Aleatët “kryqëzojnë” Bashën, Shehi: Gaboi rëndë në marrëveshjen me Ramën. S’protestojmë për të rrëzuar Edin e sjellë Lulin

5 Shkurt 2019, 08:00Politika TEMA

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi i ftuar në emisionin  “Byro Politike”, në TV ABC News, ka shprehur rezervat e tij, për marrveshjen e 17 Majit të vitit 2017, mes Ramës dhe Bashës.

Deputeti i opozitës është shprehur se ajo marrveshje ishte një gabim i rëndë nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

“Ka qenë një zgjedhje e gabuar ajo që bëri zoti Basha. Gaboi ai, është përgjegjësia e tij, i takon atij ta mbaj mbi supe,”- është shprehur kryetari i LZHK-së.

Ndër të tjera Shehi, ka shtuar se qeveria e cila u krijua pas marrëveshjes së 17 Majit, nuk pati benefite dhe nuk solli asgjë për zgjedhjet, ishin sërish të kapura.

“Ne nuk duam një marrveshje të tillë si ajo e 17 Majit, mes Ramës dhe Bashës. Ne synojmë rrëzimin e Ramës dhe një qeveri tranzitore që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme,”- është shprehur Dashamir Shehi.

Kreu i LZHK shtoi se Basha bëri gabim dhe beson se e ka kuptuar.

Shehi, ka treguar konkretisht çfarë do të bëhet në protestën e 16 Shkurtit dhe çfarë synohet të arrihet me protestën e 16 shkurtit.

Shehi, është shprehur se për këtë protestë duhet një përgatitje e veçantë për idenë, pse duhet të vijnë qytetarët, çfarë  duhet të bëjnë, çfarë duhet të kërkojnë dhe si duhet finalizuar.

Ne nuk po rrëzojmë Edi Ramën, për të vënë Lulzim Bashën, nuk po bëjmë pazar. Ne po kërkojmë  të rrëzojmë Ramën për të bërë një qeveri tranzitore, një qeveri e cila do të vendosë rregulla për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Nga ata 40 oligarkë që janë, të paktën të largojmë 20, që të mos u vënë njerëzve pistoletën te koka kur votojnë, të mos japin para për të blerë votat,”– është shprehur Dashamir Shehi.

Deputeti Shehi, është shprehur se protesta e 16 Shkurtit, synon të krijojë një linjë të re që populli të votojë i lirë.

Ne nuk  duam të marrim pushtetin në tavolinë. Duam të rrëzojmë Edi Ramën për të krijuar një qeveri tranzitore, të largojmë krimin nga politika, të largojmë korrupsionin nga politika, të përgatisim zgjedhjet me një ligj ndryshe nga ky i sotmi, pastaj të dalim në zgjedhje dhe nëse do populli le të votojë sërish Edi Ramën,”– është shprehur Dashamir Shehi.

12 komente në “Aleatët “kryqëzojnë” Bashën, Shehi: Gaboi rëndë në marrëveshjen me Ramën. S’protestojmë për të rrëzuar Edin e sjellë Lulin”

  1. lani says:

    E po u bene zgjedhjet te lira sipas jush e te vini ju e te drejtoni Shqiperine do te regullohet ekonomia? Nukdo largohen e te rinjte per ne Perendim ku marrin 10-fishin e rroges qe marrrin ne vendin e tyre? Do rregulloni infrastrukturn, rendin, industrine, bujqesine? Aman o Dashi! Ju kemi pare qe prej 30 vitesh. Cfare mund te beni ju me shume?! Si do beni ju me shume?!

    1. ideali says:

      Ore ti Iani, di te numerosh ti apo jo? Ke kater klase apo jo? Nga i nxorre keto 30 vjet qe ke pare? E para jane 28 vite dhe e dyta: nga keto 14 vite ka drejtuar e majta.Po them te drejten apo po genjeje.

      1. F says:

        Po ky Dashi nuk ka dalë akoma ne pensionDilë ne pension dhe pi raki e luaj domino sa te duash pastaj o IDJOT

  2. Celepisaku says:

    E po u bene zgjedhjet te lira sipas jush e te vini ju e te drejtoni Shqiperine do te regullohet ekonomia? Nukdo largohen e te rinjte per ne Perendim ku marrin 10-fishin e rroges qe marrrin ne vendin e tyre? Do rregulloni infrastrukturn, rendin, industrine, bujqesine? Aman o Dashi! Ju kemi pare qe prej 30 vitesh. Cfare mund te beni ju me shume?! Si do beni ju me shume?!

  3. rrema says:

    Sa gjynof qe perfaqesohet Tirona nga Dath Theu,
    Po ti je koqe kanari komplet mor pianec..

  4. ideali says:

    Ore ti Iani, di te numerosh ti apo jo? Ke kater klase apo jo? Nga i nxorre keto 30 vjet qe ke pare? E para jane 28 vite dhe e dyta: nga keto 14 vite ka drejtuar e majta.Po them te drejten apo po genjeje.

  5. Lini says:

    Akoma or Shehhhh!
    Po shko mor ne pension!

  6. Albnr1 says:

    Kur te hypi gomari mbi cati

  7. Korkodili says:

    cfar i ka sjell Shqiperise Dash Shehu, Nard Noka, klejdi 17 vjec , kerpaci po besa, etj etj qe jan deputet tash sa vjet ??????

  8. Fatosi says:

    Oooore mendoni te hiqni 20 oligark nga 40 qe jane? por ato 20 qe dote ngelen nuk jane si ato 20 qe hoqet?????
    A ka ndonje dopjo raki dhe ca plenca per ty? por fjalet qe thua ti the shoket e tu e mere era, ato jane fjale rakie the tavolinash
    Por turp per ato studio televizive qe te marin ty per te dhene mendim Rakie.Kjo tregon edhe nje here qe shumica e studiove dhe gazetave jane Kazan,Shterp nga idete, dhe te gjitha te politizuara sepse nuk dine tjeter se cfar te japin

  9. sali says:

    Aleate leshi.Keta jane kokra e maskarait e fytyra te peshtira.Keta bashke me lulin e moniken jane vite drite larg Edi Rames

  10. Franci says:

    Kaq i trashe je o Dash vodka ? Te gjitha jane sebepe jo nga 40 ne 20 oligarke qe vene pistoleten te koka , jo qeveri tranzitore….me çdo lloj zgjidhje PS fiton se populli nuk e do kete opozite se eshte llumi shoqerise …aty ka hajdute, mashtrues, debile e vrases.Kur do ta kuptoni kete se perendimi ka kohe qe e ka marre vesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje