Masakra e 4 shkurtit në Tiranë, Ruçi: Mirënjohje për dëshmorët, Shqipëria europiane i ka rrënjët tek vlerat antifashiste

4 Shkurt 2019, 10:24Politika TEMA

Sot mbushen 75 vjet nga masakra e 4 shkurtit në Tiranë. Në përkujtim e nderim të viktimave të kesaj masakre, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, u shpreh se “4 shkurti është një memorial i dhimbjes që shkakton një krim lufte.

Të gjithë ne duhet të përulemi me respekt, nderim e mirënjohje të thellë para dëshmorëve, partizanëve dhe veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Clirimtare.

Lavdia është për ata, çlirimtarët, që e rreshtuan Shqipërinë në anën e duhur të historisë dhe turpi është për kolaboracionistët, për të cilët Shqipëria demokratike ruan të njëjtin vlerësim si edhe vendet e tjera demokratike”- tha Ruçi.

Sipas tij, Shqipëria europiane, për të cilën po punojmë e kontribojmë të gjithë, i ka rrënjët te vlerat antifashiste të shqiptarëve.

Viti 2019 është jubileu i 75 i çlirimit të Shqipërisë. Me këtë rast, u bëj thirrje të gjitha institucioneve të shtetit që të fillojnë përgatitjet për të kremtuar me krenarinë legjitime që meriton kjo ngjarje madhore e historisë sonë kombëtare”- theksoi Ruçi.

5 komente në “Masakra e 4 shkurtit në Tiranë, Ruçi: Mirënjohje për dëshmorët, Shqipëria europiane i ka rrënjët tek vlerat antifashiste”

  1. Gjakova says:

    Te vlerat antifashiste ten satëme, gomar. Se s’ka vlera te tjera Shqieria. Po ju me antifashizmin ç’fare bete me pas? Nuk bete vëllavrasje. Hajvan.

  2. ? says:

    Shqipëria europiane thuhet nëse jemi në Azi (o këlysh bushtre )

  3. faro says:

    L. N. CL eshte periudhë historike që lartëson popullin, i cili u ngrit MASIVISHT, kundër pushtuesit dhe Përkrahësve të tyre. Pikërisht këta përkrahës tepër të zellshëm, arritën deri atje sa masakruan derë më derë, tiranasit me vrasje masive. Brezi i tiranasve të atyre viteve, e dinë mirë se çkane hequr!
    E tmerrshmja është se shumë nga këta bashkëpunëtorë sh të zellshëm, po nderohen sot paturpësisht, madje edhe me tituj kombëtare.

  4. Kalec Dega says:

    4 deshmore mirenjohje

    Me rrenje antifashiste

    Jemi Evropiane…. trumpeton sekretari i PP

  5. Flutura says:

    Pas Luftes dolen shume “trima”. U bastardua e u amplifikua me ” partizane femije 12 vjecare “deshmore” pa lidhje. U perndoqen nacionaliste te ndershem, qe nuk i kishin lyer duart me gjak, pastaj Sistemi Bolshevik shketerroi inteligjencen e vuri ate nen pushtetin e fshataresise e klases punetore…etj
    Sidoqofte rrjeshtimi me Aleancen Antifashiste e shpetoi vendin nga copetimi i metejshem, duke u njohur nga amerika qeveria e Enver Hoxhes
    Ne e hoqen ne kurriz ate kohe te shemtuar, por ne fund fare ajo qendrese sado simbolike kunder fashizmit eshte e vertete.☺️

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje