Ky është momenti kur një baba lë fëmijën e tij brenda trenit dhe del për të pirë një cigare dhe papritmas trenin niset me foshnjën brenda.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur ai vendos në karrige foshnjën e tij dhe del në platformë për ta ndezur një cigare, por dyert u mbyllën befasisht dhe u nis treni.
Megjithatë ishte një pasagjer tjetër që rastisi të jetë brenda trenit së bashku me foshnjën, që i tregoi shoferit se çfarë ka ndodhur i cili më pas ndali trenin për t’u ribashkuar babai me foshnjën.
Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Cleveland të Ohios gjatë muajit të kaluar. (TemA)