralin e dyfishte dhe per mungese morali qe tja nxjerresh bojen atijn njeriu qe ka kapur peng Shqiperine per 25 vjet. Sa per cfare ka bere Edi Rama i dime te gjithe. Shiko Tiranen me cerdhe, kopshte, shkolla dhe stadiume te reja. Me parqe, rruge, parkime dhe ndertime te reja. Me rruge qe po shtrohet ndersa ne flasim, me aeroporte te reja qe jane planifikuar, me spitale te reja dhe te rikosntruktuara, me qendra shendetsore te permiresuara, me avionin e linjes Air Albania. Po cfare doni me juve me 3 miliarde dollare qe ka Shqiperia ne dispozicion ne cdo vit. Ku ti gjeje parate Edi Rama? TURP. Cfare kerkon ti qe te veme ne krye bishen qe na vodhi, na vrau, na dogji, na ropi per 25 vjet. Do nje 1997 te re, do nje 21 Janar te ri, do nje Gerdec te ri, do nje Kosta Trebicka te ri? Cfare kerkoni. Ju njerez te peshtire keni nje kujtese shume te vogel. Dhe ky qe nuk ju vret e nuk ju vjedh ju duket gogol. Perseri TURP per nje shkrim teper te pamoralshem.

  1. Mona says:

    Sikur mos e hapish TV?

  2. RUBIN says:

    Ska asgje per tu cuditur. Si eshte niveli kulturor I popullit ashtu eshte dhe I kryeministrit.Jo me kot them — CDO POPULL MERITON QEVERINE QE KA. A nuk jane politikanet me fjalor rrugacesh bijte e popullit?

    1. ik ere pirdhu says:

      Mos e ke per ish-kryeministrin o Rubin KAZAN o HALABAK!?

  3. ana says:

    aman moj intelektuale e sekelldisur qe i fut nje xhiro dhe pastaj i fut te gjithe ne nje kazan……

  4. hysa says:

    Hajde ketu mos goce e mos fol nga jashte, se mos e ngaterron sensin. Po keshtu me sa duket te ka mbetur peng se pserse nuk te thane edhe ty ashtu sic i thane kriminelit berisha.

  5. Kuvendi i burrave kurva says:

    Kokat e Shtetit e keshje fjalen ti moj ndrikull,apo kokat e ……
    “per albanistanin qe duam” nuk ka me te pershtatshem

  6. syri says:

    Vetem uje! Fjale ne ere! Te gjithe i dime keto qe na thote artikullshkruesja! Te gjithe mendojme te njejten gje! Ku eshte e reja ketu! Cfare qellimi ka shkrimi! Kjo eshte si proverbi ‘m’ka c’u nana me la gojen”! Mediokriteti ka kapur per gryke edhe poloitiken edhe median!

    1. Flutura says:

      Po do edhe kjo te afirmohet?. Kur behet Monika e Mark Marku e kompani e pse te mos “shkruaj” edhe kjo?
      Po aq kollaj i duket kesaj zonjes te marresh kete vend pas 20 e kusur vjetesh e ti zgjidhesh problemet e mbartura brenda nje mandati?Madje pretendon te behemi si perendimi keshtu menjehere!!
      Si u beka per 30 vjet nje shoqeri e tere e shpelare trush nga enverizmi?
      Sa shume e paska tronditur fjalori i ulet i perdorur ne parlament!? ,Por ne fund te shkrimit si nje grua telendare e pa cipe fare perdor po te njejtin fjalor!!!
      Kuraje e madhe te nisesh e te shkruash dicka ne forme opinioni, por nje tip i tille e ka patjeter kurajen sepse eshte cipeplasur?

  7. Mileti says:

    Me kete çarçafin pa kuptim qe kr shkruar tregon se e paske ngrene per vete. Po pa dobi. Ja prit sa ta tresesh njeçike qe te kuptosh dhe vete ç’do me thene te hash mut kot

  8. Albann says:

    Gjejini nje djale goces ?

  9. Albi says:

    Nuk ka vend ne bote qe nuk i intereson kartela mjekesore e shendeti mendor te kryeministrit te tij , aq me teper ne nje vend si Shqiperia ku nuk funksionon asgje pavaresisht Kryeministrit. Nuk ka asnje vend ne bote qe toleron nje kryeminister qe nuk mban pergjegjesi per femijen duke ja ngarkuar te gjithen bashkeshortes ,aq me teper ne nje vend si ky ku sherbimi permbarimor e ka te pamundur te zbatoje vendimet qe lidhen me pergjegjesine prinderore per shkak te informalitetit te ububushem. Nuk ka asnje vend ne bote ku bashkeshortja e Kryeministrit promovon nje model biznesi te ngritur mbi investime off shore , aq me teper ne Shqiperine tone e cila kryeson te gjitha listat e zeza te shteteve ku pastrohen parate. Nuk ka asnje vend ne bote qe nuk do te shqetesohej nga dyshimet se Kryeministri i tij perdor kokaine, aq me teper ne nje vend si ky i yni nyje trafiku te drogerave te renda. Ne politike cdo gje eshte politike dhe cdo model personal i jeteses shnderrohet ne model apo antimodel politik.

    1. Alb says:

      Se pari ti mos me vidh nickname in tim!
      Qe ketu dukesh qe je nje mashtrues i lindur. Komentuesit e dine fare mire se Alb nuk eshte kopace si puna jote o Alb!
      C’ jane keto qe thua? Po ti o je vertete kopace dhe beson ato qe thote shpellari o je kopje e tij. Na hape me te vertete barkun!

      1. Albi says:

        Nje Kryeminiser skizofren vetem ndjekes paranojak mund te kete. Nuk e di hic per cfare flet se eshte hera e pare qe hedh syte dhe mendimet ne kete mjedis toksik. Realisht! Jo si ai gallata i KLP qe nuk e ka shesha po sheshi.

  10. zenelaj says:

    E tha dhe kjo cuca nje llafe,por me qafshi a kuptuat ky e kishte finalen,apo thjeshte me fjalekonspirative na henget mutin politika.Lum si ne e lum si ti Shqiperi qe ske pleqni – ka qene nje kenge e viteve 70-te.

  11. M....mecit says:

    Kjo Goca e turpshme me duket se ka ngaterru KARI me DOLLARIN se ska si shpjegohet ndryshe. dua nje shpiegim nga kjo vajza e turpshme me kulture perendimore, ae ke degjuar nonji here RAMEN te mari neper goje familjaret e kundershtareve politik? sic ben PD,ja bashk me LESHELINE qe nuk lene me kuc e me mac pa share me liber shpie te gjithve keto nuk i shikon ti, por i fut te gjith ne nje thes.

  12. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    Faktet plurifaktike te faktuara ne nje realitet irracional, konvergojne me aktualitetin ambig ku paragonizmi midis vegjetatizmit spiritual dhe atij psikofizik i vendosur ne dimensione planare komplimentare, nga pikeveshtrimi superfical i individit merr nje ambivalence konjukturale te nderthurur komplimentarisht me statusin internal spiritual dhe psikofizik te individualizmit akut i cili shperfaqet duke perftuar formen dhe ekzibicionuar te gjithe multilateralizmin oportunist te nje intelektualizmi deformatik, konfuz dhe oportunist qe na vizionohet here pas here si raport midis shpejtesise se kamuflimit te mendimit dhe kohes e hapesires ne te cilen ndodh.
    Te flasesh shume e te mos thuash asgje eshte normale, te flasesh pak e te thuash gjitheshka eshte gjeniale! Less is More.
    Auf Wiedersehen!

  13. Sit back and relaks■●▪%^* says:

    Faktet plurifaktike te faktuara ne nje realitet irracional, konvergojne me aktualitetin ambig ku paragonizmi midis vegjetatizmit spiritual dhe atij psikofizik i vendosur ne dimensione planare komplimentare, nga pikeveshtrimi superfical i individit merr nje ambivalence konjukturale te nderthurur komplimentarisht me statusin internal spiritual dhe psikofizik te individualizmit akut i cili shperfaqet duke perftuar formen dhe ekzibicionuar te gjithe multilateralizmin oportunist te nje intelektualizmi deformatik, konfuz dhe oportunist qe na vizionohet here pas here si raport midis shpejtesise se kamuflimit te mendimit dhe kohes e hapesires ne te cilen ndodh.
    Te flasesh shume e te mos thuash asgje eshte normale, te flasesh pak e te thuash gjitheshka eshte gjeniale! Less is More.
    Auf Wiedersehen!!

  14. Nasi says:

    Mire e ke moj Goce po kujt i thu…..Syri the shoket e tij injorante nuk e kuptojne cfar po thu… POPULL bageti….

    1. Flutura says:

      Omg!
      Ne jemi bageti?
      Eshte e thjeshte fare. E keqja zhduket me vdekjen e atij qe e mbart, ndersa e mira do te shkelqeje ne shekuj.
      Po nuk u mbulua me gure Sali Berisha e keqja nuk zhduket ne ket vend!

  15. Polaku says:

    Pjeshka e rradhes na ben si e artikuluar. Ik fshij qurrat. Zhgarravinat qe prodhojne pordhet me nje foto nga Varshave e qe na e shesin veten si te qutme.

  16. Pasho says:

    E ke shkruar shume sakte, por me sa shikoj, shume merren me Ty dhe jo me ata qe na kane shaluar e na shalojne, here njeri, e here tjetri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. C
    Call Girls In Karachi

    A subset of the escort market are call girls, who usually provide intimate services and company reciprocally for money. Call girls in Karachi are often hired for a spread of reasons, including loneliness, the necessity for company, or to satisfy their basic wants. Russian call girls in Karachi, despite the character of their profession, frequently offer their customers emotional support and understanding, fostering a way of intimacy and connection that extends beyond the sexual part of the experience. Prioritizing consent, safety, and anonymity is crucial when it involves the best call girls in Karachi. All activities with clients must have their express approval to make sure that each encounter is courteous and consensual. To safeguard both customers and providers against possible injury or exploitation, safety precautions must be taken. Consider choosing 247 Torax to get customized services as per your sexual desires. Call Girls in Karachi Karachi Escorts Escorts in Karachi Escorts Service Karachi Independent Girls in Karachi cheap call girl in Karachi Model Escorts in Karachi Private Escorts in Karachi wetq346yaeyr

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje