Të të kapë Ilir Meta me “bllok në dorë”

4 Shkurt 2019, 17:29Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Në përplasjen e fundit mes kryeministrit dhe presidentit, ku u fut pa lidhje edhe xholi qesharak i bashkisë, është shumë e thjeshtë të kuptosh se nga qëndron e drejta.

Aty, në njërën anë gjendet kreu i shtetit, i cili ka ngritur disa pyetje bazike për mënyrën se si u tenderuan 40 milionë eurot e Unazës së re dhe, në anën tjetër, janë Rama dhe Veliaj të cilët përgjigjen me sllogane boshe: “njeri anti rrugë”, “lideri me serioz i opozitës, që urren qeverinë”, e të tjera mufka që nuk kanë të bëjnë me thelbin e debatit.

Në fakt Ilir Meta ka ngritur shqetësimet që ka çdo njeri normal i këtij vendi.

Pse ideja e unazës së re u zhvillua pa konsultim publik, mos vallë për të mbajtur të fshehtë grabitjen që përgatitej?

Pse ajo u konceptua në bazë të “projektit të sponsorizuar” nga një kompani private, e cila nuk kishte qëllim as të kursente paratë e buxhetit dhe as të ulte kostot social- ekonomike të banorëve?

Si ka mundësi që fituesit e tenderit 40 milionësh u shpallën shumë kohë më parë (5 nëntor) sesa Këshilli Kombëtar i Territorit ta miratonte (20 nëntor) këtë vepër?

Si është e mundur që në të treja lotet u paraqit e njëjta kompani me ofertën zero, mos vallë se gjithçka ishte ndarë dhe parashikuar që më parë?

Pse qe i nevojshëm copëtimi në tre tenderime, vetëm për 2.2 km rrugë, mos vallë për të nxjerrë jashtë gare kompanitë ndërkombëtare me emër, me të cilat është më e vështirrë të vjedhësh ditën për diell?

Si është e mundur që u pranua dhe u shpall fituese “amerikania” me letra të fallcifikuara?

Pas këtyre pyetjeve nuk mund të gjendet askush me mend në kokë që të mos bindet se këtu kemi të bëjmë me një vjedhje gjigande. Këtë e tregon më së miri edhe mënyra se si u përgjigjën kryeministri dhe Sanço Pançoja i tij. Në vend që të bënin atë që pritet nga një shtetar që ka qoftë edhe ndjenjën më të vogël të përgjegjësisë, ata iu kthyen kreut të shtetit me ofendime dhe etiketime politike.

Por, kjo shmangie prej hajduti nga debati, nuk është ana më e errët e kësaj historie. Pasi e keqja këtu nuk qëndron vetëm tek vjedhja. Ajo shkon shumë përtej. Sepse ky është një nga rastet e rralla në historinë tre dekadëshe të këtij vendi, ku ata që kapen duke grabitur vazhdojnë të bëjnë arrogantin, madje shkojnë edhe përtej kësaj, duan ta shpien deri në fund makutërinë e tyre për t’i futur në xhep ato miliona.

Vetëm kështu shpjegohet fakti se të gjitha institucionet që varen nga qeveria, as kanë denjuar të zbatojnë ligjin dhe t’u përgjigjen kërkesave për informim që u kanë vajtur nga presidenca. Vetëm kështu shpjegohet se përse punimet po vazhdojnë, shtëpitë po prishen dhe megjithëse nuk ka një përgjigje nga drejtësia për atë që ka ndodhur, Edi Rama nxiton të ritenderojë segmentin e anulluar, si pasojë e zbulimit të dokumentave fiktive.

Pra thënë shkurt, këtu nuk kemi të bëjmë thjeshtë me një vjedhje kolosale, por dhe me trajtimin si budallenj të gjithë shqiptarëve që i kanë parë hajdutët në aksion.

Ky është përfundimi që mund të nxirret nga debati i fundit Meta- Rama, ku i pari foli me fakte dhe i dyti ia ktheu me sllogane.

Dhe e bukura e kësaj historie është se këtë radhë denoncuesi i vjedhjes është Ilir Meta. Pikërisht ai, njeriu i videos së Dritan Priftit, për të cilën socialistët ishin të gatshëm të përmbysnin me dhunë pushtetin. Pikërisht ai për të cilin përdorën dhjetra marifete, për ta hequr qafe nga koalicioni, si njeri që kërkonte pjesë më të madhe sesa i takonte nga tepsia.

Tani me “bllok në dorë” është kapur Edi Rama. Por ndryshe nga rasti i dikurshëm, ai jo vetëm që nuk po dorëhiqet, por me një pafytyrësi spektakolare po vazhdon ta çojë përpara projektin e tij.

Mjafton dhe kjo për të bërë krahasimin mes dy kohëve. Mjafton edhe kjo për të kuptuar se në ç‘pikë kemi mbërritur, kur denoncuesin e hajdutëve e bën Ilir Meta. Qoftë edhe për të na kujtuar për këtë, debati i fundjavës mes presidencës dhe kryeministrisë ia vlente.

15 komente në “Të të kapë Ilir Meta me “bllok në dorë””

  1. Sikur te kisha shitur dhe une fiq... says:

    Po ish fikeshitesi ckare do ? Mesa di un ai segment do te ndertohet nga min e transportit. Apo nuk rri dot pa ja thithur dikujt….

  2. Moni says:

    Fakti qe dha dorheqjen e shfajson Ilir Meten o çun blloku?
    Prej asaj videoje u ekzekutuan 4 vete ne bulevard, Ilir Meta nuk humbi asnje pushtet, dhe ne fund u shpall i pafajshem me paturpsine me te madhe, njelloj si ne Republika bananesh, ku kryeministri Berisha nje dite para vendimit i shkon publikisht per darke Mones ( te shtepia ne Bllok e blere me leket e rroges) sepse e bija e te akuzuarit (Metes) e kishte kerkuar. Ti Bushati je po aq qelbesire sa Meta, sa Basha, Meta dhe Rama bashke.

  3. Kukuci says:

    Iliri nuk denoncon ramën
    Thjesht ja bën me dije
    Ti vjedhë ditën me diell
    Unë nuk mund të rri në hije

    Asgjë ska për tu çuditur
    Gjithçka si gjithmon rjedh
    Njëri o hajdut me çizme
    etjetri vesh çizme kur vjedh

  4. shqip says:

    Qe je kellire, kete edhe ti e di o nipçe. Ne rastin konkret o idiot, nuk ka asnje qindarke te humbur nga arka e shtetit. Kurse Ilir floriri kishte dale te mblidhte taksat tek ministrat e tij. Vetem qe me Dritanin i ngeci sharra ne gozhde. Degjo o pervers i kazanit! Ti thua qe shtepite pa leje te marrin para qyl nga arka e shtetit. Ti thua qe per inat te Rames , Veliajt, etj, Tirana mos zhvillohet. Mos behen rruge, parqe, etj. A nuk ishit ju Kadri kazanxhijte qe vute gurgulene edhe per lodrat e femijve? A nuk jeni ju palaçot, kalemxhijte, qe nxini e sterrosni , vetem qe vendi mos beje progres. Rama ka nje difekt. Se i shtyn gjerat pa kuptim. Bota ku ka abuzime nuk e zgjat shume. Po ve fadromat dhe i nxjerr fundin. Kush merr vesh dhe i bindet ligjit, mire. Te tjeret nxirren me dru nga çibanet qe kane zaptuar trotuare e kolektore. O Ando! E ke ndare mendjen te rrish gjithe jeten me llumin. Po njeriu ben nje here perpjekje te dale prej tij. Apo ke hall se te kritikojne kadrinjte e kazanit?

  5. Billy says:

    O Andi , po si nuk flet njeri per Bypasin e Fierit, ku na u publikua si fituese nje firme kuvajtiane. Gjurmoni se ketu skandali eshte akoma me i madh. Nuk ka asnje firme kuvajtiane, jane serish ata shqiptare te cilet kane lene pa paguar punetoret para dy vjetesh. Dhe pu punojne me nje skrep, dy makina te renda dhe tre karroca dore….

