Ndërsa Bashkia e Tiranës po i afrohet finishit të ndërtimit të Bulevardit të Ri, nga ana tjetër Bashkia e Kamzës, jo vetëm që s’ka bërë asgjë për të lidhur dy anët e lumit Tirana, por në vazhdimësi vijon të tregohet jo bashkëpunuese dhe në kundërshtim me interesat e qytetarëve, të ndosë ambientin përreth.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili sot lajmëroi hapjen e segmentit të dytë dhe inspektoi punimet për segmentin e tretë të Bulevardit të Ri, nuk e la pa koment situatën e krijuar në anën tjetër të Lumit të Tiranës, në Bashkinë e Kamzës.
Sipas tij, në vend që Bashkia e Kamzës të punojë për të përmirësuar jetën e qytetarëve të saj, sjell çdo ditë në Tiranë protestues që pengojnë projektet e Tiranës, duke iu referuar protestave për Unazën e Madhe.
“Teksa shoh kontrastin, tani që po i afrohemi lumit dhe ku investimi ynë i lumit të Tiranës na ndan nga bashkia që vjen e proteston çdo ditë në Tiranë; teksa shoh që ana përballë lumit vazhdon e hidhen plehra, të digjen plehra, i gjithë tymi vjen në Tiranë, u them që ju mirëpresim!
Tani ju kemi bërë edhe një bulevard të ri, mund të vini të protestoni për çdo gjë, por fillimisht na tregoni, si e bëni ju këtë punë! Dhe para se të mobilizoheni të rrëzoni qeverinë dhe ata që kanë sjellë gjithë këtë zhvillim e progres për Tiranën, na thoni nga kush duhet të marrim shembull”, u shpreh Veliaj.
Ai u shpreh se pavarësisht këtyre përpjekje për të bllokuar punët, Tirana do ecë përpara duke çuar deri në fund projektet e transformimit të saj.
“Unë nuk besoj që në Tiranë duhet të vazhdojnë të hidhen më plehra në lumë apo në Lanë, apo në Erzen; nuk besoj se duhet të digjen më plehra, ndërkohë qe kemi një mënyrë moderne sot të përpunimit; nuk besoj që rruga, dhuna, pengesa, sabotimi është mënyra për të ecur përpara”, tha kryetari i bashkisë.
Bulevardi i Ri duhej te lidhej me bulevardin Zogu i pare me nenkalim, qe do te lehtesonte shume trafikun e unazes, sic po veprohet ne shume shtete, nenkalime dhe rrethrrotullime.
Ne foton e pare shikon ne te majte te Veliajt, kushuririn e S. Abazit qe po jep mendim te harta…..!!!?
Nuk ka ndonje arkitekt bashkia per keto projekte te rendesishme ?
Brravo Erjon Veliaj je njeri punetor qe me leket e pensionit te mamase i sherben komunitetit .