Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë mbrëmjes së të dielës kishte ftuar për një darkë në shtëpinë e tij të re, në periferi të Prishtinës, udhëheqësit e koalicionit qeverisës të vendit, dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Takimin te Thaçi e ka bërë publik i biri i presidentit, i cili ka publikuar një fotografi.
Pjesë e kësaj darke ishte edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i cili ka treguar gjatë emisionit “Pressing në T7” disa detaje të kësaj darke.
Limaj ka treguar se në karrigen e zbrazët, që është parë në fotografi, ishte i ulur djali i Presidentit, Endrit Thaçi, duke i dhënë kështu fund dilemës se kush mund të ishte personazhi që shkrepi foton.
“Në atë karrige ulej Endriti. Ai e ka bërë edhe fton që është bërë publike”, ka thënë Limaj.
Kryetari i Nismës ka thënë ndër të tjera se: “Shtëpia ishte e mirë. Ambienti i mirë dhe kaluam shumë bukur”.
Po Baton Haxhiu qe na “tregoj” se qka kan biseduar liderrat, me siguri ka qene ulur nen tavoline. Keta jan takuar per ta bere nje selfie me Ramen ne rolin e Davidit te Mikelangjellos.
E paskan zhduk nga tavolina shishen e veres trimat. Fiksojini mire ato fytyra, ata jane kupola aktuale.
E paskan zhduk nga tavolina shishen e veres trimat. Fiksojini mire ato fytyra, ata jane kupola aktuale..