Sekretari socialist: Më 16 shkurt opozita proteston për rilindjen e Berishës dhe Bashës, ka skenarë destabilizimi

6 Shkurt 2019, 12:00Politika TEMA

Protesta e paralajmëruar e opozitës më 16 shkurt në Tiranë dhe përpjekjet për të krijuar masivitet në pjesëmarrje, nuk ka kaluar në heshtje nga ana e mazhorancës.

Zv.sekretari për Bashkëqeverisjen e Aleancat ne PS, njëherësh numri dy i Ministrisë së Mbrojtjes Petro Koçi është shprehur se opozita proteston për rilindjen e Berishës dhe të Bashës, dhe ka si qëllim vetëm destabilizimin e vendit.

Sipas tij, pavarësisht se PD e ka ndryshuar kryetarin, filozofia e saj e të bërit politike është ajo që ka pasur që ditën e parë, nga dhuna në dhunë dhe nga grushti i shtetit në grusht shteti.

Më 16 shkurt opozita proteston për rilindjen e Berishës dhe Bashës.

Skenarët e destabilizimit të Shqipërisë përputhen plotësisht me moralin e interesave politike të opozitës.

PD kryetarin e ndërron por zakonin se harron! Nga njëri grusht shteti në tjetrin shkon!”, reagon Koçi në rrjetin social.

Sekretari socialist shprehet dhe për grevën e pedagogëve të universiteteve, duke nënvizuar se “një pjesë e pedagogëve po bëjnë lojën e universiteteve private, duke stimuluar krizë me bojkote në UT!

PD dhe LSI kthyen në universitete organizatat bazë dhe byrotë e partisë!”(TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje