Presidenti shqiptar Ilir Meta thotë se për rastin e Unazës së Re në Tiranë janë ndjekur procedura ekstraligjore që sipas tij nuk tregojnë për një vend, ku sundon ligji, por tregojnë thjesht për një vend ku sundon shumica.
Në një intervistë për Zërin e Amerikës, gjatë qëndimit të tij në Uashington, zoti Meta flet dhe për dialogun Kosovë-Serbi, debatet e fundit për situatën e korrupsionit në Shqipëri, pas rastit të tenderave në Ministrinë e Drejtësisë apo dhe përplasjet me Qeverinë, si ajo për kreun e diplomacisë.
Presidenti Meta thotë se për marrëveshjet ndërkombëtare ai mund të autorizojë vetëm ministrin e Jashtëm Edi Rama.
Me zotin Meta bisedoi shefi i shërbimit shqip të Zërit të Amerikës, Arben Xhixho.
Zëri i Amerikës: Zoti President! Gjatë ditëve që keni qenë në Uashington, në takimet që keni patur, ju jeni shprehur edhe për çështjen e dialogut të Kosovës me Serbinë. Beogradit dhe Prishtinës iu është kërkuar që të jenë krijuese në arritjen e një marrëveshjeje, gjë që është përkthyer edhe në mundësinë e shkëmbimit të territoreve, korigjimit të kufirit, ndryshimit të kufijve; një temë që ka qenë tabu më parë. Ju jeni shprehur se nuk duhet të ketë ndryshim kufijsh. Nëse mund t’iu pyes: Përse kjo kundërshti, kur nuk dihet ende se për çfarë po diskutohet?
Ilir Meta: Unë pajtohem plotësisht me ju që është i domosdoshëm, madje është i vonuar, do të thosha, gjithë ai proces që ka të bëjë me përfundimin e dialogut Kosovë – Serbi, pasi ky është një dialog që po vazhdon prej mjaft vitesh. Ёshtë një dialog që u quajt “për normalizimin” dhe tani të gjithë kërkojnë finalizimin e tij, ndërkohë që ne ende nuk kemi një bilanc të plotë të normalizimit dhe të zbatimit të marrëveshjeve të deritanishme. Megjithatë, përsëri unë bashkohem me atë kërkesë, me atë interes të përgjithshëm, sepse është interes edhe i Shqipërisë, po është interes edhe i partnerëve tanë dhe i vet proceseve integruese, të cilave ne iu jemi bashkuar dhe që kërkojmë të fitojnë shtysë të re përmes realizimit të kësaj marrëveshjeje, që kjo gjë të realizohet sa më parë. Por i dimë vështirësitë e deritanishme, të cilat shpresojmë të kapërcehen me reflektim të përbashkët nga të dyja palët, për të krijuar atë mirëbesim, që ka munguar deri tani.
Zëri i Amerikës: Zoti Meta! Të ndalemi tek problemet, tek zhvillimet në Shqipëri. Ju patët një përplasje të fortë me qeverinë për çështjen e ministrit të jashtëm si dhe pas publikimit të qëndrimit tuaj për çështjen e Unazës së Madhe, ku ju kërkuat të anulohen gjithë kontratat dhe projekti të ribëhet nga e para. Shumica iu akuzoi se ju po mbani pozicione politike, që bien ndesh me detyrën tuaj si president i vendit. Madje kryeministri Rama iu cilësoi si drejtuesin më serioz të opozitës. Si iu përgjigjeni ju këtyre kritikave?
Ilir Meta: Në detyrën time si president unë i referohem vetëm Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, interesit kombëtar dhe interesit publik. Në çështjen e ministrit të jashtëm nuk besoj se kërkon shumë energji për t’iu përgjigjur të gjitha kundërshtimeve në lidhje me qëndrimin tim, për arsye se kam qenë mjaft i hapur për çdo zgjidhje për personin e propozuar nga kryeministri. Por nuk besoj se dikush mund të fajësojë Presidentin, kompetencat e të cilit në fushën e politikës së jashtme janë përcaktuar shumë qartë edhe nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, i kërkuar nga vet Partia Socialiste dikur në opozitë për çështjen e marrëveshjes së detit; pra që Presidentit iu kërkua të konfirmojë në këtë detyrë një person, cilatdo qofshin cilësitë e tij të shkëlqyera, të cilin nuk e ka takuar asnjëherë, të cilin nuk e njeh dhe i cili do të firmosë marrëveshje në emër të Republikës së Shqipërisë, të cilat mund të prodhojnë pasoja afatgjata dhe të paparashikueshme. Qëndrimi ka qenë tepër konstruktiv dhe ka qenë një qëndrim, i cili ka patur në konsideratë Kushtetutën dhe detyrimet kushtetuese të Presidentit, edhe interesin kombëtar edhe interesin publik. Për më tepër personi kishte bërë deklarata në një televizion të Kosovës, të cilat nuk kishin asnjë lidhje me qëndrimet shtetërore të Shqipërisë në fushën e politikës së jashtme.
Ndërsa përsa i takon Unazës së re, në mos gaboj, sot bëhen 100 ditë nga fillimi i protestave dhe unë si President, pa patur asnjë paragjykim për shkak të problemit publik dhe protestave të vazhdueshme të transmetuara nga të gjithë mediat, dhe të kërkesave të qytetarëve, kam ushtruar përgjegjësitë e mia, kam kërkuar informacione në mënyrë të vazhduar, në mënyrë të përsëritur. Bazuar në ligjet e shtetit për informim ndaj çdo qytetari dhe zyrtari, po duke u bazuar edhe në Kushtetutën e vendit, institucionet janë të detyruar të japin informacione dhe përgjigje Presidentit për çdo kërkesë dhe për çdo shqetësim, e në fund fare kam qenë i detyruar të mbaj një qëndrim, pasi kam krijuar një bindje, për të cilën jam shprehur publikisht dhe të cilës vazhdoj t’i qëndroj me bindje të plotë: Shpikje të tilla jashtë legjislacionit që vendi ynë ka, jashtë rendit tonë juridik dhe kushtetues nuk tregojnë për një vend, ku sundon ligji, por tregojnë thjesht për një vend ku sundon shumica. Ky është një koncept që nuk ka lidhje me shtetin e së drejtës, për më tepër që jemi në qendër të vëmendjes përsa i takon respektimit të ligjit, përsa i takon rregullave të opinionit publik, përsa i takon çështjeve të konkurrencës edhe nga partnerët ndërkombëtarë. Reflektimi ndaj kësaj çështje mendoj se është në interes të publikut, është në interes të vet qeverisë edhe të përmirësimit të perceptimit për seriozitetin që kemi në zbatimin e ligjit në vend për të ardhmen.
Zëri i Amerikës: Ju u shprehët se një nga konsideratat për punën e ministrit të jashtëm ishte ajo e marrëdhënieve dhe negociatave me Greqinë për çështjen e detit. Tani që ministri i jashtëm u ndryshua dhe erdhi ministri i ri, i cili u ngarkua nga kryeministri për të kryer funksionin e ministrit të jashtëm, më lejoni t’iu pyes: A do të ketë kjo ndikim lidhur me negociatat me Greqinë? Ju jeni shprehur se i keni shumë të qarta kompetencat se cilit institucion mund t’i delegoni autoritetin kushtetues për të lidhur marrëveshje ndërkombëtare në emër të Republikës së Shqipërisë. A mund ta sqaroni këtë? A i ka ministri i ri i ngarkuar kompetencat e plota, që i ka patur i mëparshmi?
Ilir Meta: Do të doja të bëja një korigjim. Duke iu referuar asaj çfarë ka shprehur ish-kandidati për ministër të jashtëm: nuk kishte të bënte me çështjen e negociatave me Greqinë, por kishte të bënte me një qëndrim të shprehur prej tij në lidhje me një kocept të ri, që ka dalë për korigjime të përgjithshme territoriale në Ballkanin perëndimor, sepse nuk ka lidhje me këtë çështje. Ndërsa çështjen e marrëdhënieve me Greqinë e lidha thjesht me vendimin që është në fuqi të Gjykatës Kushtetuese për shkak të marrëveshjes së mëparshme, që u rrëzua pas kërkesës së Partisë Socialiste, i cili përcakton se cilat janë kompetencat e Presidentit dhe të çdo institucioni në fushën e politikës së jashtme për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare.
Për të ardhur në thelbin e pyetjes tuaj, se nuk doja të lija një keqkuptim: Presidenti e ka shumë të qartë dhe autorizon vetëm ministrin e jashtëm, i cili në këtë rast është vet kryeministri, me kërkesën e tij, dhe ai quhet zoti Edi Rama.
Zëri i Amerikës: Ai transferoi kompetencat tek zoti Cakaj.
Ilir Meta: Unë e kam shumë të qartë se cila është detyra ime dhe cili është detyrimi im kushtetues.
Zëri i Amerikës: Jemi ende te bisedimet me Greqinë. Ndërsa u duk se palët ishin shumë afër arritjes së një marrëveshje ose përfundimit të negociatave, duket se çështjet kanë mbetur pezull, janë lënë në harresë. A mendoni se ka ende shpresë, se mund të arrihet një marrëveshje së shpejti, ose ku është statusi i kësaj marrëveshje?
Ilir Meta: Besoj se unë i kam përmbushur dhe vazhdoj t’i përmbush me përgjegjësi të gjitha detyrimet e mia kushtetuese si President i Republikës dhe për këtë një ndihmë të madhe kam nga vet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje dhe për çdo marrëveshje të ngjashme të këtij karakteri dhe do të vazhdoj në këtë mënyrë deri në fund. Jam shumë i interesuar që kjo çështje të ishte zgjidhur që dje, pra, dhe jo sot apo nesër. Gjithmonë referuar Kushtetutës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, në mënyrë që të hidhet një hap tjetër përpara edhe në marrëdhëniet tona me fqinjin jugor.
Zëri i Amerikës: Zoti Meta! Muajin e kaluar në bazën e Pashalimanit ndodhi një vjedhje e një sasie municioni. Ministria e Mbrojtjes mori një seri masash pak ditë më parë. U shkarkuan 15 zyrtarë ushtarakë, ndërkohë që javën e kaluar ministria e mbrojtjes iu ka dërguar ju një propozim për shkarkimin e komandantit të Flotës Detare, gjeneralin Ylber Dogjani. A keni marrë ndonjë vendim deri tani lidhur me këtë kërkesë?
Ilir Meta: Nuk kam patur mundësi të marr ndonjë vendim, për arsye se edhe nuk kam qenë në zyrë gjatë kësaj kohe, por megjithatë ekipi im po punon, por njëkohësisht na duhet të kemi një vlerësim më të plotë dhe më shterues për rastin në fjalë, pasi kemi edhe pretendimet nga ana e komandantit të Forcave Detare, i cili pretendon që ka paralajmëruar për pasojat apo rreziqet e një fenomeni të tillë, ka kërkuar të merren disa masa. Ne kemi kërkuar të shohim edhe vlerësimin e ministrisë, të inspektimit që është bërë dhe do të marrim vendimin më të drejtë dhe do ta bëjmë publik në mënyrën më transparente.
Zëri i Amerikës: Zoti Meta! Këto ditë ambasada amerikane në Tiranë bëri të ditur se ajo u ka mohuar dhe revokuar vizat mbi 170 zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve publikë që nga viti 2017. Mendohet të jetë një numër relativisht i lartë zyrtarësh. Duket një shifër relativisht e lartë, duke iu referuar faktit që në vitin 2017 prokuroria shqiptare ka regjistruar vetëm 16 procedime për korrupsion të zyrtarëve të lartë. A mendoni se ky është një tregues i faktit se korrupsioni në Shqipëri është shtrirë në nivele të larta dhe lufta ndaj tij mbetet ende shumë e dobët?
Ilir Meta: Për këtë nuk mjafton vetëm ky rast apo ky fakt që shprehni ju. Për fat të keq, raporti i Transparency International tregon një përkeqësim. Unë mendoj që është shumë e rëndësishme që SHBA dhe BE të vijojnë në mënyrë më aktive angazhimin e tyre për të ndihmuar në ngritjen e besueshme të institucioneve të reja të reformës në drejtësi, të japin një mbështetje dhe inkurajim më të madh për ONM-në, të cilën ne e vendosëm edhe në Kushtetutë, dhe për vlerësimet e saj, në mënyrë që ne t’i kemi sa më shpejt këto institucione në punë, t’i kemi sa më të besueshme dhe sa më të paanshme.
Zëri i Amerikës: Edhe një pyetje e fundit lidhur me temën e korrupsionit, që ka dalë këto dy tre ditë. Në teori të gjithë politikanët i japin mbështetje me zë të lartë luftës ndaj korrupsionit, por duket se kemi të bëjmë më shumë me një lloj retorike. Po të shohim reagimin e qeverisë ndaj rasteve që ka nxjerrë në pah media për korrupsionin, kemi vënë re një lloj shfajësimi ose deri diku një lloj marrje në mbrojtje të personave që janë të akuzuar. Po të njëjtën gjë vumë re pardje me opozitën. Në një përplasje që pati me ministren e drejtësisë, pasi ministria e drejtësisë arrestoi dhe po ndiqen penalisht disa persona që kanë qenë zyrtarë të LSI-së më parë për disa shkelje në këtë ministri, kryetarja e LSI-së goditi ministren e drejtësisë dhe i mori në mbrojtje këta njerëz. Madje nxori edhe emrin tuaj; deri tani, tha, nuk e kam nxjerrë emrin e ministres së drejtësisë, pasi ajo ka lidhje familjare me ju. Zonja Kryemadhi kështu u shpreh. Si iu duken ju këto komente? A janë këto sinjale të qarta që politikanët duhet të nxjerrin, ndërkohë që vendi ka një problem serioz me korrupsionin?
Ilir Meta: Problemi padyshim që është mjaft serioz përderisa, e theksoj edhe një herë, Transparency International e nxjerr të përkeqësuar dy vitet e fundit vlerësimin për Shqipërinë. Duhet të ndodhte e kundërta. Në kuadër të reformës në drejtësi duhet të kishte një frenim, duhet të kishte një kujdes më të madh në respektimin e ligjit dhe të Kushtetutës, duhet të kishte një reagim më të shpejtë ndaj rasteve të qarta dhe ndaj rasteve publike. Unë përshëndes çdo procedim, që bëhet ndaj kujtdo, qofshin edhe raste të tilla si ajo që ka ndodhur në ministrinë e drejtësisë ditët e fundit sipas këtij varianti që ju po shprehni.
Megjithatë ka disa çështje që janë shumë madhore, sepse çështje të tilla padyshim që ka dhe do të ketë. Sepse çdo ditë ka prokurime dhe mund të ketë edhe shkelje edhe korrupsion. Por ka disa raste ku është e rëndësishme të përqëndrohemi më shumë për të vendosur vërtet besimin në funksionimin e shtetit, në sundimin e ligjit.
Më konkretisht, unë do të theksoja faktin skandaloz të shkeljes së Kushtetutës lidhur me dhënien fuqi prapavepruese për shpërndarjen e dividentit për të kaluarën, i cili sjell implikime të mëdha dhe mund të sjellë edhe pasoja të mëdha në të ardhmen në dëm të interesit publik dhe në dëm të funksionimit normal të rendit juridik dhe kushtetues në një shtet të së drejtës. Apo edhe rasti tjetër i Unazës së re është një rast flagrant, ku kemi një shkelje të hapur të të drejtave të njeriut, përveç fenomenit jo transparent.
Nga ana ime prokuroria dhe çdo agjenci ligjzbatuese ka patur, ka dhe do të ketë mbështetjen më të plotë por edhe duhet të tregojë bindshëm se është jashtë çdo ndikimi politik edhe partiak.
Ky duhet te ishte ne qeli me Shullazin dhe Dajtin, nderkohe qe te tre po zhvillojne nje “karriere te pabesueshme”.
LIKE FLORIRI dhe MONA jan MASHTRUS GENJESHTAR
Hapini Rug Ligjit
Hahahaa Likja thote se ben interesin e kushtetutes ben interesin kombetar dhe interesin publik.O Likebythqiri ti nuk e njeh fare kushtetuten dhe ben interesin e bythes tate dhe Monika shurraqes dhe atyre pjellave te tua faqebythe.Popullin e ke quajtur kokpalare ti o ropqir.
Pergjigje te zvjaturrazvarritese duke mos dhene pergjigje ,por duke ju shmangur atyre.Shpesh i referoheni kushtetutes e cila shmelet herepas bere nga presidenti
Shumica e shqiptareve e konsiderojne Ilir Meten te koruptuar, dhe eshte ne fakt, eshte kapur ne flagrance me bllok ne dore,po vizitat e shpeshta ne USA tregon se ktu dicka nuk shkon?!
A mer ika nuk interesohet shume per individe te kooruptuar mjafton qe parate qe disponojne mafiozet te kontrollohen nga ata e nepermjet ketyre te kete nje gozhde te varur mbi koken e ketyre legenave per ta perdorur ne ç’do kohe qe i nevoitet!Kaq eshte interesi i A merr ike,o Konice!
Edhe Saliu bente vizita te shpeshta dikur, por sot i eshte hequr e drejta qe te udhetoje atje. Meta zyrtarisht eshte President i vendit, por nga ana tjeter kush e priti Meten ne Washington? Mike Pompei eshte minister i jashtem dhe jo president. Trump-i po ta kishte pritur Meten do ishte sinjal negative per ne, por shiko se cfare injorimi; nje president i nje vendi qe pritet nga ministry jashtem i nje vendi aleat.
Kushedi sa mije dollare ka paguar per nje foto.
Dridhu nga te duash o like floriri por fundi dihet.Ditet do shtysh por prapa hekurave do perfundosh.
Pyetja e fundit mbeti pa pergjigje… E c’mund te thote Likja per kete pyetje, vec ta anashkaloje. Keta dreq gazetaresh bejne ca here pyetje me spec. Eshte e qarte aludimi qe behet nga ZA kur flitet per korrupsionin me kete legen qe eshte hajduti me i madh ne historine tone modern. Sebashku me Saliun dhe Lulin e kane vendin ne birruce.
Gjeja qe di te beje me mire ky palopolitikan, eshte trashja e zerit! Sa i neveritshem eshte bere!
A eshte i besueshem ku gazetari i VOA-s, Agim Xhixho ?
Eshte interviste e dyshimte. Sipas gjasave, Ilir Meta,mi paska shtrire tentakulat, edhe ne VOA, mbasi, ky gazetar i VOA-s, eshte, as mempak e as me shume, por xhaxhai (vellai i babait) te Erisa Xhixhos, zv.jryetarja e LSI-se.
Mos ngelte njeri pa u koruptuar me, nga Ilir Meta, kur paska koruptuar dhe VOA-n.
Pse nuk i shpjegon amerikes se banoret e unazës se re janë zaptues të pronës private
dhe kanë ndërtuar shtëpi pa leje në mes të kryeqytetit ?
Atëherë ata do kuptojnë se ju duhet të mbështesni qeverinë të lirojë zaptimet antiligjore.
Eshte me te vertet per te ardhur keqe, ne Shqiperi ku vllai vret vllan per nje meter toke, dhe Shqiptaret nuk duan ta dine se kush i vjedh ter jeten, kush i ka lene pa Atdhe kush I ka shkatrruar te ardhmen e femijve dhe kush i qeveris, o Zote na jep mend e na jep force. Sh
??
Shenjtori Hajdut. Ky fshatar eshte mega plaçkitesi dhe hajduti numer 1 i kesaj shoqerie primitive, del e te jep mend per moral. Like fshatari, te njeh i madh e i vogel mor hajdut ordiner
Dridhe like me lesh fabrike.. hahahaaaaa erdhi treni o likeeeeeeee.
Esht e vertet zoti XHixho se, ne SHqiperi, ka koorupsjon dhe per fatin e keq te shqipatreve, vet Ilir Meta esht mar dhe kapur me presh ne dore.
Ku e ka Altin Rapon, ish keshilltarin e tij, sot, ku e ka drejtoreshen e aresimit te Lushnjes, Ku e ka Balilin, pa flur per dhjetra drejtor e inspektor, neper ministrira, tatime, dogana, POrte, komuna te LSI qe jan shkarkuar per abuzime dhe vjedhje.
Si shpjegohet qe PS dhe Edi Rama e zgjodhen president Republike ne parlament, ndersa tani, mbeshtesin njeri tjetrin, sa te duket se Meta, ka koh, qe, te duket se , ka veshur kostumin e krytarit te LSI. sidomos ne kethimin e ligjeve qe dergon per dekretim qeveria. Hron qe, RSH esht republik parlamentare.
Sa do , qe hiqet parimor dhe zbatus i kushtetutes, shqiptaret se harojn thirjen qe b eri mga Lezha, qe edhe pse, ishte zgjedhur president nga parlamenti shqiptar, bente fushat per LSI ne zgjedhjet e 2017, ndersa vet Ky, bente thirje , per armatosje dhe gjakderdhje nga Lezha, ne prag te zgjedhjeve te Qershorit 2017. Per turpin e tij, me nje grup banditesh bertiste, rembeni armet per revolucjon .
Diten zoti Meta ri ne kariken e presidentit dhe mbasdite bejn plane me te shoqen, Moniken qe nga menjgjezi ne dark, ti, kundervihen rreformes ne drejtesi, qe lavdi zotit, fal investimit dhe ndihmes te SHBA, BE, ka filluar te jap rezultate pozitive ne vendin ton, ku drejtesia e degjeneruar dhe e kooruptuar e vendit tone, ka shkateruar ate vend, duke u mar me koorupsjon, ka denuar fakiret dhe ka len te lir politikan te akuzuar per koorupsjon qe nga Meta, Basha, per aresye te dikimit politik kan dal pa lagur, ndersa, kriminel te rezikshem qe kan vrar e vjedhur pasurin shtererore e ate privata, por qe kan paguar e kan shpetuar.
Si shpjegohet qe Monika , del hapur e mbron dy drejtusit e saj P> Vasilin dhe Y> Manjanin, qe ne cilesin e miistrit te drejtesis, nen hunden e tyre kan ndodhur vjedhje, demtime e tendera fiktiv apo pa konkurenc, ne kundershtim me ligjet, duke i shkaktuar shtetit deme te konsiderushme monetare dhe sikur te mos mjaftonte kjo , per turpin e saj, Monika mbron ish ministrat e LSI dhe sulmon ministren e drejtesis, zonjen Elida GJoni, qe po ben rrevolucjon ne sistemin e drejtesis. Sigurisht, ne kete qendrim te monikes ka pjesen e vet edhe Zoti Meta, si bashkeshort qe cdo dark bejn planin epunes per ecurin e LSI.
Bravo u qoft studenteve qe PD< LSI. dmth direkt dhe indirekt Basha dhe Monika, ben cmos te pervetesonin protesten e tyre, me gjithfar kopacesh e kerpacka, por rinia u vuri drun, jo se u dhimben studentet, se , si , PD dhe LSI, kan qen ne pushtet per vite te tera dhe su kujtuan per studentet. Prandaj, sa me shum te injorohen , aq , me mir eshte.
Erdhi tre i dhe do te te qije me gjith rob shpie o Like Muti.
Zoterinj te redaksis te TEMES, me shpirt e zemer edhe pse jasht Atdheut, u falenderojm nga zemra, per informacjonet e verteta dhe te sakta qe trajtoni si staf, e ne vecanti, pronarin dhe yllin e gazetaris shqipatere, te pa hariteshmin, mendjendriturin. atdhetarin e patriotin e shquar Zotin Mero Baze. Kete vleresim per zotin Mero e bejm, nderkoh qe as e njohim, as e kemi takuar, apo te kemi pir nonje kafe me te, vecse nepermjet gazetaris, publicistike, e sidomos , kryeartikujve EDITORJAL, qe askush deri me sot smundet ti afrohet, keti gjigandi.
Po te lexosh vetem artikujt redadaktorjal, apo kryeartikullin e TEMES, skemi , me nevoi te lexojm artikuj te tjer, sepse vetem me ate lexim meson gjendjen politike, ekonomike e shoqerore te politikaneve shqiptar, te pozites dhe opozites shqipatreve, si dhe kryetarit te shtetit si rasti i sotem. Prandaj, edhe njeher, nga zemra, sa me sum sukse ne gazeten tuaj te nderuar, sa me shum fansa e lexus. Edhe njher jet e shendet personal e famijar per gjith personelin e TEMES, me yllin ndricus, bashkeatdhetarin, patroitin , trimin mendjendriturin e
e laberis Zotin Mero Baze. Suksese dhe paci sa me shum fansa dhe bleres te Gazetes TEMA.
Pse ore nuk e pyetet se a e njef Likja PRONAREN E CIZMES NE KUVENDIN SHQIPTAR?
Meta duhet te jape intervista ne “Zerat e Europes ” ku kane 30 vjet qe na morren mente me gjithe gruan e tij .. ! Nuk e kuptoj duan te na futin ne B.E. apo ne USA ..?!
Sa vizionar ky menderpresidenti yne (i nderuari) , dhe i drejt prdrejte ne pergjigje , gazetari e pyet per ”ritjen” e peshkut , ai pergjigjet per qimen e derit ! Shume i zgjuar , per te ,” rendesi” ka kushtetuta !