  6. **** says:

    Fakti qe Edi Ramuti po vazhdon projektin cmenduri? Jo. Ramuti e ka kthyer regjimin ramist ne Autoritarizem dhe nuk eshte larg perdorimit te dhunes.
    Rilindha, si rrobaqepese e fjaleve boshe dhe pa kuptim te gjuhes shqipe, ne vend qe te jepte llogari per vjedhjen, qepi dhe dy fjale te reja rilndjote te zhargonit kryeministror.
    Pergjigja per pyetjen e ligjshme te Metes ishin: Simotra e PDse dhe Sigruaja e LSI.
    Kjo ishte e reja e fundit e Rilindjoteve, qe u bashkohet dhe Merozoi i Ramutit..se ka hallin mos i dalin kockat greke nga varri, dhe e mbysin..

  7. Kaposhi says:

    Eshte e çuditeshme se si trashegohet ne gen helmi, paturpesia, poshtersija pakufi! Shembulli me tipik eshte ky krimb. i nje gjyshi krimineli fanatik, nje babe sigurims gjaksor, ne nene……Çdo njeri normal do te rinte rehat ne punen e tij. Por geni……….

  8. syri says:

    Me falni por me “loqe” se ky ndi vetem Fatosi dhe Luli jane! Keta kane probleme me intelektin! Berisha eshte vrases por nuk eshte budalla! Rama eshte piktor por nuk eshte i leshte njelloj si Saliu! Edhe Meta eshte fshatar i zgjuar!

  9. Pantera says:

    Ilir Meta , hajdut i papenduar , nuhates i temershem i eres se parase dhe oburra me vrap se e lane jashte tepsise. Doli me vrap te mbeshtese qytetaret e unazes , o sa rob i peshtire .

  10. Tonini says:

    Po si ste vjen turp,po ku krahasohet e sotmja me te djeshmen,po dje ketu ishim te gjithe,e pame me ze e me figure,po ashtu pame dhe shitjen e albpetrolit,po pame e ndigjuam shume gjera,qe sot as nuk mendohen,po inati qe keni ju me E.Ramen,nuk eshte inati dhe problemi i shumices.Po a ka korrupsion sot,a ka drejtus te papergjegjshem,a ka mashtrus,a ka pa moral ne administrate,po ka,ka shume ,po nder ata jeni dhe nje pjese e ju te kazanit,po ado kete,po patjeter do kete,po kemi shprese se me ngritjen e instuticioneve te reja te drejtesise,do zvenitet ndjenja e pandeshkushmerise,do filloje ndeshkimi i atyre qe ishin dhe ketyre qe jane,do futen ne eficence organet e drejtesise.Me durim dhe ti me shoke

  11. Palla says:

    Epo eshte hajdut vet ( u kap me bllok) ai qe I kap hajdutet e tjere

  12. Vlora says:

    Vjedhja eshte e hapur, qe nga projekti pa gare deri te procedura e tenderimit. Kjo eshte e qarte per secilin prej nesh. Shqiptaret shkuan nga bresheri ne bresher. Pjesa me e madhe e fitimit do shkonte ne xhep te Kryeministrit. Kjo eshte e qarte. Kushdo qe merret me tendera publik e di sesi funksionon. E gjitha eshte e orkestruar per te futur ne xhep taksat tona nga E.Rama and Co. Shqiptaret jane ne udhekryq, nuk kane me alternativ. Edi Rama zhgenjimi me i madh i shqiptareve. Te Stadjumi eshte aksioner, te teatri tentoj, te Unaza po dhe ne te gjitha koncensionet e tjera te medha.

    1. Alb says:

      Jepi Vlora deliro!
      I paskeni ngjare te ghithe Saliut more derezi. Si i kurdisni keto shpifje more intrigant me damke. Ketu tek Tema e gjete ti ti thuash keto monstruozitete?
      JAZEK!

  13. BUJARI JU DEGJON says:

    Ma ke brisk ate gjuhe,mor Andi!… Je berber i vertete!…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje