DETAJET/ Bashkia Lezhë, të gjithë punonjësit me detyrim në protestën e 16 shkurtit

5 Shkurt 2019, 18:08Politika TEMA
DETAJET/ Bashkia Lezhë, të gjithë punonjësit me detyrim

Të gjithë punonjësit e Bashkisë së Lezhës janë lajmëruar se në datën 16 shkurt duhet të jenë me detyrim të pranishëm në protestën e opozitës në Tiranë.

Përfshirja e administratës së bashkive të drejtuara nga PD dhe LSI, së bashku me militantët dhe forumet rinore, ka si synim që të rrisë artificialisht numrin e pjesëmarrësve në protestën e opozitës.

Burime brenda Bashkisë së Lezhës bënë me dije për “Lexo.al” se zëvendëskryetarja Alfrida Marku është ngarkuar me organizimin dhe përpilimin e listave të pjesëmarrësve.

Gjatë këtyre diteve, Marku është treguar shumë aktive në takimet me militantët e zonës, duke përpjekur që të grumbullojë sa më shumë protestues, të cilëve u ofrohen edhe shpërblime.

I njëjti zell shfaqet edhe në rrjetet sociale, ku zëvendëskryetarja gjithashtu poston në mënyrë të përditshme statuse në të cilat fton sa më shumë njerëz t’i bashkohen protestës.

Nga Bashkia, rekrutimi është deleguar edhe tek administratorët, që operojnë në zonat rurale.

I tillë është administrator i Kallmetit, Ndue Zefi, që gjithashtu po organizon militantët e zonës së tij për të ardhur në kryeqytet me autobusa falas.

Edhe në Balldren, Soveljan Kosova, është duke bërë të njëjtën gjë dhe siç dëshmon edhe profili i tij në “Facebook”. Për të bindur sa më shumë banorë, Partia Demokratike është duke shpërndarë edhe shpërblime.

E njëjta situatë është duke u verifikuar edhe në komunat e tjera, përfshi Ongrej, Blinisht, Dajç, Kolsh, Shënkoll apo Zejmen.

Në terren kanë dalë edhe këshillatarët. Paulin Marku është duke përdorur edhe televizionet lokale, ku Partia Demokratike ka blerë kohë reklame, për t’i lëshuar thirrje njerëzve që të bashkohen. https://www.youtube.com/ëatch?v=Ig7RcEëkHxc&feature=youtu.be&fbclid=IwAR2IrE0ukvXqQVxbt14mTuRYkpPAE7lBYMQI7DiosIhdjK11lDpO9eSSR5Y

E gjithë kjo bëhet me qëllim që protesta të jetë sa më masive, për të krijuar sërish një situatë tensioni në vend në prag të zgjedhjeve vendore.

Skenari i Partisë Demokratike është që të mbajë situatën e tensionuar, për disa muaj me radhë, duke nxitur një valë protestash të vazhdueshme anembanë vendit.(Lexo.al)

4 komente në “DETAJET/ Bashkia Lezhë, të gjithë punonjësit me detyrim në protestën e 16 shkurtit”

  1. Taras Bulba says:

    Po lere te dalin ja u bene 10 mije apo 100 mije sa do thote krimineli Berishe po pastaj do te hane nje M… te madh

  2. shqip says:

    Ja erdhen, e me pas? Do ikin nga jane nisur se ne rruge nuk do flene. Te nesermen dt 17, qyteti do i kthehet jetes normale. Njerezit do shkojne ne pune, nxenesit ne shkolle, kurse pensionistet do bejne shetitje ne rruget e lulishtet qe u ka rregulluar qeveria + bashkia. E kam thene edhe me pare. Keta te Shqupit , fluturon gomari, fluturon thone ata. Tek e fundit edhe ata vete e dine qe s’mund ti mbash njerezit me dite e me jave ne rruge. Vetem vota ndryshon raportet. Ke program, ke alternative, shko ti tek njerezit. Nuk vijne ata tek ty. Po keshtu eshte kur 7×7 bejne 42. Keshtu eshte kur u thua njerezve; do permirsojme cilesine e diellit, e te tjera idiotizma qe vetem ata mund ti thone.

  3. ? says:

    Politika lezhiane na kujton filmin “flutura në kabinën time “.

  4. Le te vijne qe te bejme pak biznes qe nga autobuzet bytektoret qoftet qe do u jap lulashi dhe deri tek kafenet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje