Dashamir Shehi thotë se marrëveshja Rama-Basha ishte e dëmshme për opozitën.
“Më vjen keq që entuziazmi dhe shpresa për një Republikë të Re u çmontua me një marrëveshje pa shumë vlerë, e dëmshme për opozitën, që ka krijuar dyshime që po i vuajmë edhe sot.
Prandaj duhet protestë masive për t’i thënë shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve që ky njeri që qeveris sot vendin ka humbur kontrollin mbi ambientin politik”, u shpreh Shehi.
Kreu i LZHK-së shtoi se njerëzit e kanë kuptuar se Edi Rama nuk është njeriu i përshtatshëm për kryeministër: “Është agravuar situata, edhe ata që kanë pasur dyshimin se ky njeri rekuperohet, e kanë kuptuar që nuk rekuperohet më. Justifikimet e tipit LSI-ja, kazani, timoni, nuk ecin më.
Njerëzit e kuptojnë që jo vetëm që nuk është bërë më mirë, por u bë më keq. Prandaj protesta është mjeti i vetëm për ta larguar këtë njeri”.
“Ne gjykojmë që protesta do të shërbejë për të rrëzuar zotin Rama, për të krijuar një qeveri tranzitore, me një ekzekutiv të përbashkët të të gjithë palëve dhe pastaj për të shkuar në zgjedhje politike të lira e të ndershme. Më pas, shqiptarët të zgjedhin këdo që mendojnë, majtas apo djathtas qoftë”, shtoi Shehi.
Gjithashtu, kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK), deklaroi në Top Channel se nuk do të ketë zgjedhje me Edi Ramën.
“Nëse zgjedhjet bëhen me Ramën, nuk ka zgjedhje, por vjedhje siç kishte herën e fundit. Unë gjykoj që politikisht e kanë humbur peshën. Zgjedhjet do të bëhen pa këtë njeri i cili mbolli Shqipërinë me drogë dhe me paratë e drogës bleu zgjedhjet. Ne nuk e pranojmë më këtë skemë. Zullumet e këtij personazhi janë bërë kaq të mëdha, saqë miqësitë ndërkombëtare nuk i mbyllin dot më. Kancelaritë e huaja e kanë kuptuar që ky djalë e ka tepruar”, tha Shehi.(TemA)
O Plonc ,mos pi shume me 16 shkurt se do te duket manalli I Rames shume I gjate ,kur te ja rruash me brisk,
Ik o kokra e pijanecit ordiner. Rames do ti rruani palloshin. Vota popullore do te nxjerre edhe nga pijetorja e lagjes ku pi raki dhe masturbohesh edhe psiqikisht. Pleh, pace, plonc
IK MOR dash pi ndonje teke,,,,se nuk je per politike ti,,,per raki,meze po…///