INTERVISTA/ Bamir Topi: Sistemi politik është bllokuar nga 3-4 vezirë orientalë. Pa një ribërje të së djathtës nuk ka ndryshim real në Shqipëri

10 Shkurt 2019, 11:12Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Ndërkohë që politika shqiptare përgatitet për “përleshjen e paralajmëruar” të 16 shkurtit, një nga lojtarët e njohur të saj, ish-Presidenti Bamir Topi, deklaron se pa një ndryshim thelbësor të rregullave të lojës dhe një rikthim e Kushtetutës së 1998-ës do të ketë impas dhe system të bllokuar.

Në një intervistë për TemA, Bamir Topi flet shumë për opozitën, dhe ndryshe nga shumë aktorë kritikë ai nuk merret me aksionin e Bashës, por kërkon një riformatim të së djathtës si koncept dhe ide, pasi sipas tij ndryshe nuk mund të ketë një ndryshim real të politikës në vend…

Z.President, situata në vend nga aspekti politik është e polarizuar dhe duket se jemi përpara një ndeshje të madhe që si pikë stacioni ka 16 shkurtin dhe kryeministrinë si vend. Pra bëhet fjalë për protestën e opozitës dhe paralajmërimin për një protest pa kthim deri në rrëzimin e qeverisë aktuale. Duket si një ndeshje gladiatorësh, që normalisht nuk ndahen pa “viktima” e që marrin shenjë nga “tribuna”. Si do ta analizonit ju këtë situatë?

Së pari mendoj që protesta është një instrument politik i opozitës dhe është normale që si luftë politike të praktikohen protestat apo demonstratat.

Por, duke u kthyer në retroskpetkivë, mund të themi se të gjitha protestat, qoftë nga ata që janë udhëhequr nga ish-opozita sot në mazhorancë apo anasjelltas, nuk kanë prodhuar atë që kanë prodhuar protestat në vende të tjera, si për shembull në ish- vendet komuniste të lindjes të cilat kanë pasur organizim të fortë, kanë pasur në fokus program dhe synime të artikuluara, ndërkohë që edhe kohëzgjatja ka qenë e motivuar, duke prodhuar rezultate të rëndësishme dhe ndryshime rrënjësore.

Mendoj që protestat në Shqipëri, qoftë edhe kur unë kam qenë pjesë e tyre,nuk kanë sjellë atë rezultat që ka pritur publiku, madje kanë degjeneruar në veprime të dhunshme sidomos kam parasysh 21 janarin 2011, që çoi në vrasjen e njerëzve të pafajshëm.

Për më tepër ende nuk kemi bërë gjyqin politik por edhe penal të shkaktarëve që sollën atë tragjedi.

Thënë këtë, unë mendoj që defekti nuk është tek mënyra e protestës, por më tej tek funksionimi i klasës politike.

Vetëm po të vështrojmë përbërjen e Parlamentit, ne do të shikojmë një problem të madh në këtë drejtim.

Ai nuk është parlamenti që njerëzit presin, nuk ështe vendi i njerëzve të ditur dhe për të ardhur tek pyetja juaj, do të thoja se nuk është protesta i vetmi instrument politik, por duhet që të krijohet një ansambël komunikimi me publikun për të arritur një marrëdhënie direkte mes politikës dhe qytetarëve.

Unë kam një eksperiencë personale në aktivitetin tim politik, ku para ë vitit 2005 kemi zhvilluar një betejë parlamentare me interpelanca dhe debate të forta,apo edhe komisione parlamentare, të cilat kanë vënë me shpatulla për muri qeverinë.

E gjithë kjo situatë ka përgatitur ndryshmin që ndodhi në vitin 2005.

Parlamenti aktual ka rënë në vulgaritet që përfaqësohet nga liderët kryesorë, të cilët janë në fakt strumbullarët e këtij vulgariteti.

Unë këta liderë i kam njohur personalisht dhe janë persona normalë, por që faktikisht ushqejnë një situatë polarizuese për interesa të ngushta.

Sipas jush jemi përpara një çadre të re, apo një marrëveshje të re politike Rama-Basha?

Unë besoj se nuk do të ketë çadër, e cila ka rezultuar butaforike dhe e panevojshme.

Nëse do të ketë një marrëveshje, kam mendimin se palët merren vesh për interesa të ngushta si 17 maji që nuk garantoi asgjë për njerëzit.

Në rast se një marrëveshje nuk përfaqësohet nga institucione atëherë kemi të bëjmë me pazar që nuk sjell gjë konkrete për njerëzit.

PD para pak kohësh pati zgjedhjet e brendshme ku mori edhe elemente të FRD-së. Por një pjesë e drejtuesve të PD-së e kanë cilësuar këtë proces jo real dhe janë distancuar nga Basha. Ju si e gjykoni këtë lëvizje. A po hapet sadopak Basha ndaj elementëve të së djathtës dhe sipas jush ç’duhet të bëjë e djathta që të fitonte shumicën në Shqipëri?

Shiko Ylli, të jemi korrektë, unë tashmë nuk i përkas asaj structure politike. Zgjedhjet në PD janë produkt i brendshëm i PD-së, por problemi më i madh që më shqetëson është denatyrimi i djathtës në Shqipëri.

Në esencë nuk flitet më për të djathtën dhe konservatorizmin, por merren me një person, çka e kthen luftën politike në një spektakël të rëndë për sytë e qytetarëvve.

Unë mendoj se qëllimi dhe misioni i opozitës duhet të jetë më i gjerë. Ky kryeministër për mua është i paaftë, por atë e mban në pushtet PD-ja, pasi nuk ka kauzë ideologjike dhe programore.

Nuk flet kush për dhe të përfaqësojë shtresa të gjera si ish-pronarët apo të përndjekurit.

Sot nuk shoh asnjë kauzë që të ndërtohet shkencërisht dhe të krijohet klima siç ndodhi përpara 2005-s, që edhe pse ishim të bashkuar atëherë dhe bëmë një opozitë të mirëmenduar, prapë me vështirësi fituam mazhorancën.

Njerëzit duan shpresë, duhet ndërtuar një program i qartë një dekalog i së djathës.

Shqipëria ndodhet përpara një termini politik siç është vendimi për hapjen e negociatave, kërkesën e BE-së për mbylljen e reformës në drejtësi dhe për mbylljen e një reforme zgjedhore të plotë. Ju si e shikoni mesazhin e politikës karshi kësaj kërkese ndërkombëtare?

Hapja e negociatave mirëpritet nga çdo shqiptar. Por problemi është nëse kjo politikë e meriton të vlerësohet për çka ka bërë.

Mund të jetë e rëndë, por në fund t’i korr, atë çka mbjell.

Vulgariteti dhe paaftësia sjell një produkt që shkon kundër kësaj rryme dhe sipas meje, kjo politikë nuk e meriton që të hapen negociatat.

Unë kam bindje për këtë, sepse kush e ka ndaluar PS e PD që të reformojnë ligjin zgjedhor?

Të dy palët janë ankuar për njëra tjetrën në kohë të ndryshme për manipulime të zgjedhjeve.

Ç’duan të thonë njerëzi e papërfaqësuar, apo ata që shikojnë që përfaqësohen nga njerëz ordinerë dhe ata që kanë në CV gjëra që duhet t’i mbajë larg nga jeta publike. Kush ka penguar PS dhe PD të çojnë reformën në drejtësi përpara?

Negociatat duan një konsensus kombëtar që vjen si një process pajtimi por natyrisht konvergjence në diversitet dhe jo një situatë e tillë e frikshme që ka mpirë tërë shoqërinë dhe ka bllokuar institucionet.

Në një situatë ngërçi ku kemi një mazhorancë që qeveris e vetme dhe një opozitë që ka premtuar që nuk do ta lërë të qeverisë mazhorancën pa larguar kreun e saj, cila mund të jetë një rrugë për zhbllokimin e situatës?

Së pari duhet të realizohet ajo që kërkon BE; reforma zgjedhore dhe reforma në drejtësi, pa të cilat askush nuk hap rrugën europiane.

Politikisht ne jemi në një monizëm dhe absurdi është se kjo ndodh në demokraci, Kryeministri Edi Rama e ka shprehur se e dua vetë tepsinë por ky është monizëm që pjell vetëm qeverisje jot ë pranueshme nga shumica e qytetarëve.

Si mendoni ju polarizimi që vjen nga lart, sidomos seancave të së enjteve në Kuvend, a është e pasqyruar poshtë në publik?

Polarizimi nuk ekziston poshtë, por kemi një shoqëri të fjetur që e ka të qartë se kush i përfaqëson.

Historia e votimeve është histori mashtrimi i madh dhe ne nuk kemi një pasqyrim real të vullnetit të popullit.

Zoti President, ka një perceptim të madh publik në lidhje me problemin që klasa politike shqiptare ka me besueshmërinë, një perceptim që po flet për një rinovim të kësaj klase që është e palëvizshme dhe nuk qarkullon. Reforma në drejtësi ka pasur një pritshmëri se do të sjellë një shpresë, por që koha ka zgjatur dhe njerëzit janë zhgënjyer dhe kanë humbur durimin. Protestat e studentëve sollën një shpresë se mund të ketë një erë të re por që u shua më pas. Si mund të qarkullojë elita politike për të mos qëndruar e gozhduar sipas jush?

Kjo është një sëmundje e sistemit, pasi janë pikërisht krerët e dy partive kryesore që e kanë bllokuar sistemin dhe i jep atyre mundësi që t’i kthejnë partitë në biznese politike.

Ata nuk lejojnë të tjerët që të kthejnë kokë apo marrin frymë. Kushdo personalitet botëror të vijë në Shqipëri, nuk mund të hyjë dot në parlamentin shqiptarë duke fituar zgjedhjet si deputet.

Dy liderët kryesorë për një gjë bien dakord mes vetes, edhe pse zihen për gjithçka- që të mos ndryshojnë sistemin zgjedhor.

Pikërisht ky sistem është paralizë dhe amortizim i institucioneve. Është mbajtje me okzigjen të kufomave poltike që nuk rinovon ujrat e kënetës politike.

Ata kanë veton për ta bërë këtë, është ekskluzive e tyre. Më thoni një prononcim kur ata bine në kundërshtim për reformën, pasi ata duan ta lënë kështu siç është.

Jus jell në vëmendje përvojën e Frymës së Re Demokratike në zgjedhjet e vitit 2013 që edhe pse mori rreth 100 mijë vota në rang kombëtar, këta u deformuar në 30 mijë vota nga aktorët e mëdhenj që kontrollonin komisionet.

Ne kishim votat të krijjmë një grup parlamentar por u penguam me forcë….

Sot ka një debat në lidhje me marrëveshjen finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të dalë nga ngërçi i njohjes së Kosovës. Kanë folur Rama, Meta, Berisha, etj, por edhe ekspertë të ndryshëm. Ju deri tani nuk keni folur, cili është mendimi juaj zoti President?

Unë kam folur dhe kam dhënën mendimin tim dhe jam i gatshëm që të flas sa herë për këtë çështje shumë të rëndësishme për ne shqiptarët.

Unë dua të jem shumë i qartë në qëndrimet e mija, duke e ritheksuar ndjeshmërinë e lartë për Kosovën që e kam treguar gjithmonë në pozicionet e mija politike dhe institucionale.

Në kohën kur u shpall pavarësia e Kosovës unë isha President i Republikës dhe kam qenë në brendësi të atmosferës apo edhe zhvillimeve që vinin si pasojë e diskutimeve dhe negociatave nga ana e aktorëve relevantë ndërkombëtarë.

Ky problem po komplikohet nga mungesa e transparences së procesit të diskutimeve apo edhe opsioneve që mund të hidhen në tryezë.

Por, sot Kosova ka institucionet e veta, ndaj politika shqiptare duhet t’i lërë përfaqësuesit legjitim të Kosovës që të bëjnë punën e tyre dhe të mos ketë ndërhyrje për të treguar sa e duam Kosovën.

Gjithçka po ndodh është një tentativë butaforike për të hyrë në një process që i takon në radhë të parë institucioneve të Kosovës dhe gjithashtu aktorëve të nivelit të lartë siç është SHBA.

Kemi boll këtu mungesë transparence në çështjet tona e si shembull mund të sjellim në vëmendje marrëveshjen me Greqinë apo edhe problem të tjera.

Nëse Kosovës i duhet ndihma jonë duhet trajtuar me kujdes dhe nuk duhet harruar se Kosova ka një kujdestar i madh që janë SHBA posaçërisht por dhe BE-ja.

SHBA në radhë të parë, e cila ka një politikë afatgjatë në përkrahje të shqiptarëve do të vazhdojë të jetë pranë Kosovës.

Ndaj nuk duhet të ketë kakofoni duke eksportuar virusin e rrëmyjës politike atje, pasi Kosova ka institucionet e veta dhe ne duhet t’i japim besim atyre të ushtrojnë me qetësi situatën.

Keni thënë i pari dhe në një farë mënyrë ka dalë “profecia” juaj për dështimin e sistemit politik që u instalua me ndryshimet kushtetuese të prillit 2008. Proces që instaloi pushtetin e kryetarëve të partive të mëdha. A duhet të largohet vendi nga ky model dhe si?

Shiko, si model unë i qëndroj Kushtetutës së vitit 1998 që edhe pse politikisht palët ishin të ndara atëherë dhe mendoj se është modeli më i mirë. Kurse ajo e 2008-s përjetësoi interesat e dy idividëve kushdoqofshin ata, duke e kthyer monopolin politik në sistem, në ekonomi, shoqëri dhe të gjithë kapilarët e jetës publike në Republikën tonë.

Madje ç’është më e keqja ata kanë futur kthetrat madje edhe tek media dhe ne sot kemi një shoqëri të informuar keq, të dizinformuar sipas interesave të oligarkëve.

Në këtë aspekt çfarë kam thënë atëherë, ka dalë ditë pas dite dhe nëse do e ribëja intervistën për sistemin politik, do të ritransmetoja intervistën time të 15 prillit 2008.

Duhet të zhbëhet ajo Kushtetutë që i kthyen kryetarët apo 3, 4 individë në vezirë, pasi e kanë kthyer politikën në një skenë orientale dhe ja sot ne jemi një model sui generis.

Kjo e ka bllokuar riciklimin e klasës politike, sa kohë të jetë kjo Kushtetutë nuk do të ketë ndryshime apo rifreskime. (TemA Javore)

31 komente në “INTERVISTA/ Bamir Topi: Sistemi politik është bllokuar nga 3-4 vezirë orientalë. Pa një ribërje të së djathtës nuk ka ndryshim real në Shqipëri”

  1. Toni.D says:

    Te pakten si ish-Presidenti
    i Shqiperise zotnia ne fjale te pakten ishte – eshte njeri urte dhe i bute,me pak fjale njeri me kulture moderne edhe pse e [email protected] pak me ate mega Vilen qe beri kur ishte President.

    1. Flutura says:

      Urte e bute e plot tigani?
      E korruptoi gjyqesorin ne ate fare feje, sa eshte angazhuar BE e USA e me zor po ja dalin. Po ky ish President, qe Kryeninistri i duket i paafte harron, qe Reformen ne Drejtesi ishte ky Kryeminister qe e inicioi….leri te tjerat

  2. Veshgues says:

    Ne parlament ka nje dore halabakesh, qe
    ndhesh i ofenduar qe ti keshe ne lagje!
    Ae keni vene re qe tek PD gjasme nuk ka kriminel. Sepse tek PD nuk mbarojne kurre spiunet, njerzit pa moral dhe te shitur! E keqja eshte ee ka dhe shume ordiner!

  3. venera says:

    Ndersa ju ish presidenti i republikes je nje nder fajtotey kryesore qe drejtesia eshte ne kete nivel qe eshte sot, e kishe bere tender transferimin dhe emerimin e gjyqtareve dhe prokuroreve, nuk keni fytyre ju te flisni, ju dhe e gjithe politika e ketyre 30 viteve.

  4. anastasi says:

    Z.Bamir Topi, mendimi i jote per politiken shqipetare jane nje skenar i prapambetur,nje skenar anti shqipetar Ju zotni duhet te thoni te verteten,pse eshte kjo gjendje ne shqiperi,kjo gjendje ne shqiperi eshte se opozita,qe quhet opozite eshte fashiste ku drejtojne disa naziste hitlerian.Ka me te ndyre se Sali Berisha,nje figure anti shqipetare,nje tradhetar,nje kriminel,nje nazist i ndyre,per kete figure fol zotni, pa zhdukur kete fytyre nga me te poshter ne historine shqipetare nuk ka qeveri shtet dhe shqiperi.Te gjitha keto krime,vjedhje,grabitje,vrasje,perdhunime,mashtrime,genjeshtra,te gjitha te keqijat nxiten nga ky pisanjos,zagar fundrine qe per kete fundrine nuk duhet patur meshire,kete histori trego dhe thuaj te verteten zoti Bamir Topi more efendi i Sali Berishes dhe mos trego perralla me mbret.

  5. Loku says:

    Bamir Topi as mish as peshk.

  6. Cudia says:

    O zoti Tope! A di gje ti se kush i vrau 4 protestuesit me 21janar se ishe edhe kreu i shtetit atehere? Ate vezirin qe permend , ti i ke fshire kepucet.

  7. Te gjithe kritikojne dhe japin mend,qe nga analfabetet neper bllogje qe nuk dine edhe shqipen e deri tek ata qe ne pike te mengjezit marin tv ne telefon e deri tek Bamiri e co.
    Te gjithe jane ber politikan por asgje nuk qullosin.
    Rrine sa rrine ne nje parti,perfitojne privilegje e pasurira te pa fund dhe nje dite nxehen me kryetarin e tyre maskara(sikur ai ishte i mire deri ne kohen qe mbajti)dhe ikin e formojne partine e tyre dhe pesojne nje fiasko si bamiri qe shpresuam edhe ne shume si djathtiste si blushi qe na mbahesh si inatcor i zgjuar e sa e sa qylaxhinj e pijanece qe kane ngele pa antare ne partite e tyre dhe shkojne i lepihen sa saliut e sa edit apo ordineres munih per nje vend qyl ne parlament….
    Dhe populli nuk po zgjohet te kuproj qellimet e ketyre hajduteve milioner komuniste antikomuniste …

  8. Arifi says:

    Ik o bamke ik emos ha mut. Ke ngren ne mje sahan me ata dhe tani po na ben moral. Ik ore bej shuren legen c’bere ti kaq vie ne politik??? Nje mut qe te hash bere

  9. imri says:

    Bamke Qyllollari, e kam harruar, sa e kishe pazarin qe te firmosje emerimin e gjyqtareve?…

  10. Eri says:

    Butak,si kermilli.Ishe me mire veteriner.President ishte ekzagjerim.

  11. Eri says:

    Megjithese nuk ishte kriminel si Saliu me Liken.

    1. Flutura says:

      Krim nuk eshte vetem kur vret njerez, po edhe kur shkaterron gjyqsorin

  12. Pellazgos says:

    Na shpjego zoti Topi interesat afatgjata te Amerikes oer shqipetaret,te nje shteti te krijuar mbi nje vend qe nuk I takon,qe eshte shteti I pare ne historine e botes qe ka zhdukur Autoktonet.
    Po ashtu be Australi,be Afrike te jugut me Aparteidin,ne Canada etj.
    Po kini ju interes te amerikanizoheni dhe te shkeputeni nga Veziret tuaj 500 vjecare ikni sa me pare nga ky Pashallek,kurse ne qe jemi vikti and a juaj nuk duan te dorezohemi perpara jush qe sollet perseri Osmanllekun si Identitet dhe nga ana tjeter quani “vellezer” ata qe luftuan dhe derdhen gjakun kunder Sulltanit.
    Ju jini njerez te degjeneruar qe per Ideal kini parane,interesat tuaja duken qe nuk kane qellimin e interesave tona historike.
    Me kete perceptim del qe jini te shitur perpara atyre qe kane fuqine,ashtu sic kini bere 500 vjet Turqi.

  13. olimpia says:

    Anastasi,jam i nje mendje me ty,Berisha eshte nje hitleruc ballkanas.Shiko me kujdes fotot e Hitlerit ne muajt e fundi,njesoj si te Berishes sot .Eshte nje ngjashmeri e jashtzakoneshme.Koka pak e perkulur ne nje krah,syte te skuqur ,te ethshem ,te shperqendruar,,agresivitet te cmendur,veshtrim te perhumbur .Fjalori….shiko ketu….te them un ty…..dua te nenvizoj…do te zbuloj dicka..ti aty …une e di…kam thene…do te faktoj..i droguari ketu…kriminel i shqiptareve,etj shoqerohen me zgurdullim te syve ,levizje te pavullneteshme te duave,te kokes,me cekiliber te trupit.E gjithe qenia e Berishes eshte e shoqeruar nga nje makth makaber,si nje person qe po mbytet dhe po kerkon dicka qe ose ta shpetoje ose te mbyte gjithcka qe e rrethon .Berisha eshte thelbi i njeriut qe jeton me insstinkte shtazarake,truri i tij eshte i ndare ne pjese racionale midis kafshes dhe njeriut ,nuk ka zona per moralin ,idete,ndjenjat,.Nje kafshenjeri qe ka gjithe jeten ne Tirane dhe flet si nje vlicidolas qe ruan bagetite.Jam i sigurte qe nuk di yte kendoje asnje kenge qofte edhe me cifteli ,nuk di te beje asnje hap per te vallezuar,nuk ka perceptimin me minimal yte artit,piktures…Ky eshte monstra qe shkaterroi nje shtet ,nje komb ,nje ekonomi ,nje moral.

  14. xhemal says:

    bamiri ben si i miri ,eshte me afer saliut se asnjehere tjeter ai e coi ne postin me te l’arte te shtetit u prishen per interesa e tyre.per una bamiri eshte as mish as peshk

  15. Om says:

    Bamiri ka kontribuar per te keqen…kishte ne dore ildkp,Llallen ai e emeroi ne ildkp, Leskajn ne klsh..gjyqtare prokurori plot…

  16. Teoricieni says:

    Pritëm ta bëje ti, kur krijove FRD-në, po një M të madh na bëre. Sa kuadro i kanë ikur PD-së këto vite, asnjëri syresh nuk erdhi tek ti. Përveçse të ikën edhe themeluesit, kryetari Oketa dhe nënkryetari Biberaj.

  17. Zambi says:

    E mo Bame. Kur haje me PD nuk vure re probleme. Tani qe ha me PS po te gerryen meraku per te djathten.

  18. Kellira says:

    E lashe ne mes leximin kur permendi per here te dyte per luften para 2005 dhe pastaj flet per ideologji, programe, shkence politike. Pika mu ne koke!
    Nuk afrohet populli se nuk realizuat asgje nga programi i 2005 ku votat i moret se njerezit u lodhen me korrupsionin. Ah po! Me perjashtim te nje pike: ty te zgjodhen President qe me demek te perfaqsoje ata pronaret dhe konservatoret. Ti per konservatorizem ia fusje me paçe qe ne mengjes…

  19. ha,ha,ha,ha ..... says:

    Vazhdon vetem “recitime” … Sala te beri KURVAR dhe Ti ndenje si buf pulash, ne vend qe t’i hapje GJYQ … prandaj Z.Rama kerkon VETINGUN dheSPAKUN …

  20. Popullore says:

    PPSH harxhoi parate per te te bere veteriner, ti o Bamke u bere milioner.
    Dy kala ka ne Shqiperi me emra njerezish te shquar: nje kala ne Tepelene me emrin e Ali Pashait dhe nje ne Tirane me emrin e Bamke Toptanit.

  21. damam dimashi says:

    nese nuk ndryshon sistemi zgjedhor nga proporcional ne mazhoritar,parlamenti yne do te jete paralment kurvash e hajdutesh te zgjedhur nga Rama dhe Basha,se vetem keta dy parti e nderrojne pushtetin me njera tjetren dhe keta dy fare lideresh zgjedhin deputetet me liste.

  22. Bashkim Kopliku says:

    Po, mungon e Djathta në Shqipëri: e filloi vdekjen me PD-në, në dhjetorin e 1994, kur humbi Referendumin për të kthyer PD-në në një parti kriptokomuniste. Në vend që të reagonte me demokratizimin e brendshëm të PD, reagoi me të kundërtën: instaloi një regjim policor brenda PD, duke zhdukur të gjithë principet bazë të së Djathtës, të brumosura në PD-në e 1990-1992, që i sollën fitoren spekrakolare të 1992. Partia, PD, u trasformua në një parti pa kahje reale, as të djathtë, e as të mjatë, por në një parti të babëzisë masive për pushtet, me të gjitha mjetet, pa moral….. E për këtë nuk ka faj vetëm një njeri, Berisha, por kanë faj shumica e PD, që nuk na ricikloi më kohë, për të na detyruar t’iu ktheheshim parimeve të 1991-92 që i tradhëtuam….
    Jo Bamir, nuk është e djathta “ish-të përndjekurit dhe ish-pronarët”, të cilët janë shtresat më të goditura nga komunizmi, sepse ato shtresa mund të jenë sa djathtas, e sa majtas, në kuptimin bashkëkohor të termave. Mos të mbetemi te kuptimi marksist i termave e djathta dhe e majta. Sot kemi një PS, përfaqësuese e së majtës moderne, ku kanë vend edhe ish-të përndjekurit, edhe ish-pronarët, sepse PS është tashmë një parti antikomuniste, demokratike. Ajo që mungon është një parti opozitare me PS, por e djathtë, moderne, antikomuniste, demokratike–PD nuk është kjo parti, e as mund të bëhet më, sepse ka humbur bazën e së Djathtës e të së Majtës bashkëkohore: demokracinënë e brendëshme–nuk krijon besim se do të drejtojë vendin një parti e tillë.
    E thënë shkurt: e djathta që mungon, është një parti që bazohet më shumë te individi, te rregullat e lojës njësoj për të gjithë, te një qeveri e vogël por eficiente, te konkurenca në treg e në jetë, te përkrahja e të dobëtve e të pamundurve, por jo e dembelëve e parazitëve e e hajdutëve, te një parti ku të gjithë janë të barabartë tashmë, si ata nga familjet ish-të përndjekur e si nga ato ish-komuniste.

  23. Blerta says:

    KY KA DY FEMIJE KOPILA,,,d.mth me nje grua tjeter….tani na ben moral….

  24. Valbona says:

    Z. Bamir eshte qytetar, intelektual dhe ne politike ka qene gjithmone I balancuar, profesional dhe shume modern ne konceptin e institucioneve dhe menyren se si ai ka ushtruar d etyrat ne keto institucione.

  25. marjani says:

    po mire ai po e thote troch kushtetuta e 2008 duhet ripare ku eshte problem ketu ,jo vila jo keuce etj

  26. xxx says:

    Vetem ti nuk duhet te flasesh per sistemin e drejtesise, sa ishe ne ate mut karige jo vetem e dhjeve KLD-ne, por e degjenerove fare, fajesine tate e tregon kjo interviste.

  27. Andrea says:

    Komplet pallë.

  28. edison kapllani says:

    o tope ish president matuf qe sala talli janullen per 5 vjet me mire mos fol se ste dhjet njeri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje