Debate në seancën dëgjimore/ Lleshaj: Me cilin nen më keni thirrur, Vokshi: Jeni ministër i ri. Noka: Do japësh llogari

6 Shkurt 2019, 12:36Politika TEMA

Seanca dëgjimore me ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, është shoqëruar me debate mes përfaqësueve të opozitës dhe mazhorancës.

Deputetja demokrate njëherazi kryetare e Komisionit pyeti ministrin e Brendshëm nëse e ka dhënë personalisht urdhërin për të ndërhyrjen e policisë në Fakultete

DEBATI:

Leshaj: Kujt neni të kushteutës i jeni referuar, pse kam ardhur, cilin neni i jeni referuar

Vokshi: Paradhoma duhet t’ju kishte sqaruar.

Lleshaj: Më citoni ju lutem nenin.

Vokshi: Kemi pasur komunikim me paradhomën tuaj, nëse ju nuk e keni kuptuar dhe nuk jua kanë referuar, nuk e kuptoj pyetjen se asnjë ministër nuk e ka bërë deri tani. Neni 36 dhe neni 80 i kushtetutës, mund t’ua lexoj

Lleshaj: Doja vetëm të dija cilin neni i jeni referuar për të më thirrur këtu

Flamur Noka: Jeni thërritur ju për të dhënë llogari, jo ju të na kërkoni llogari ne

Lleshaj: Neni 80 parashikon që ministrat duhet të paraqiten dhe i jep kohë brenda tre javëve…

Vokshi: Kush ua ka thënë këtë?

Lleshaj: Askush, e thotë neni.

Vokshi: Nuk jeni këtu të na lexoni ne kushtetutën

Lleshaj: Kushtetuta me jep tre jave kohe.

Vokshi: Kemi videon, ja ta hapim, ndizni videoprojektorin

Lleshaj: E nderuar zonja kryetare, me falni nje minute, kam ardhur si Minister i Brendshem, e nuk ka asnje mundesi asnje te perdore gjuhen e gabuar ndaj meje

Vokshi: Sa per gjuhe, ju lutem mesazhi juaj i fundit… Nuk mund te kerconi asnje deputet, as te perdorni fjalor te papershtatshem, ashtu si mbreme ju duhet te distancoheshit se une si prind mesazhin qe dhate e cilesoj te papershtatshem. Ruajme nje standard, mos kercenoni

Lleshaj: Une nuk kam ardhur te bej mesim ketu, nuk kam ardhur per te pare film ketu. Une kam ardhur te bej komentatorin e videove.

Vokshi: Kush e dha urdhrin per dhunen ndaj studenteve, kush i rrethoi universitetet

Lleshaj: Nuk ka asnje udher per dhune, kemi angazhuar 5634 police ne gjithe vendin qe kane sherbyer qe protestat te shkojne mire dhe protestat kane shkuar mjaft mire dhe kemi pasur pothuajse zero incidente. Ka pasur nje rast te vetem, kur policia ka nderhyre ne Fakultetin Ekonomik te Tiranes ne eprgjigje te kerkeses se ardhur nga Univesriteti, per te parandaluar nje dhune qe po ndodhte atje.

Vokshi: A jane ata policet tuaj, ja shiheni, cfare jane ata te dera, a jane police ata brenda universiteteve

Lleshaj: Nuk komentoj videot. Policia private dhe ajo e shtetit u vu perballe dhunes, nuk eshte e kunderta, Policia e Shtetit nuk ka atakuar askend, nuk kemi asnje kallezim te referuar per udhtrim dhune nga policia ndaj studenteve

Vokshi: Pra policia nuk ka hyre ne mjediset univeristare?

Lleshaj: Ka hyre, ne nje rast kur mori kerkese me shkrim te ardhur nga drejtues te universitetit

(TemA)

13 komente në “Debate në seancën dëgjimore/ Lleshaj: Me cilin nen më keni thirrur, Vokshi: Jeni ministër i ri. Noka: Do japësh llogari”

  1. Kalec Dega says:

    Mire se vine ne shtetin rrumpalle dhe sheriatit qe tashme njihet ndryshe dhe Albanistan.

    Sipas fotove dhe vidjove nga Facebook shume shqiptarre po kuptojne qe edhe ne nje dite do arrijme Evropen sipas standarteve te Rama -Rucit , Sali – Metes e Lulushit Hollandez.

    1. dude says:

      O Sander a e kupton se po flet me mbesen e Bije Vokshit, familje komuniste denbabaden qe sot jane shpirti i demokracise berishiane. Pamela Vokshi eshte mendja me e ndritur e PD-se.

  2. Rr. B. Gramshi says:

    Ky diskutim eshte i mjaftueshem per te kuptuar rolin e opozites ne ndertimin dhe funksionimin e ligjeve te shtetit shqiptar.
    Eshte per te ardhur keq por rruga e formimit te shtetit demokratik ne nje popull injorant si Shqiptaret do te jete e gjate dhe e dhimbshme.

  3. TURI EMIGR says:

    ΒRAVO S. LLESHAJ .TURI EMIGR.

  4. animas says:

    Po sa mire i eshte kthyer kesaj funderrine ministri, po ku di kjo te lexoje nenet?? Kjo ordinere qe e ka te shkruar ne balle sojin se nga vjen….turp i madh qe perfaqesohemi nga ca si puna e kesaj pacavureje…

  5. Ermelinta says:

    Z. Minister, RESPEKTE!!

  6. Ermelinta says:

    RESPEKTE Z. Minister!!

  7. Kalec Dega says:

    Kur jane komentet, A’s ketu as te Tahiri nuk po i shoh… Pse keshtu Tema e Meros, cfare nuk i pelqeu zoterise?!
    Censurimi nuk eshte ne politiken e Temes, atehere perse bllokoni komente kritike dhe te regullta ?!

  8. Lizga says:

    RESPEKTE…..z. Minister

  9. Virusi says:

    Kujdes me zotin Lleshaj sepse eshte serioz dhe I lexuar. Gjenerali e zoteron shume mire veten. Asnje nga keta parlamentaret Injorant e arrogant nuk e nxjerr dot nga gjendja.

  10. Demushi says:

    Z. Lleshi! Zonja Vokshi eshte ne nje faze delikate dhe ju duhet ta mirkuptoni. Asaj i duhet gje tjeter dhe mosplotsimi e ben nervoze. Do regullohet pa ndihmen e policeve!

  11. Orient says:

    ..deri tani me ka pelqyer menyra e komunikimit te z minister..autoriteti i min. nuk mund te merret neper kembe nga deputete qe luajne kungulleshken gjithe diten..

  12. Mashkullori says:

    Perpara deputesh te tille,si kjo funderina Vokshi,cfaqet nje minister dinjitoz,Sander Lleshaj,,i cili e njeh mire detyren dhe pergjegjesine e ministrise qe ai drejton.Urime zoti Lleshaj dhe vazhdoni me gjithe forcat per ndryshimin e vazhdueshem dhe progresoiv te asaj ministrie per rendin dhe qetesine ne vend.Lufta kunder krimit e vecanerisht atij te strukturuar,kunder kontrabandes dhe krimit ekonomik,kunder droges e kontrabandes te saj,qofshin sukseset tuaja ne te ardhmen…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje