Rikonfirmimi i Donika Prelës, reagon PD: Drejtësia ka vdekur. Vetingu vegël në duart e Ramës

5 Shkurt 2019, 12:14Politika TEMA

Partia Demokratike ka reaguar pas konfirmimit sot në detyrë të drejtueses së Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Donika Prela.

Në një deklaratë për median nga selia blu deputeti Enkelejd Alibeaj tha se ky veprim faktoi se reforma në drejtësi ka vdekur.

Mes tjerash, Alibeaj tha se vetingu funksionon si një vegël politike në duart e Edi Ramës.

“Prela i duhet Ramës për ta mbrojtur atë nga drejtësia dhe për të mbyllur dosjet e Tahirit, Dakos, Gjiknurit për vjedhjen e votave”- tha Alibeaj

Deklarata e plotë:

Kush ka patur edhe fijen më të vogël të besimit se organet e vetingut do të përjashtonin nga sistemi i dejtësisë prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar e të lidhur me krimin, sot është bindur se vetingu funksionon si një vegël politike në duart e Edi Ramës. Vendimi për mbajtjen në sistemin e drejtësisë të Donika Prelës është konfirmimi se reforma në drejtësi ka dështuar dhe se për të mbrojtur edi Ramën nga drejtësia e vërtetë përbuzet dhe poshtërohet edhe Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Vëzhguesit ndërkombëtarë gjetën se Donika Prela, brenda një kohe të shkurtër, ka shitur prona me çmim 4 herë më të lartë sesa I ka blerë, duke vënë në dukje se me të ardhurat e deklaruara nuk justifikohej as blerja lirë e disa apartamenteve. Vezhguesit Ndërkombëtarë gjetën se bashkëshorti i Donika Prelës ka fshehur të ardhurat, ka punuar në të zezë, duke mos paguar taksat për shumë vjet, duke mashtruar shtetin shqiptar, me dyshimin e fortë të pastrimit të parave nga korrupsioni. Komisioni i vetingut, ndryshe nga rastet e tjera identike me të Donika Prelës, nuk i hetoi këto fakte, por mbajti në sistemin e drejtësisë një prokurore shërbëtore të Edi Ramës, me pasuri te pajustifikuara dhe qe i ka sherbyer krimit, nga Emiljano Shullazi tek banda e Avdylajve dhe deri tek shkaterrimi i dosjes se Saimir Tahirit.

Vendimi për Donika Prelën është marrë në konflikt të pastër interesi dhe në shkelje të plotë të ligjit, pasi nga verifikimi i kamerave të sigurisë të prokurorisë së krimeve të rënda, Komisioni i Vetingut do të kishte zbuluar se Donika Prela është takuar rregullisht me anëtaren e trupit të saj gjykues, Valbona Sanxhaktari në periudhën nëntor dhjetor. Mbajtja e Donika Prelës është rasti tipik kur drejtësia është e kapur nga krimi dhe politika në shërbim të tij.

Partia Demokratike ka denoncuar faktin se me firmën e Donika Prelës, si drejtuese e prokurorisë së Durrësit, është liruar nga burgu drejtuesi I bandës së Avdyljave, Astrit Avdyli, në makinë e të cilit u gjet një armë pa leje janarin e vitit që shkoi. Shërbimi kriminal që Donika Prela ka kryer për bandën që blinte vota për llogari të Edi Ramës në qarkun e Durrësit gjendet në dosjen 339, si pjesë e përgjimeve të bandës së Avdylajve.

Mbajtja e Donika Prelës në sistemin e drejtesise është konfirmim se reforma në drejtësi ka vdekur dhe se drejtësia e re është një vegël që i shërben pushtetit e jo të vertetës. Së bashku, ne duhet t’i japim fund kapjes së drejtësisë që mbron politikanët e korruptuar, me lidhje kriminale. Data 16 shkurt është një mundësi që ne të mos pranojmë më një drejtësi që i shërben atij që ka më shumë para dhe më shumë pushtet! (TemA)

8 komente në “Rikonfirmimi i Donika Prelës, reagon PD: Drejtësia ka vdekur. Vetingu vegël në duart e Ramës”

  1. Lushnjari says:

    Ky Alibeu nuk duhet te mbahet ne burg te zakonshem. Ate duhet ta gjykojne pasardhesit e viktimave te panumurta te kriminelit te zi Isa Toska.

    1. Po dridhen nga vetingu keta says:

      I ka zene frika keta nga vetingu i cili drejtohet nga nderkombetaret dhe jo nga Rama.

  2. tori says:

    Po tek ale” ke besim,apo fantazon.Prokurorja kroate qe ka ardhe te ndihmoj SPAK-un eshte e bler nga Rama? Jam me se I bindur se ky eshte version iPD.Zoti ju ndihmofte.Te gjithe jane kundra jush?

    1. Tony uk says:

      Donika Prela ka treguar qe nuk ka frike te perballet me kriminele.
      Prandaj PD eshte kunder,fle ne vend tjeter lepuri!!

  3. tori says:

    Po tek “babale” ke besim apo fantazon.Prokurorja ka ardhe te ndihmoj SPAK-un eshte e bler nga Rama? Jam me se I bindur se ky eshte version iPD.Zoti ju ndihmofte.Te gjithe jane kundra jush?

  4. Johani says:

    Si nuk la ky alibeaj njeri pa e share e njollosur tash e pese vite qe u rrezua nga pushteti, quditerisht asnje shqiptar qe nuk eshte me alibeajn dhe PD-n nuk pi del i mire, nderkohe qe kur alibeaj ishte minister edhe serbi fazlliq kriminel lufte ishte bere shqiptar i mire, prandaj une kisha propozuar fazlliqin kryeprokuror kurse alibeajn,salianjin,balliun, paloken,noken e disa kriminel tjere ti emeroi xhelat kurse dyshen kryetare sali berishen e lul bashen ti emeroi gjakpires me imunitet, vetem keshtu qifti alibeaj do te ishte i kenaqur, kriminel e gjaprishur gjakpirsi.

  5. Flutura says:

    Kerkojne gjilperen ne kashte?

  6. rroku says:

    O i degjeneruar qe ke lene gruan me dy goca dhe bredh me kurvat per ke drejtesi flet per kete qe udhehiqet nga SHBA dhe BE apo per ate te maloleve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje