Ministrja e Financave Anila Denaj respekton zakonet e vendit, e mbuluar me shami shoqëron Ramën në Arabinë Saudite e firmos marrëveshje

6 Shkurt 2019, 18:48Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ndodhet në mbretërinë e Arabisë Saudite, ku po zhvillon një vizitë zyrtare prej ditës së djeshme.

Kreu i qeverise ka publikuar në rrjetet sociale detaje nga takimet e rëndësishme me zyrtarët arabë, në Riadi.

Gjithashtu, kreu i qeverisë shqiptare është takuar edhe me mbretit Salman ibn Abdulaziz Al Saudi, ku sipas tij, pas drekës zyrtare janë nënshkruar disa marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi.

Kryeministri nuk ka qenë i vetëm në takime.

Ai është shoqëruar nga këshilltari mediatik, Endri Fuga, dhe ministrja e re e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, si dhe nga disa persona të tjerë.

Denaj, për t’iu përshtatur zakoneve të vendit, ka mbajtur shami gjatë takimeve zyrtare.

Ajo shihet teksa firmos dokumentet për marrëveshjet mes te dy vende, te cilat ende nuk jane bëre publike.

4 komente në “Ministrja e Financave Anila Denaj respekton zakonet e vendit, e mbuluar me shami shoqëron Ramën në Arabinë Saudite e firmos marrëveshje”

  1. Artion Kopliku says:

    Mos thoni respektoj zakonet vendase, por e ka te detyruar me protokoll.Madje sapo te kalosh ne hapesiren e tyre ajrore ne te tilla vende stjuardesat te urdherojne te vendosesh shamine.

    1. Iliro Pellazg Azilant pa Bukë ne Gjermani says:

      Po’ cthua mo, Shihi more Videot Ka Qene Dhe PA Shami ne takimet e tjera.

  2. ? says:

    Ka mundësi të jetë Kryeministre në 2025-ën.

  3. Pace pilaf says:

    S’na thate cfare kishte ngrene per dreke, po vdesim nga kurioziteti. Faleminderit per keto lajme, na mbushni diten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje