Replika PS-LSI te Ligjet/ Manja: Jeni zëri i Presidentit, reagon deputetja: Muhabete 5 lekëshash

4 Shkurt 2019, 12:29Politika TEMA

Komisioni i Ligjeve po shqyrton sot dekretimin e Presidentit Meta për ligjin për “Noterinë”, per te cilin maxhoranca e ka deklaruar voten kunder.

Pak ditë më parë, kreu i shtetit ktheu për rishqyrtim projektligjin për noterinë me argumentin se ai ka mangësi ligjore dhe nuk është në përputhje me Kushtetutën e vendit.

Mbledhja e sotme eshte shoqeruar me debate dhe replika mes paleve.

Kreu i komisionit te Ligjeve, deputeti i PS-se, Ulsi Manja ka theksuar se LSI eshte zeri ne Presidentit.

Manja: Kemi dalë në fazën e diskutimeve të dekretit. Fjalën po ja jap zonjës Caka, se e ka kërkuar me pare. Dhe meqë është edhe zëri i Presidentit në komision.

Silva Caka: Leri komentet Ulsi, muhabete 5 lekshash

Kujtojme se maxhoranca ka vendosur që dekretimin e Metës ta rrëzojë, duke lënë ligjin në fuqi ashtu siç e kanë miratuar në seancë plenare.

Krahas këtij ligji, Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend edhe ligjin për “Kadastrën”, ndër ligjet më të rëndësishme për procesin e pronësisë në vend, i cili është pjesë e paketës së reformës së pronës.

Argumentet e Presidentit në këtë projektligj duket se kanë bindur maxhorancën, e cila ka vendosur që disa nga rekomandimet e kreut të shtetit t’i marrë në shqyrtim dhe t’i miratojë ato.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje