Barbaria e Partisë Demokratike mbi të miturën e Kavajës

8 Shkurt 2019, 13:20Blog TEMA

Nga Alteo Hysi

Ngjarja e rëndë në Kavajë, është një nga ato ngjarje që i ka lënë të gjithë pa fjalë jo vetëm për traumën që ka pësuar një 13 vjeçare, por edhe më shumë se kaq, për mënyrën çnjerëzore me të cilën është trajtuar publikisht fati i së miturës.

Viktimë e abuzimit seksual në një qytet të vogël, ku të gjithë e njohin njëri tjetrin, si të mos i mjaftonte i gjithë presioni i një rrethi vicioz gjykimesh, vajza e mitur në gjithë këto ditë është ritraumatizuar, është ridhunuar, në mënyrën më barbare të mundshme, publikisht dhe mediatikisht nga ata që me jetën e saj po bëjnë politikë.

Pa respektuar as të drejtën për privatësinë, as ligjin për mbrojtjen dhe ruajtjen e privatësisë së viktimës, eksponentët e partisë demokratike, duket se kanë gjetur te rasti i vajzës ushqimin e përditshëm politik, pa kursyer asnjë detaj nga trauma që iu desh të kalojë.

Të gjithë treguesit në sjelljen e opozitës provojnë se nuk i intereson fati i së miturës por vetëm ta bëjnë copash jetën e saj për qëllime politike. Në një kohë kur vajzës i është dhënë mbështetja psikologjike dhe sociale nga strukturat e posaçme, mënyra më e mirë për ta ndihmuar të tjerët jashtë kësaj historie, është të mos e shfrytëzojnë atë për qëllimet e veta.

Në çdo vend të botës, ku ka politikanë të përgjegjshëm, raste të tilla i lihen në dorë për t’u trajtuar strukturave të posacme që me ekspertizën e tyre mund ta mbështesin viktimën, por ndërsa e mitura e Kavajës është trajtuar në kohë nga strukturat shtetërore, njerëzit e politikës, në mënyrë sa absurde aq edhe çnjerëzore, po bëjnë politikë me fatin e saj.

Rimediatizimi i tejskajshëm, sajimi i çdo lloj historie mbi vajzën nga politika, duke e kthyer atë në qendër të një debati politik të ulët dhe vulgar, është ridhunim i vajzës. E mitura nuk ka nevojë as për deklaratat false, keqardhjen, mëshirën apo viktimizimin që i bëjnë zonjat e PD. Vajza ka nevojë të rifitojë jetën e vet dhe për këtë arsye, politika duhet të ndalë së u marri me jetën e saj.

6 komente në “Barbaria e Partisë Demokratike mbi të miturën e Kavajës”

  1. Sandro says:

    BARBARIA AHAHAHA FUTINI DHE NJE LA BARBARIA..BARBARIZMI.

  2. Flutura says:

    Klodjana Lala, mbreme tek OPINION i binte fyellit ne nje brime. Tek policia “e pa afte dhe jo transparente”. Une nuk di te kete ndodhur ne asnje vend te botes qe policia te gjurmoje adoleshentet ne jeten e tyre pas mesimit, apo te nxjere ne media ceshtje te tilla delikate, perkundrazi personi i demtuar, ne kete rast vajza ose familja, vendos vete te tregoje ne medja.
    Ne te tilla emisione debatohet kodra mbas bregut dhe nuk i afrohen asfare thelbit te gjese dhe si perfundim nuk ka asnje mesazh qe ti vleje shoqerise.
    Qellimi eshte te godasin qeverine.?
    Gazetarja i meshonte akuzes se femijet djem jane krininele, kurse ata jane bij nenash, sugurisht qe kane ber nje krim, por pa e kuptuar qe eshte nje krim. Shoqeria dhe shteti kane per detyre pervec se ti ndeshkojne edhe ti rehabilitojne.
    Sic po veprohet me vajzen gjithaq duhet te veprohet edhe me djemte.
    Eshte nje gje shume e veshtire por jo e pamundur.
    Raste te tilla ndodhin shume rrall dhe kjo nuk e ben shoqerine tone automatikisht te kalbur.

  3. Jimi says:

    Ne fillim kur u publikua ne medie veprim i monstruaz i adolershenteve, mendova se qoftlargu, ky pokitikan antropofag , po shqetesohej per publikimin ne medie te ketij veprimi i cili eshte jashte c’do etike, profesionale, shoqerore, e politike! Shoqerisht teper i denushem. Por c’ndodhi? Ai qe duhej te ishte nder te paret qe duhej te shqetesohej per shperndarjen e ketij lajmi ne eter, ai si nje nekrofil qe gjithe jeten ka qen dhe rri tek vrima e celsit,te dyerve te te tjereve, si ngadhenjimtar rendi ta lancoj i pari lajmin!? Turp nje mije here turp ! Nje njeri qe kerkon te bej politike me dramen e te tjereve eshte kulmi i poshtersise njerezore!?
    Po mire more njerez, po a mund te konsiderohet normal nje i moshuar 75 vjecar, aq me teper politikan dhe “burre shteti” te rendi pas ketyre veprimeve kaq delikate per viktimat, per te perfituar politikisht? Po a ka familje ky njeri, a ka femije, niper, mbesa? A ka ndjere ndonjehere dhimbje ky njeri? A e di ky njeri se c’dhimbje i ka shkaktuar familjes se viktimes veprimi monstruoz i atyre adoleshenteve sadist? A di ky nekrofil se c’dhimbje akoma me te madhe ka krijuar tek familja e vajzes publikimi i atij veprimi, nga ana e tij? Ky veprim i qoftlargut, jo vetem qe shoqerisht eshte shum i denushem, por ne nje shoqeri te mireorganizuar eshte i denushem edhe penalish! Turp per ty more plak i pafytyre!

  4. Americano says:

    Barbaria mori krahe dhe u versul kunder vajzes se mitur s’mbeti studio televizive e portal qe nga plaku pervert 75 jet shpirtgrumosur Sala gjyshi shpirtkazme qe biri I tij Sypeshkaqeni Shkerdheni la femijet e tij jetime me baba gjalle rrugeve te Europes qe ketu fillon shpirtligesia pervesiteti i tyre dhe me berihajn e tyre te ndyre u bene partner in crime dhe e barb-arise se dhunes jo vetem maskiliste, psikollogjike e por edhe sociale..! – Lereni ne privatesine e saj vajzen e mitur, familjen prinderit etj… ! Une behem ulkonje per t’i cjerre ata qe hyjne ne privatsine e femijeve te mij – aq me teper kur femija eshte i/e mitur- 14/15 vjet..’ ne kete rast prinderit e vajzes se mitur qe sapo filluan emisionet per vajzen e tyre te kerkonin me “klithje shpirti” nderprerjen urgjent te emisioneve dhe te nisin ne rruge ligjore troc t’i hedhin ne gjyq te gjithe ata qe u bene pale e kesaj barbarie te paskrupullt psikollogjike lenduese deri ne asht..! Femija urgjent te merret nen kujdesin e psikollogut se bashku me familjen..! Ndiqja nje nga keto emisionet kur njeri prej te ftuareve ne panel e pyeti moderatorin e X emisioni te X-TV:-Sa femije ke?- Dy- pergjigjet ai? – Cfare moshe i ke?
    – Djalin nje vit e gjysem vajzen e kam 14 vjecare!
    -A i ke folur vajzes ndonjere per edukaten seksuale?! – e pyeti ai
    Moderatori u skuq dhe po i mbahej goja i mbeti fjala ne gryke. U kuptua ashiqare se nuk i erdhi mire qe ai i beri pyetje per vajzen e tij, por neper dhembe i pergjigjet:- E ka e ema ate detyre..!
    – Jo jo ti ti vete duhet t’i flasesh vajzes per seksin ngulmonte tjetri..! Moderatori I skuqur e sikletosur ja futi Publicitet ..!
    Dmth moderatori nuk u ndje hic mire kur ai e keshilloi si t’i fliste e edukonte vajzen e tij per seksin ne moshe te mitur e adoleshences, – por ama per ate vajzen e gjore te mitur adoleshente 14 vjec sa mosha e vajzes se tij, – beri emision special !! Po te isha prind i asaj vajzes, do e mbroja vajzen me thonjte e ligjit! Te gjithe qe merren me femijen Tim ne Gjyq,! Te shkruhet apo te behet emision per femijet e mitur me rastin konkret ju merret leje prinderve dhe ne rast se ata japin leje u paguhet demi psikollogjik qe mund t’i shkaktohet vajzes nga emisioni e lajmi, Prinder ndiqeni ne rruge ligjore demin e imazhit dhe psikollogjik ndaj vajzes tuaj

  5. j says:

    Berisha eshtë i qetë se atë gërdallën e së bijës se kapin as qentë e beratit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje