Eni Vasili, si Berisha për videot e orgjisë: Në Santa Quaranta jemi filmuar të gjithë, me të gjithë

4 Shkurt 2019, 21:33Politika TEMA

Eni Vasili ka bërë një shkrim për përdhunimin e një adoleshenteje në Kavajë, nga bashkëmoshtarët e saj.

Sipas Vasilit, faj për këtë përdhunim është i politikës, që jep shembull negative me shantazhet me video erotike.

Shkrimi i Vasilit

Tmerri që përjetoj cdo herë që lexoj detaje të reja rreth përdhunimit të vajzës 14 vjecare në Kavajë besoj është i cdo gruaje në Shqipëri.

Lotët më mblidhen në grykë për fatin e atij fëmije që nuk është e vetmja që hesht për dramën e saj. Dhe këtë e di jo vetëm si grua por edhe si gazetare që ka mbledhur kaq shumë rrëfime e ka dëgjuar po aq histori.

Por në këto radhë nuk dua të flas as si grua e as si gazetare e angazhuar. Do të  flas si gazetare e politikës që prej 15 vitesh ka krijuar një platformë mediatike ku cdo ngjyrë e politikës presupozohet të vijë të flasë për alternativat, për cka bërë e çfarë duhet të bëjë, që kryeministrat e ministrat të japin llogari para qytetarëve edhe pse ka kohë që duket se llogari japin vetëm gazetarët para  pushtetarëve .

E vërteta është që banaliteti i politikëbërjes po mbyt shoqërinë në cdo qelizë dhe ulërima vjen edhe nga kjo ngjarje në Kavajë .

Ju kujtohet Baba Taku dhe çanta e tij? Diçka fshihej aty, ca video apo ca dokumenta shantazhonin dikë, nuk u bënë kurrë publikë por ndoshta ankandi i tyre është bërë tjetërkund. Po IMSI-catcher ju kujtohet? Thuhet se ka përgjuar shumë politikanë por nuk dolën kurrë në publik, diku mund të jenë shitur apo shkëmbyer edhe ato.

Po çimka ne zyrën e Saimir Tahirit, video e Brazilit me protagonist Ditmir Bushatin? Ju kujtohet sa shume kemi dëgjuar për të në parlament? Thuhet se ka edhe një për Gjushin me Avdylajt, edhe një për  Damianin me Bajrat, pa harruar atë të Santa Quarantës ku janë të gjithë me të gjithë. Thonë që ca video për Edi Ramën i ka PD ca të tjera i ka Rama për Berishët dhe Bashistët.

Dhe në gjithë këtë zallamahi shantazhi dhe intrige politike disa adoleshente nga Kavaja menduan të bëjnë të njëjtën gjë. Të bëjnë një video e të shantazhojnë një minorene.

Pa hequr asgjë nga indi kriminal qe këta adoleshentë kanë ndër vete, pa hequr asnjë përgjegjësi nga familjet e tyre që kanë prodhuar me edukimin apo mosedukimin e tyre disa mostra njerëzore, të rrimë shtrembër e të flasim drejt, unë mendoj që nuk janë të vetmit fajtorë edhe pse para gjykatës do përgjigjen veç ata.

Çfarë duhet të presim nga adoleshentët e një  shoqërie që dhunohet çdo të enjte nga  140 të zgjedhurit e popullit që sherrosen si në bilardon e lagjes me fjalët më të ndyra?

`Mos me caj ketë “ e  “më hëngsh atë“ i serviren sot publikut si modele dhe standarte komunikimi po aq sa modeli i shantazhit me video, foto e cdo gjë që dikë e implikon diku.

Nuk ka më rëndësi çfarë është e vërtetë e çfarë jo, por sa shumë flitet dhe sa shumë dëmtohet kundërshtari prej këtyre akuzave e shantazhave pa fund.

Ata 7 adoleshentë nga Kavaja që  kryen një akt barbarizmi mesjetar sigurisht  nuk e dinë që jetojnë në erën e post-truth ku faktet nuk kanë më rëndësi. Por ata dinë shumë mirë  që rëndësi ka se kush posedon videon.

35 komente në “Eni Vasili, si Berisha për videot e orgjisë: Në Santa Quaranta jemi filmuar të gjithë, me të gjithë”

  1. Pace pilaf says:

    Me vjen keq ku ka perfunduar Shqiperia me kete lloj gazetarie. Sot burimi i vetem i besueshem dhe qe e ndjekim me kersheri eshte ERTV. Shpresoj qe kryeministri pasi te lere detyren ne 2041 ta vazhdoje seriozisht kete nisme te mrekullueshme dhe kaq te begate per shqiptaret. Faleminderit.

    1. Albi says:

      Po te hash gjithe diten pace pilaf mire e ke se vetem me ERTV shkojne. Shto dhe zorret se nuk ka monolog qe nuk i permend ER-ja. Filloje me ato te hollat.

    2. Al says:

      2041!!! na qive nenen na le fukarenj tere jeten

    3. T says:

      Ikë moj që e quan vehten gazetareTl je vec nje kazan mediatikPo te jetë i zgjuar ai buri qe ke se fundmi duhet të largojë nga kjo pune se do lesh namHe se harova ma puthë pak saliun kur ta therasashes cdo dy jave kriminelin

  2. qazim says:

    Me vjen keq moj zonje por ke harruar te renditesh perdhunimin qe i ben ti dhe koleget e tu gazetar nepermjet ekranit gjithe opinjonit pothuaj cdo mbremje.Eshte nje monstruozitet menyra se si ju perpiqeni ti beni lavazh trurit te njerezve.Mungon etika e komunikimit e respekti i ndersjellte me te ftuarit ne emisionet tuaja,glorifikohen me vend e pavend situata nga me banalet e njerez me personalitete shume te dyshimta.Nuk perpiqeni te trajtoni probleme me interes te vertete per publikun por perpiqeni te gjeni vec skupe per te fituar audience.

    1. Lini says:

      Me e drejta.
      I ke rene ne te

  3. rozi says:

    E di që s’e ke keq pace pilaf? Vërtetë është për të vënë duart në kokë, kazani po vlon…tani kam filluar të ndrroj kanal kur fillon Eni Vasili, e padurueshme…kam shpëtuar që s’i shoh emisionet politike më, as Enin, as Fevzon, shoh më mirë kanalet suedezë, 15 minuta lajme kanë pastaj trajtojnë tema të ndryshme, ose vë muzikë. Po të kem interes se c’bëhet në mëmëdhe, lexoj gazetën Tema, edhe Ditën e kam hequr nga lista që kur Andrea Stefani s’shkruan më.

    1. Al says:

      Aman gazeten tema lexoke vetem prralla lexoke .

  4. Flutura says:

    C’eshte kjo lajthitje! Tamam kazan. D.m.th femijet edukohen nga politika si dikur nga nena Parti. Ne asnje vend te botes ne raste te ngjashme, qe jane shume te shpeshta, nuk ka dhe nuk mund te kete nje aresyetim te tille; pra qe kriminelet dhe njerez me shkarje mentale jane te tille per shkak te politikes. O zonje! -kontigjente te tilla ka pasur ka edhe do kete sa te jete bota. Problemi eshte edukimi i femijeve nga familja e shkolla si te mos bien pre e ketij kontigjeni.
    Jini nje goxha kazan ?E paska fajin Edi Rama qe lindin njerez genetimisht te deformuar!
    Po qe ka gazetare kaq diletant kush e ka fajin?!?

    1. Bureto says:

      @Flutura! Ndaj të njëjtin mendim me ju.

  5. Po te shikojne ty me qim peken e shume bastarde qe ju bie te fiket per kriminelet keshtu do katandisen adoloshentet.
    Duke pare pedagoget demagog qe cdo mbas dite dalin neper emisionet tuaja dhe mbrojne hajdutet dhe kriminelet dhe te nesermen shkojne para studenteve tju shplajne trurin,keto skandale do kemi.
    Ju jeni kavjet e politikaneve per shplarje truri per vellavrasje per te mbushur xhepat tuaj.
    Juve nuk ju intereson se shker…..e vriten mjafton qe ju te mbushni xhepat dhe uji te shkoj ne mullirin e atij qe ju paguan.
    Shembuj ka plot per ju plehrat se si po e percani popullin ne keto 28 vjet.
    Urrejtja dhe krimi nuk ka qene me keq se ne keto 28 vjet

  6. Ladi says:

    kjo mendje lehte, kujton se te gjithe njerzit ne Shqiperi, perfshi edhe adoleshentet, e kane mendjen tek politika e dites, pasi kjo eshte puna e saj: fjale, politke, fjale, politike, c’do dite te javes!!! Harron qe stacionet e tv, pervec frustimit politik te perditshem qe i bejne popullates, kane edhe platforma dixhitale me kanale seksi nga mengjesi ne mengjes, pornografi 24 ore ne dite…

  7. ilir says:

    Eni, nuk lahet m..i me shu..e. Thirrja jote eshte kunder balanizmave te krereve te Politikes, te Deputeteve te Kuvendit tone, por kur kujtoj qe heret emisionet e tua, vendin qe iu ke lartuar Krereve te Politikes ne qiellin dhe mbitoken e Shqiperise me temat dhe ate c’ka kane rrezatuar ne komunikimin me Ju, dhe qe prej andej ne hapsiren mediatike mbarekombetare, atehere po ju pohoj me shume force se veprimtaria jote ne detyren e gazetares ka sherbyer negativisht, ne kundershtim me interesat e shumices, thjesht sikur era e jashteqitjes.
    Pse moj Eni, nuk ka mundesi qe te marresh ne intervista ne studio persona qe e duan Atdheun, Shqiperine me shume se gjithcka, qe vazhdojne te sakrifikojne per Shqiperine, shoqerine, familjen. Pra, persona qe jane modeste , fjale-pak, qe jane opozita e vertete, aspak hipokrite, aspak dredharake, te drejtperdrejte si intelektuale te medhenj. Midis te cileve do te “zbulohej” deputeti i ardhshem, udheheqsi i ardhshem.
    Eni, je vet-asgjesuar, ndaj edhe shumica e komentueve jane te indinjuar me Ju, sepse ata nuk duan te shohin me ne ekrane Berishen, Meten dhe Moniken, Bashen dhe Mediun, e tj.

  8. Nani mut si per her says:

    Eni jam dakort por po jap dhe ca shembuj te tjere.Kush i hapi armet dhe e beri Shqiperine western?Nen qeverisjen e kujt trafikoheshin vajzat e reja per prostitucion? Nen qeverisjen e kujt u vrane dhe femije ne punishtet e vdekjes qe punonin per nje cope buke?Nen qeverisjen e kujt ngelen femije jetime se prindi tyre nuk kishte te drejte te protestonte kunder hajnave qe i pame me ze e figure?E sa e sa te tjera qe i dine te gjithe por vetem ti nuk i dike .Por sa mire i di keto te sotmet.Por po te thonin ty sot se babai jote i vertete eshte gjyshi dhe ate qe ti ke menduar se eshte y’tate te del papritur vellai jote c’fare do thoje?Mos u pergjigj se po ta them une.Si karakurve kazani do ndjeheshe e lumtur.Si njeri tjeter mbase do thoje (dhe me te drejte) me hengershi ate qe sthuhet,dhe te gjithe do te jepnim te drejte dhe do jepje shembullin me te mire per burra gra,pleq e femije se si gjeja me e shtrejnte ne bote familja duhet te mbrohet e para.por po te ishe tjeter njeri.Por e thash ti si karakurve kazani duhet te maresh dhe ti nje luge e ti hash mutin Rames pa pasur frike se po jep shembull te keq tek femijet e ketij populli.Ne emer te popullit ti dhe gjithe kazani me kurva e sumlepirsa ti hani mutin Rames e gjithe atyre qe jane njerez e jo kafshe si puna juaj.Yt fare e keqe cibani ketij vendi.Mos beni moral eshte gjeja me e mire per ju.

  9. Jani says:

    Te drejre ke z Eni
    Po ata politikanet na i servirni ju cdo nate

  10. vang says:

    Shpesh e fton Salianjin ne emisionin tend dhe e lejon ate te fyej dhe ironizoje e te tallet me kedo qe shkon kundra tij,Ti moj zonje jo vetem nuk e ndalon ate birbo por edhe qesh me ato qe thote. Ai eshte nga ajo paste (tani sikur e ka ulur tonin) qe te le pa mend me budallalleqet qe thote sa qe ka shpetuar mire deri tani pa ngrene ndonje dru te mire.

  11. j says:

    Nga nje popull që jeton në mesjetë,mund të presësh vetëm veprime mesjetare.

  12. mik says:

    Asht zgjedhja e personit te fleje me vullnetin e vet me ke te doje, per sa kohe qe nuk i ban keq kujt. Mos u mundo me poshteru te tjeret per ate qe e bejn te gjithe.
    Gjykimi i jot duket shume primitiv, qellimi edhe ma i keq.
    Ky asht argumenti jot ?!

  13. Ariu says:

    O eni…ik se na hape barkun dhe bli ndonje stilolaps e bllok shenimesh se e ke skrivanine drangullac.

  14. Beni says:

    Ueee ca artikulli, ska mundesi!!!

  15. zenelaj says:

    Nuk po e kuptoj pse mi hiqni komentet te dashur gazetare,kur jam brenda gjithe rregullave te etikes.Censura eshte ves i trasheguar,ndersa per ju qenka virtut.

  16. asd says:

    Mire ti zonje dhe gazetare e angazhuar etj, etj, ne kete artikull duket sikur te jane “ngritur nervat” me politikanet tane, pse nuk u ben pikerisht keto pyetje ketyre derrave kur te vijne ne studio, pse nuk i gjurmon vete apo me gazetare videot e tyre dhe ti besh publike menjehere sapo te “fillosh betejen” ne studio ? Pse nuk i zhvesh lakuriq keta ndyresira ? Ne se ju i beni pyetjen e “bukur” ; Se si do ta transformoni Tiranen, apo per reformen ne drejtesi, apo per shtrimin e rrugeve etj etj… duket ose insinuohet sikur cdo gje shkon mire, por vetem “pak gjera” nuk shkojne sic duhet. Une ne vendin tuaj do te sillja ne studio nje mitroloz dykembesh, do ta vendosja ne tavoline, dhe do ti beja pyetjet me te padeshiruara per ta me kercenimin qe po genjyen do ti vrisja vete mu ne mes te studios. Hard Talk ne vend te Bullshit. Gjithnje. Jo vetem kur ka nje ngjarje te trishte si ajo e 14 vjecares se gjore, ku edhe ne kete rast po i beni vetes “publicitet” si “grua” dhe si gazetare e “angazhuar”.

  17. Tam tam says:

    Moj ti e wetquajtur gazetare, nuk di ku e ke bere shkollen e gazetarise ti, por emisioni yt eshte nje nga emisionet me cedukues per te rriturit qe te degjohne pa le per te rinjte. Genjeshtrat dhe shtremberimet e fakteve qe nxjerr nga goja ti besoj vetem ne kazanin e medias shqiptare i gjen. Mos flit per edukimin ti, a po me fal tani paske gjetur dike qe ti mbyll vrimat.

  18. syri says:

    Cfare gazetare dhe jo vetem e peshtire. Thone e cfare nuk thone. Po ku eshte gazetaria investigative? Ani shkruan qe te thote neser- nuk jam une ne video. Kjo nuk e kupton shantazhin qe ben ne emisionin e saj? Shqiperi e mjere!

  19. ta says:

    nuk ka faj ka fjetur me berishen//////////////

  20. Kulaku says:

    Teorit skane asnje vlere si denancim i tille…..lufte lufte te vazhdueshme nga te gjithe kunder. Korupsionit…ndrysge nje popull skallav ndaj politikaneve do te mbetete shqiperia perr jete.

  21. Petriti says:

    “Lotet me mblidhen ne gryke!??? PO lotet sikur dalin nga syte dhe jo nga fyti?
    Mire se paska nderrruar shqipja por paska nderruar edhe anatomia!!!

  22. O ZONJA ENI,,,TI THUAJ SHYQYR QE KEMI KETO LLOJ POLITIKANESH,,,,SE NDRYSHE TI, NUK DO BEHESHE GAZETARE VARI LESHT,,,DO PUNIJE NE RROBAQEPSI ME SHOQET,,,FAL KETYRE POLITIKANEVE,,USHQEHESH TI,,,SHKON DHE NEPER HOTELE SI ,SANTA QUARANTA,,,

  23. Gjon Leka says:

    Mendohu Eni, se pastaj do të jetë vonë. Ke qenë e je në anën e imoralëve, hajdutëve e vrasësve. Ke kontribuar në degjenerimin e rinisë. Se e drejta mënon por nuk harron,

  24. Berti says:

    Kjo gazetare funderrine i qendron besnike gjithmone kriminelit Berisha aq sa tani ka filluar ta imitoje ne gjithçka.

  25. shoku says:

    Kujt i hyjne ne pune mendimet e tua? Cila je ti njehere?
    Une kam arritur ne perfundimin se nje takem si puna jote, cfare shkruan jane per publikun, por cfare mendon ne realitet eshte e kunderta e asaj qe shkruan.
    Dhe kjo kategori quhet HIPOKRIT, MASHTRUES, FALS.
    Do me?

  26. Klea says:

    Eni Vasili punon ne nje vend pune qe nuk e meriton
    Je shume e ulet si gazetare. N.q.se ke marre persiper te besh Nafijen me keq, por po te them se cfaqesh komplet psikopate histerike. Kam vene re se gjithmone mban krahun e te keqes. P.sh. me ato grate e denuara edhe per vrasje, i moret i intervistove bere dhe liber pastaj bashke me ate tocin e ministrise se drejtesise i bete dhe kengetare. Turp. Abuzues. Na neveritet te shohim emisione te topi.

  27. avokati says:

    Moj Anila Basha a eshte e vertete qe ti moj makute i ke vjedhur aksionet shoqes dhe koleges tende L.? Ktheja se ilace do ti pish tere jeten. Mos e mendo se makuteria jote do te shpetoje keshtu. Ate e mban shenim Zoti. Lugat gazetare!

  28. moni says:

    Kjo foto e Enit ne artikull…si tyryfycke qe po gezon adoleshencen me vonese tek Santa Quaranta… se kur ishte 18 vjec s’ja varte njeri….
    Rasti ne fjale eshte fatkeqesi, por kini parasysh o njerez te mire qe ne USA p.sh. ndodh nje perdhunim gati cdo 2 minuta!!! Kush eshte fajtori??? Kesaj pyetje veshtire t’i pergjigjesh. Po doli ndonje ekspert dr.shkencash (pa plagjiature) le te na e sqaroje… Por sic thoshin gjysherit dikur… mos shaj femijet e botes se ke femije vete….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje