"Shpërthen" gazetari Marin Mema: Politikanët e korruptuar në burg, qielli më blu dhe e ardhmja më e mirë!

4 Shkurt 2019, 20:30Politika TEMA

Situata në Shqipëri fokusuar tek shifrat alarmante të ikës së shqiptarëve nga atdheu ishte pjesë e bisedës së gazetarit Marin Mema në studion e “A Show”.

Burgosja e politikanëve të korruptuar, thotë Marin Mema, do e bënte qiellin më blu dhe të ardhmen më të mirë.

Adi Krasta: Duket sikur në mënyrë ciklike Shqipëria përsërit një lloj armiqësie me veten.

Është sot e vështirë të punosh në televizion, është e vështirë të komunikosh me njerëz që janë botues, militantë, njerëz që dashurojnë parti të caktuara?

Marin Mema: Shqiptarët të ndahen nga militantizmi partiak. Shqipëria është në këtë stad për shkak të partie. Për mua ka nevojë për një ri kompozim të mënyrës se si funksionon.

Partitë politike po i masakrojnë shqiptarët në një vend që mund të jetojnë shumë më mirë. Unë jo më larg se para 3 javësh po udhëtoja drejt Brukselit, kisha në avion mbi 20 djem që do iknin për të mos u kthyer më. Kjo është e dhimbshme. Këtu ka mundësi të krijohet një ardhme më e mirë.

Adi Krasta: Ty personalisht nuk të ka shkuar në mendje të largohesh nga Shqipëria?

Marin Mema: Mua jo, do vazhdoj të përpiqem të kontribuoj që ky vend të ecë përpara.

Adi Krasta: Je për një ndryshim qeverisje pas dy vitesh?

Marin Mema: Do kisha parë në sens shumë pozitiv që të gjithë politikanët e korruptuar të shkonin pas hekurave Për mua aty fillon gjithçka të bëhet më e bukur, qielli do jetë më i pastër dhe e ardhmja bëhet më e mirë.

7 komente në ““Shpërthen” gazetari Marin Mema: Politikanët e korruptuar në burg, qielli më blu dhe e ardhmja më e mirë!”

  1. Kosta says:

    Po te dergohen para drejtesise dge te futen ne burg politikanet qe i kane zene frymen vendit do te kthehet besimi te njerezit dhe shume gjera do te ndryshojne per mire.

    1. Detari says:

      Po njerzit e kan ditur para se ti votonin, Meten, Saliun, Bashen dhe akoma i votojne.
      Jane bashkefajtore, popull hajdut pa bese.

  2. Flutura says:

    Shqiptaret nuk ikin prej politikes, nuk ka toke per popullsine qe jemi. Kemi 70perqind mal. Nuk na mban toka more gazetar. Enveri na rrethoi me tel me gjemba dhe ngordhem nga uria. Te ikin more, te punojne e jetojne aty ku te duan. Shyqyr qe erdhi kjo dite. Vajtje ardhje vetem te mira sjell e asgje te keqe.

  3. Beni says:

    Ndersa mua do me pelqente qe keta gazetaret si Adi Krasta te ricikloheshin brenda 2 viteve. Eshte i dale boje.Le te merret me ndonje spektakel.

  4. Studenti says:

    Ok. Politikanet e korruptuar pas hekurave. Por Shqiperia mbetet sic eshte. As mentalitetin dhe as rrogen nuk i ben dot si evropa. Te rinjte perseri do ikin.

  5. ponti says:

    dyhen mbajtur edhe me buke ne burg. me mire tu¡ju hiqet edhe qindarka e fundit dhe te lihen rrugeve.

  6. lani says:

    Heu er burre! Pa na thuaj si mund te behet Shqiperia e mire e qe te rinjte pastaj te mos ikin!
    Te kritikosh e te shash eshte sporti me i lehte. Me i veshtiri dhe me i kerkuari eshte ai i te dhenit mendime se si mund te behet me e mire Shqiperia. Ne ke ndonje mendim ti o Marin jepi, thuaje ose shkruaje!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje