Një meritë që duhet t’ia njohim Edi Ramës

6 Shkurt 2019, 20:16Politika TEMA
Një meritë që duhet t’ia njohim Edi Ramës

 

Nga Ilir Yzeiri

Edi Rama, siç e kam përmendur edhe në disa analiza të miat të mëparshme, në këta vjet që është në krye të qeverisë shqiptare, ka një meritë që duhet t’ia njohim. Është roli i jashtëzakonshëm që ai ka luajtur për të bashkuar faktorin shqiptar jashtë kufijve të Shqipërisë dhe për  t’i bërë ata aktorë të rëndësishëm dhe disa herë vendimtarë për mbarëvajtjen e punëve me frymëzim perëndimor në ato vende dhe, në të njëjtën kohë, për t’i bërë ata të theksojnë identitetin shqiptar brenda kuadrit të republikave ku jetojnë.

Mirëpo, Edi Ramës duhet t’i johim edhe një meritë tjetër. Ai, në mënyrë spektakolare, ka shkaktuar irritimin, prishjen e nervave, shpërqëndrimin dhe acarimin deri në absurd të shumë studiove televizive televizive, drejtuesit e të cilave thjesht e kanë inat Edi Ramën. Ato, pa e kuptuar, kanë rënë në grackën që u ka ngritur më parë ai duke i provokuar me batuta disa herë të qëlluara.

Nuk ka ditë të javës që në këto studio të mos ketë emisione me të ftuar që drejtohen prej gazetarësh të cilët më së shumti bëjnë thirrje të hapura për ta përmbysur Edi Ramën, caktojnë data, orë  dhe stinë se kur ai do të përmbyset. Flasin për lloj-lloj konspiracionesh dhe numërojnë të gjitha dobësitë njerëzore të Ramës, duke menduar se kështu do të nxisin turmat që të vijnë me hunj në dorë dhe ta nxjerrin Edi Ramën nga zyra.

Më i zellshmi ndër këta shtetiës është Sali Berisha i cili është kthyer në një « star » televiziv dhe i ngazëllen gazetaret me gollgane meshkujsh dhe gazetarët me hire femrash duke iu treguar dosje, epikriza dhe rrëfime erotike për Edi Ramën sa që të vjen jo të shkulesh gazit, por të kalon një buzëqeshje e lehtë kur mendon se të gjithë këta edhe sikur t’i kishte pagaur Edi Rama, nuk do ta bënin më mirë e më bukur diskredtimin e opozitës, nuk do të ngjallnin më shumë neverinë në publik dhe nuk do ta forconin pozitën e Edi Ramës, siç po bëjnë këta.

Shtoji pastaj dhe Lulëzim Bashën dhe poemën e tij ku ai rrëfen se si do ta arrestojë Edi Ramën, si do ta plasë në burg dhe pastaj si do ta ndërtojë Shqipërinë e re me pantallona teritali dhe golf sintetik dhe panorama bëhet e plotë. Ndërkaq, sondazhet thonë që Edi Rama jo vetëm i shton pikët dhe e rrit mbështetjen në opinion, por po e thellon distancën në mënyrë të frikshme. Ky është një argument tjetër që meriton një analizë të posaçme. Por le të kthehemi në atë që përmendëm në fillim.

Para disa ditësh Edi Rama përmendi se kishte biseduar në telefon me Shtëpinë e Bardhë. Pas kësaj ai u shfaq në shtëpinë e Hashim Thaçit me të gjithë liderët vendimmarrës të Kosovës. Është histori tjetër ajo që do të prodhohet nga ky takim. Ndërkaq, ajo që të bën përshtypje është vijimësia e rolit të Edi Ramës për të ndikuar pozitivisht në zhvillimet shqiptare dhe vëmendja për ta mbajtur të bashkuar faktorin shqiptar. Me një deduksion të thjeshtë dhe duke parë edhe veprimet e mëparshme të tij me faktorë të tjerë shqiptarë në Ballkan, mendja ta do të pohosh se ai është partneri më i besuar i SHBA-ve në Ballkan.

Edi Rama e ka fituar këtë status sepse nuk ka qenë i përfolur dhe as i shpallur si ithtar i interesave jo amerikane në Shqipëri. Ky është një fat i madh për shqiptarët kudo në Ballkan sepse ata kanë një lider që ka besimin e plotë të partnerit më të fuqishëm dhe më strategjik të shqiptarëve. Sali Berisha është tërbuar dhe shetit nga një studio në tjetrën duke përgojuar një koleg të nderuar si Mero Baze dhe duke lexuar romanin e tij të ndërtuar me përroin psikik kundër Edi Ramës, jo vetëm pse i është vënë viza nga SHBA, por pse ky partner i madh ivendit tonë ka një partner besnik që quhet Edi Rama. Me këtë partner, miqtë tanë faktorizuan shqiptarët në Maqedoni dhe larguan Gruvskin nga pushteti.

Askush nuk duhet ta harrojë takimin e Edi Ramës me të gjithë liderët shqiptarë të Maqedonisë dhe mesazhin që ai u përcolli dhe rezultati që u arrit. Vetëm sot në Maqedoni, në Parlament, flitet shqip dhe shumë të drejta të tjera të shqiptarëve janë rivitalizuar. E njëjta gjë edhe me shqiptarët e Malit të Zi. Edi Rama ka meritën e madhe se nuk ka transferuar asnjë marrëzi të përçarjes së shqiptarëve të Shqipërisë jashtë kufijve të saj.

Kujtoni se ç’bënte Sali Berisha me liderët e shqiptarëve në Maqedoni dhe si i ndërsente njërin kundër tjetrit apo me ata në Koasovë. Edi Rama nuk ka përdorur asnjë ndikim nga shqiptarët që janë jashtë kufijve për të fituar pushtet në Shqipëri. Në këtë pikë ai është shfaqur si një lider serioz dhe perëndimor.

Për këtë arsye SHBA-të e mbështesin dhe i besojnë atij synimet e politikës së tyre në Ballkan. Ndërsa qëndrimet e qarta të tij që nuk ngazëllehet me Rusinë dhe që nuk bën lojërat e saj, siç bën opozita me Lulëzim Bashën dhe Berishën i kanë bindur të gjithë se orientimi perëndimor dhe proamerikan i Edi Ramës është një fat historik për shqiptarët në Shqipëri dhe në rajon gjithashtu.(TemA)

45 komente në “Një meritë që duhet t’ia njohim Edi Ramës”

  1. ADI says:

    BRILAND KOMENTI .PO NA DEL QE EDI RAMA E UNIKO I PAGABUESHEM KALKOLATOR I PERSOSUR PSE JO EDHE NJEKOHESISHT SKENDERBEU ,ISMAIL QEMALE,BOLETINI….. BILE EDHE ENVER HOXHA…HA HA HA CFARE TE METE KA KY KOLLOS?

    1. Arbeni says:

      Te fala sali malokut ????.Po Pavaresisht korrupsionit te qeverise se tij,persa i perket faktorizimit te politikes shqipetare ai ja ka arritur ta bashkoje gjelat që kerkojne te rrijne në qoshe.Ndersa sali kaka vetëm I ka perçare si asnjehere tjeter.Kjo ka qenë strategjia e tij në sherbim te padroneve te tij Serbi-sllavo-maqedonas.Ndryshe fashisti Gruevski do ishte serish në pushtet per te vrare e denuar shqipetaret në gjyqe te montuare or te plaçin syte.

      1. Kalec Dega says:

        Sa here qe disktretitohet Edvin Rama per zullumet e pafundta dhe akuza per aktivitet dhe lidhje me krim dhe droge, koncesnsione dhe skandale emerimesh qeveritare, vizita private dhe ekspozita zhgaravinash, duhet nje Tema apo Yzeir ti shplaje trute shqiptarit te shkrete me opinions qe mbajne ere propogande dhe byth lepirje.

    2. Iliri says:

      Po habitem ti anti-Rama…si ke pase durimin ta lexosh……edhe te komentosh!!!!!!!!! Shko tek ai qe ka 30 vite qe shkaterron e vret shqiptaret !

    3. Komentuesi says:

      Te lumt zoti Yzeiri.Ke folur tama ato qe Edi Rama i ka.Le te flasin te tjeret qe e kane inat,te hidhen perpjet e te bjen me koke posht ne toke,se Edi Rames nuk kane ç’ti bejne. Edi Rama do na shpetoi nga kriminelet kryesisht nga krimineli me damke Sali Berisha,se Edi Rama ishte i pari qe mbeshteti reformen e ne drejtesi.Edi Rama do beje shtetin shtet.

    4. ben says:

      ADI-cfare nuk eshte e vertete nga ky artikull? Edi Rama ka edhe nje merite tjeter qe zoti Yzeiri ka harruar ta permende. Ai eshte treguar pale me te huajt. Ju kujtohet dikur kur ne pushtet ishte Berisha me gomeret e tij qe dilnin te prisnin ne aeroport edhe nje tetar te NATO-s apo cdo minister te huaj dhe qe pranonin qe te degjonin leksione pas leksonesh prej tyre. Rama u a perplasi ne fytyre zyrtareve te BE-se per perdorimin e dy standarteve kur vinte puna e shqiptareve. Kush me pare e ka bere kete? Rama ishte i pari qe mu ne mes te Beogradit ja perplasi ne fytyre serbeve duke u thene se Kosova ishte dhe do mbetet e pamvarur dhe se do te ishte ne interes te Serbise qe te pranonte realitetin. Kush nga pushtetaret tane e ka bere kete me pare? Ke inat, jepi hakun-thote nje fjale e vjeter.

  2. Xha Bakja says:

    Nje analize shume e sakte, per here te pare shqiptaret ndjehen te vlersuar ne ballkan dhe me gjere dhe kjo eshte merite edhe Edi Rames, i cili ka ditur te menaxhoje te drejtoje mire rolin e shqiptareve. E ardhmja do je jete e shqiptareve ne ballkan dhe kjo gjithmone ne funksion te paqes ne rajon.

  3. marjani says:

    shume dakort jam me ty por telefonat e kazanit po bien per disa arsye ne kete moment per te bere ca para per veten e tyre per hakmarrje se iku koha e luges se madhe, ngjela me stershpjegimin e pallatit te endrrave eh si do veje kjo pune do rremojne per te gjetur dhe ty nje vegje nga kusija e palare e zheles qe me peshtiresine e tij ne grahmat e fundit te kapacitetit te zbrazur.

  4. Flutura says:

    Analize thellesisht objektive

  5. REZI says:

    Shumë qartë…ai nuk ka thënë që është perfekt, bile flet edhe për gabime që bëhen, se kush punon edhe gabon, por edhe që duhet punuar për përmirësim të gabimeve. Sigurisht që nuk pretendon të pëlqehet nga të gjithë, larg qoftë se atëherë mund të jetë problem, por të paktën nuk shan me libër shtëpie sic bëjnë të ashtuquajturit opozitarë… Faleminderit për artikullin.

    1. lab says:

      ti je idiot,ky thjesht ben furca Rames.
      Jo sot ,por gjithmone.

  6. marjani says:

    adi na chave b…ate qe nuk chahet

  7. Alfred says:

    Shkrim me permbajtje te thelle intelektuale ne vleresimin e rolit te pashmangeshem te kryeministrit shqiptar ne faktorin shqiptar ne ballkan.

  8. N.VJOSA says:

    Shume bukur Ilir!
    Nje analize realiste dhe me argumenta bindese!

  9. lexuesi i irrituar says:

    Shume e drejte , profesor. Mund te shtoj dhe nje gje tjeter qe percjell normalitet tek degjuesit , teleshikuesit dhe zgjedhesit.Gjuha e Edi Rames nuk percjell urrejtje ,kercenime,terror psikologjik si ajo e perdorur nga paraardhsi i tij dhe ditet e fundit ne parlament.

  10. Timi says:

    Analize BRILANTE DHE 100% E SAKTE!

  11. rroku says:

    BRRAVO, shkrim i shkelqyer, sigurisht jo per ata qe lexojne komunistin e ZP se fytyren e ndyre FARI BALISTI.

  12. Adi toptani me hamza shume qe te hane vetem mune says:

    O Adi permende gjith ata burra te nderuar te kombit Shqiptar,dhe te duket e pabesueshme qe Edi Rama te krahasohet me ata.Ke te drejte sepse ti munde te jesh nje hamza apo nje esat.,qe historia i hodhi ne koshin e plehrave.Keshtu dhe me ju sot ,nuk doni ta besoni dhe jeni mbledhur te gjithe hamzat e esatet modern bashke.Por mbase asnje sdo rroj atehere por historia do flas per nje Edi Rama burre shteti dhe per ca tradhtare te asaj kohe.

  13. Robert says:

    Respekte Ilir. Analize profesionisti

  14. vaso says:

    Ja fusni kot.Vendimet per Shqiperine do te merren gjithmone ne Beograd dhe Athine.

  15. Lennard says:

    Te Rrime Shtrembet dhe Te Flasim Drejte:Shume i Sakte Shkrimi.Rama Ka Gabime ne Politiken Ekonomike Brenda Vendit.Ai Duhet te Luftoje Korrupsionin dhe te Konfiskoje te gjithe Grabitsit e Fondeve Publike dhe te Pasurive te Vendit.

  16. s.g. says:

    Edi Rama i qiti jashtë loje atë faren e dofar politikanëve jashtë Shqipërisë që puna e vetme politike e tyre ishte sulmi dhe shpifja ndaj rivalëve politik u patë ba Hashim Thaqi dhe Pd ma e rrezikshme se SPS i Millosheviqit dhe radikalët e Sheshelit nga Ldk dhe bastioni i Vranjevcit sa edhe bomba hudhnin në zyra të rivalve në Shkup Ali Ahmeti u ba ma i rrezikshëm se Gruevski nga by tha e Mendu Thaqit Presheva katastrofë Ulqini katastrofë krejt kēto të nxitura nga jashtë dhe sidomos nga Pd e Tiranës dhe Sali berisha por ky i nderuari ka harri ti përmendi edhe 2 prersona që ende kan qef me gjetë përkrahjen institucionale ndaj tjetrit këta janë Albin Kurti dhandër i huaji dhe Ragmi flok kaçorota

  17. ME EMER says:

    .. TI NUK JE GAZETAR ..! NJE ZEDHENES I POLITIKES SE ASHTUQUAJTURES P.S. , PAMVARESISHT SE AJO ME “KOKE” NUK ESHTE E TILLE , MUND TE TE QUAJ ..! TJETER GJE ESHTE DETYRA E GAZETARIT , PRA TE MOS BEJE “FURCE “, POR GAZETARI . GAZETARIA DHE GAZETARI , DUHET TE JENE TE DEPOLITIZUAR DHE KONKRETE NE PASQYRIMIN E NGJARJEVE . PO MEGJITHATE MOS U MERZIT , NUK JE I VETEM , TE GJITHE NJELLOJ JENI ..!

  18. faro says:

    Te lumtë!
    Analizë reale, por siç e thotë edhe autori, mungon KREJTESISHT, në të gjitha mediat, që pretendojnë se i shërbejne Shqipërisë. Ndonjë edhe për xhelozi, por shumica, prej hakmarrjes primitive, ngaqë Edi, me të drejtë, i emërton kazan.

  19. Virusi says:

    Kur erdhi ne pushtet, me 2013, Edi Rama ka thene:”Do bejme histori”. Dhe po e ben nje gje te tille. Rama po ndryshimit shtetin, drejtesine, administrate etj. Ne aspektin rajonal ka ushqyer marredhenie te mira me fqinjet. Ai po zgjidh problemet e mbetura me Greqine. Pajtoi shqiptaret e Maqedonise, zgjidhi problemin e gjuhes dhe percaktoi fatin politik te ketij shteti. Hapi debatin serbi – kosove duke i cuar keto marrdhenie drejte nje zgjidhje perfundimtare. Sot shqiptaret Jane me te respektuar se me pare, nga fqinjet dhe fuqite boterore.

  20. servet says:

    Me duket se eshte nje qe diskuton me 10 emra ndersa realiteti eshte qe Rama eshte nje maskara dhe Iliri nje b…lepires.Me thoni nje rast qe Iliri,Mero dhe Shpetim Nazarko te kene kritikuar qofte dhenje here tevetme Ramen?

    1. ILYRIA says:

      IDJOT………IDJOT……..SHUME IDJOT………..TEPER INJORANT……….
      I dashur Servet ,
      meso ne fillim te shkruash gjuhen e nenes,
      leri njerezit te thone mendimin e tyre edhe pse eshte katerziperisht e kundert me ate qe mendon ti , pastaj ,
      Shqiperia po behet Shtet more Servet…….edhe pse duhet nje kohe e gjate per te kuptuar shume gjera nga Sistemi ku jetojme, pra KAPITALIZMI……..Drita dhe Uji duhen paguar more Servet si Buka e Mishi qe blihet ne Pazar…….apo JO ???? Po betonizimin e atij Vendi kush e beri more Servet ?………..Shqiperia kaloj nga Feudalizmi ne Komunizem….pra nga analfabetizmi dhe sketerra ne varferi dhe cmenduri kolektive.
      Sali Berisha ja futi me TOP gjithe vendit….jo vetem Ekonomise por edhe Trurit te Kombit…….kush kishte pak llogjike te thjeshte mori rrobat e trupit dhe u largua nga ai vend…….. shkurt se eshte Histori e gjate……..une nuk e di se cfare do te kishte ndodhur po te ishte nje Kryeminister tjeter ne Shqiperi , por besoj se pa “psikopatine” e Edi Rames edhe sot kesaj dite qe flasim, kush dote paguante Ujin ,Dritat, Taksat do te quhej IDJOT nga ata qe sot ulurasin se cdo gje eshte shtrenjtuar ne Shqiperi…, nuk jetohet dot e terci e verci……
      Po funksionoj edhe Drejtesia atehere e ai e ka mbaruar Misionin etij per Shqiperine….le te vije kush te doje…TUNG

    2. +10 says:

      Lepri servet….bjeri se te iku lepri i dale nga barku i kalbezyer i Salibabales.

  21. Endri says:

    Ilir, je brilant .

  22. servet says:

    O REZI A Rezil si mund ta kesh emrin. Ne qofte se Rama mund te mos shaj me liber shtepie dhe ti kete e quan merite .Si spjegohet qe te gjithe ju komentuesit rilindas nuk kundershtoni me fakte asnje nga ata qe diskutojne kunder Rames por si kunderpergjigje i ofendoni cfar i permban pragu i shtepise me fjalorin me te pa (paster )qe mund te ekzistoje.Po ky fjalori juaj nga buron?Per ju te rroje partia pa ju dhe bar hani mjafton qe te keni partine dhe udheheqesin e saj largpames dhe te mencur te forte.Pika qe sju bie.

  23. duno says:

    Ky shkrim i ketij pellazgut me emrin Ilir ka vetem nje shpjegim . Ketij nuk i ngrihet me dhe ne kete moment krize te impotences se vet i vjen ne ndihme Edvini duke i qire gruan . DHe ky fare burri ja shperblen Edvinit nderin me kete biografi madheshtore qe i ka qendisur sot . Te urojme sherim te shpejte te impotences , qe pastej te shkruash i lire o i roberuar.

  24. TOMORI SHBA says:

    Faleminderit Zoti Rama, te urojm shendet e jet te gjat nga SHBA, per gjthcka te mir qe ke ber ne pes vitet e qeverisjes se vendit ton.
    Faleminderit zoti Yzeiri, per shkrimin e mesiperm. Zoti Rama, Jo vetem sheroi, plaget, qe la qeverisja e PD me Sali Berishen ne krye, ku shteti thuajse ishte kethyer ne rrumpall dhe se merte vesh qeni te zon, por lau borxhet e medha qe u la shqiptareve dhe po krijon shtet, ku cdo shqiptar, te punoi, jetoi dhe veproi ne baze te ligjeve.
    Po mbyll me sukses, ndergjegjesimin dhe detyrimin qe kan qytetaret per te paguar ujin, driten, qe sali rumpalla, i cili u thoshte qytetareve te mos paguanin, ndaloi prerjen masive te pyeve, shkaterimin e lumenjeve, ndertimet pa leje e shum gjera te mira, perfshi legalizimin e pronave, por mbi te gjitha Rama, beri rrevolucjon ne sistemin e drejtesis.
    Me ndihmen e jashtezakonshme te SHBA, BE, ndermori rreformen ne drejtesi, e cila po jep rezultataet e mira, dhe dote jap akoma me shum , me krijimin e SPAKUT, BKH, KLGJ. kunder koorupsjoniit te politikaneve nder vite, te gjitha niveleve, te majt e te djatht, qe dota pastrojn shoqerin shqiptare.
    E dime , qe rreformat jan te dhimbeshme, sidomos per shtresen vunerable, por jan te domosdoshme.
    Keshtu veproi edhe Teodor RUzelti ketu ne SHBA, mbasi u zgjth president, por mbas tet vitesh Amerika e kaloi krizen dhe hyri ne rrugen e perparimit. qe sndalet ne zhvillim e begati.
    Prandaj , motra e vellezer shqiptar, e dim qe nje pjes po kalojn veshtiresi per te perballuar jeten, per te cilen qeveria Rama duhet te fokusohet , te bej e ndihmoi ne t e ardhmen ket shtres, por ditet e mira kan filluar te vine.
    Ke qef te vizitosh SHqiperin, kudo qe shkon nga veriu ne jug shikon ndryshime, jo vetem ne zbukurimin e qyteteve, por kudo edhe ne fshatra. thuajse gjith familjet shqiptare kan derguar nga nje e dy student ne shkollat e larta, Mbi 45 vjet cdo qytetr ben cekapin falas, pensjonistet pjesen me te madhe te barnave e merin falas.
    Ne fshat e qytet, nje pjes e mir e shqiptareve kan makina personale, ndersa, shtepi banimi, televizor e laptop e celular, thujse kan te gjith gje, qe, trgon permiresim te kushteve te jeteses. megjithate qeveria duhet te bej me shum ne kete drejtim. Pamvaresisht nxirjes qe i ben opozita e sotme qe deri dje ishte ne pushtet dhe me shum vodhen e shkateruan ,se ndertuan, perseri kritikat e saj duhen vleresuar.
    Zoti Rama, nje nder veprat madhore eshte , aftesia dhe puna tuaj jasht kufijeve , ku banojn shqiptar, sidomos ne Maqedoni , ku fal punes tuaj me udheheqsit e partive politike shqiptare, u be emundur qe gjuha shqipe te jet gjuhe e dyt zyrtare. Kete shqiptaret e atjeshem sdo ta harojn kurre.Po keshtu edhe ne te diaspores.
    Po keshtu, faktori politik shqiptar, jasht kufive te SHqiperis, dote jet mirnjohes, qe ju jini ne nje vale akordi me SHBA< Presidentin Tramp, Brukselin, per situaten politike aktual ne KOsove dhe perspektiven e saj.
    Per te gjitha keto, ju urojm sukse akoma me te mira ne interes te shqiptareve brenda e jasht Atdheut. OPozita sa me shum tju shaj e leftoi , aq me te dobishem dote jini per forcimin e demokracis dhe permiresimin e kushteve ekonomike per shqiptare, sidomos pensjonistet dhe shtresat e varfera..
    Vellezerve dhe motrave shqiptare , ju themi qe protestoni, per problemet qe shikoni se duhen permiresuar, por mos kaloni ne vandalizma dhe te shkelni ligjet dhe kushtetuten. Kush shkel ligjin duhet te pergjigjet, kushdo qoft. Ruhuni nga ata qe u drejtojn se, deri tan,i keta qe bertasin, ta rezojm qeverin Rama, jan te mbytur ne gjynahe, dhe akuza penale dhe kerkojn te vin ne pushtet, per ti shpetuar gjukimit nga drejtesia qe po vjen.
    i

  25. Zgalem says:

    Nuk eshte hera e pare , qe Ilir Yzeiri , kryen analiza te pjekura dhe ben portrete te goditura politike . Eshte Iliri , qe i dolli perballe , Arvizuse . Kur pashe titullin , kujtova se ndoshta nje cilesi pozitive te Rames , kishte permendur , sic eshte ajo e harmonizimit te politikave shqiptare ne Ballkan . Per hir te se vertetes , kurrre nuk kane qene shqiptaret me te qarte politikisht dh me te ate afte se sa sot . Ndihet dora dhe mendja e Rames . Iliri i ka permendur shumicen e cilesive qeverrisese te Rames , sic kane bere , Shpetimi dhe Mero . Shterpesine e analisteve dhe politikaneve te tjere , Iliri i ka paraqitur jo vetem saktesisht , por dhe me artin karakteristik gazetaresk .
    Me qe jemi ketu , do cfaq dhe une nje mendim , per politikanin e sukseshem, E. Rama .Ka prirje menazheriale , ne politike dhe inteligjence natyrale , qe nuk i kemi pare tek as asnje politikan tjeter . E thene ndryshe , ne se Rama do te vendost numri 1 ne politikanet , te djathte e te majte , per t’u vendosur i dyti , duhen te rrine bosh minimumi 5 vende . Po te mos kishte ardhur Rama , ne 2013 , tranzicioni do te kishte marre forma kecenuse si ne Venezuele . Si c’do njeri i gjalle , ka te metat e tij. Ne se ka nje polikan , qe ka bere histori , ne kete tranzicion , Ai eshte , pa asnje dyshim , Edi Rama . Te tjerat jane per te mbushur muhabetet televizive . Zgalem

  26. Jkoreshi says:

    Ilir Yzeiri je njeri I zgjuar dhe fisnik.
    Shkrimi juaj eshte I thjeshte, me penelata te te kursyera , si piktura e nje mjeshtri.
    Por duke qene i vertete ai e ngre lexuesin ne nje nivel
    me te larte, e detyron edhe me skeptikun te rishikoje, te krahasoje, te vleresoje.

  27. drini says:

    Bravo Ilir , por deri ketu mos e levdo me tutje se te gjithe lidereve u hyne vetja ne qejf ca nga vetvetja ca nga shtypi dhe pastaj dihet fillojne behen te rrezikshem.
    Rama po ben punen e tij sic duhet ta kishin bere gjithe kryeministrat e meparshem, por fatkeqsia jone sali berisha e ka bere demin e vet te madh kunder shqiperise. Nga ana tjeter edhe kryemnistrat e tjere ca te majte e ca te djathte nuk kane qene ne nivelin e duhur si lider.
    Shkrim i mire Ilir por ambasadori i vogel i nje shteti te madh dhe lotet e Anes jane perla qe nuk arrihen.

  28. Fati says:

    Ai Adi bashke me kete Servetin e ndonje tjeter qenka thjesht ANTIKOMBETAR. Sa me shpejt te shporren aq me shpejt do te shpetojme nga kjo fare e keqe. Shkrimi brilant dhe analize e mençur dhe ne kohen e duhur. Urime z. Yzeiri!

  29. worren says:

    Perfundimish ne Jug ska burra, te gjithe vrime kane ne vend te buthes. Shqiptaret sjane keshtu.Ptu.

  30. shefi 55 says:

    Sigurisht, keto qe shkruan z. Ilir jane me se te argumentuara , por do te shtoja rolin qe ka Edi per Diasporen , mos harroni se dhe ky eshte faktor i jashtem shqiptar . Eshte hera e dyte qe fton Diasporen ne Shqiperi, te pakten te njohin njeritjeterin dhe ne se nuk bejne me shume .

  31. Dashamiresi says:

    U lodhe vella e skape gje akoma! Furcollogjia do krahe dhe bythe te forta vella! Psi skape dot rtvsh jepi se coc do dal ndonje gje tjeter! Vetem ki pak konsistence derman se u tjibje duke lepire bythe!

  32. Lee lee says:

    Rama eshte per ke rradha e peshkut ptofesor.Ti quan dicka normale si virtut…nuk eshte perzier mdersa Saliu perziej….gjuha e tij ska lidhje me te saliut …vizioni i tij ska lidhje me te saliut…pordha e tij sķa lidhje me te saliut…dieta e tij ska lidhje me te saliut….Saliu ka 6 vjet pensionist.

  33. shoku says:

    Ilir, kam vleresuar gjithmone shkrimet e tua, per objektivitetin, paaneshmerine dhe saktesine.
    Jo vetem por ti edhe te tjere, me shkrimet tuaja, nuk beni gje tjeter vec ” PASTRUES TE PALODHSHEM” te baltes, injorances dhe pleherave qe po na mbyt e po prish imazhin kudo.
    Faleminderit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje