Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku hodhi poshtë aludimet se projekti i “Unazës së Madhe” do të anulohej.
Në një dalje për mediat Balluku u shpreh se projkti do t/ vijojë dhe se askush nuk mund ta mbajë peng Shqipërinë dhe Tiranën.
Më tej ajo u shpreh se është e hapur për rishikimin me qëllim përmirësimin e projektit të lotit të tretë të Unazës së Re.
“Sot kam dalë në këtë komunikim mbi nevojën për t’i dhënë fund aludimeve mbi projektin e Unazës së Re për ti bërë qartë kujtdo se projekti është i përmirësueshëm, por jo i bllokushëm apo anulueshëm.
Nuk mund të merret peng nga askush. Informoj se loti i dytë dhe i tretë vijojnë sipas procedurave, procesi i shpronësimeve është në vijë sipas ligjit.
Familje në mes të katër rrugëve ne nuk do të lemë.
Prishja e godinave që pengojnë projektin do të vijojnë. Vetëm pak ditë më parë bashkia ka kaluar 5 plane zhvillimi për parcela buzë unazës, që u japin banorëve mundësinë e zhvillimit të pronës, kur janë pa dokumente.
Specialistët do të zhvillojnë tryezë diskutimi me bashkinë për lotin e tretë.
Te nyja strategjike e sheshit Shqiponja do të konsiderohet me seriozitet. ARRSH të përgatitet që çdo garë të jetë para kamerave dhe publikut”, tha Balluku. (TemA)
Doli kjo zonja e zeze te tregoje kokefortesine e Rames per ti shkuar der ne fund hajdutllekut 40 milion euro?
Der me sot rilindja ka pasur arrogance nga pushteti, por sot kane arrogance nga halli se po i shket toka nen kembe.
Prit kaseten e re tani te dale tere harta e vjedhjeve te tepsise qe ka vite qe ka zene smerc e do kallaisur nga e para.
Zonja Balluku . Shqiperia eshte peg i Edi Rames dhe dinastise se tij ku ben pjes edhe Ty. Ule shpaten se i ke hypur kalit mbrapsh themi ne lebrit. Mjeranet shqiptar nuk e kuptojne se jane peng e injorantve si puna jote. Me parat e taxapaguesve shqiptare je duke bere jete lluksi duke filluar nga zyrat e dhomat prapa zyrave. Mjeranet shqiptare degjojne brockullat e tua. Une komentuesja kam qene antare dhe shume aktive e PS, dhe gjithe fisi im, jam larguar dhe po i largoj te gjithe pasionanetet e PS te fisit tim. Amerika veni i bekuar ku jetoj me hapi syte. Me ndergjegjesoi.
Komentuesi nga USA