Urdhri i Stomatologut është tërhequr dhe ka anuluar vendimin për rritjen e tarifave dentare.
Në vendimin e firmosur nga Presidenti i Urdhrit të Stomatologut, Nikoll Deda thuhet se vendimi i anulimit është votuar me 34 vota pro dhe asnjë kundër.
“Anullimi i vendimit të Asamblesë Kombëtar të Urdhrit të Stomatologut të Shqipërisë, datë 14.12.2018 për “miratimin e listës së çmimeve dysheme në shërbimet stomatologjike”.
Ky vendim nga Asambleja Kombëtare e Urdhrit të Stomatologut për anulimin e listës së çmimeve dysheme për shërbimet dentare edhri pas hetimit të nisur nga Autoriteti i Konkurrencës dhe qëndrimin kundër këtij vendimi nga Ministria e Shëndetësisë. (TemA)
JE malesor bre Nikoll !!!
Muri luan, burri kurre!
Apo, hajt se mos perfitojme edhe dicka me shume nga keta varfanjake!
Tjua marrim shpirtin ashtu sic po iu bejne edhe te tjeret!
….Nuk duhet te anullonit vendimin, por te qendronit heroikisht
ne llogoren e zbatimit te tij, bile ti shtonit eshe pak ata TARIFA!!!!!
Por….. duhet te dini se te gjithe shqiptaret e vjedhur nga ju do tju uronin me shume dashamiresi;
ATA LEKE TI HANI ILACE PER VEHTE; FAMILJEN DHE FEMIJET TUAJ ! A M I N !!!!!!