Ndryshimet në rregulloren e Kuvendit, Fatmir Xhafaj: S'duhet ndërhyrë, është zbehur roli i deputetit

6 Shkurt 2019, 11:57Politika TEMA

Komisioni Ligjeve po diskuton ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit. I pranishëm në Komision ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj tha se kjo ndërhyrje nuk është gjë e mirë.

“Nuk është gjë e mirë që të ndërhyhet në rregulloren e kuvendit. 8 here nga 2005 deri tani është ndryshuar rregullorja. Megjithatë ku ka nevojë mund të ndërhyhet. Dakord që duhet të jetë një proces konsensual.

 Propozimet meritojnë vëmendje që të kemi një projek që të jetë i qëndrueshëm në kohë. 

Duhet te perqendrohet tek roli i deputetit në procesin ligjbërës dhe në marrëdhëniet me zgjedhësit. Këtë do dëshiroja të shihja.

 Ndryshimet e bëra ndër vite kanë zbehur rolin e deputetit që janë shndërruar në kartona se sa në integritetin e tyre.

Duhet parë edhe mënyra se si funksionojnë komisionet parlamentar dhe nuk ka pse të nxitojmë ndonjëherë. Duhen parë edhe cilësia e stafeve në komisione dhe të deputetëve.

 Dispozitat për komisionet parlamentare dhe ato të posaçme janë të paqarta. Proceset e monitorimit parlamentar janë të dobëta.

 Jo thelbësor ku duhet të shqyrtohet, rëndësi ka thelbi i rregullores në përputhje me kushtetutën.

 Kalimi në këshillin për mandatet dhe rregulloren mund të jetë momenti final, pasi të jetë diskutuar në komisionin e ligjeve”, u shpreh ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje