16 shkurti, Balla: Me protesta pa protesta, me bojkote pa bojkote PD nuk mund të bllokojë implementimin e plotë të reformës në Drejtës

8 Shkurt 2019, 13:50Politika TEMA

Kreu  i Grupit Parlamentar të PS-së në Kuvendi e Shqipërisë Taulant Balla komentoi nga Elbasani ultimatumin që Partia Demokratike dhe kreu i saj Lulzim Basha i ka bërë mazhorancës në 16 shkurt, ku ka paralajmëruar një proteste masive.

Balla kërkoi që opozita të heqë dorë nga ultimatume që cenojnë integrimin e vendit në Bashkimin Europian, ndaj i bëri ftesë që në seancën e radhës në parlament të miratojë marrëveshjen për anëtarësimin e Maqedonisë  së Veriut në NATO dhe të votojë paketën e reformës zgjedhore.

Opozita te heqë dore nga këto ultimatume që cenojnë rrugën tonë drejt fillimit të bisedimeve për anëtarësimin në BE. Të gjithë e dimë që në këtë proces shumë i rëndësishëm është edhe roli që luan opozita. Seanca e djeshme në kuvendin e Shqipërisë ishte një seancë tejet normale dhe apeli im është që këtë normalitet duhet ta vijojmë, sepse ne i kemi besuar opozitës dy role të rëndësishme në punën dhe ndërthurjen që ka kuvendi i Shqipërisë përgjatë procesit të  Integrimit Europian.

I kemi besuar qoftë  Këshillin Kombëtar të Fuqizimit dhe Komisionin  e i Integrimit Europian në Kuvendin e Shqipërisë. Mirëpresim opozitën  që në seancën e ardhshme, që do të miratojë marrëveshjen për anëtarësimin e Maqedonisë  së Veriut në NATO, por që opozita të vijë të  votojmë  së bashku paketën e reformës zgjedhore. Së fundmi kemi një kod zgjedhor që adreson më së shumti tërësisht të gjitha rekomandimet e OSBE ODHIRIT, për të tre zgjedhjet e fundit”.

A ju frikëson kjo protestë PS-në, sepse mund të përdoret edhe dhunë.

Duhet të jetë e qartë që Shqipëria është një rrugë pa kthim në zbatimin e plotë të reformës në Drejtësi. Kush mendon se me protesta, pa protesta, me bojkote pa bojkote mund të bllokojë implementimin e plotë të reformës në Drejtësi, krijimin e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion,  Byrosë Kombëtare të hetimit, e ka shumë gabim.

1 komente në “16 shkurti, Balla: Me protesta pa protesta, me bojkote pa bojkote PD nuk mund të bllokojë implementimin e plotë të reformës në Drejtës”

  1. Kalec Dega says:

    Imagjino Tahirin te jape leksione per luften kunder Hashashit apo Xhafaj per luften kunder krimineleve brena e jashte Shqypnise.

    Kaptine kungull apo pjeper sbesoj e kam per dike tjeter…

    “Ekselenti” i PS pasi nxorri te paster Vangjush Dakon e Durresit/Ramutit… na jep mesime per demokracine…

    Pra perfaqsues i Ps dhe Ripjelljes se Ramiut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje