FOTOT/ Viti 1708: Kasapi shqiptar në Pazarin e Madh të Stambollit

11 Shkurt 2019, 15:17Politika TEMA
FOTOT/ Viti 1708: Kasapi shqiptar në Pazarin e Madh të Stambollit

Nga Armand Plaka

Edhe pse nga skeda origjinale në frengjisht është paksa e vështirë të shkosh tek një ide e qartë, falë indicieve të tjera e kupton se ke të bësh me një “ciğerci” ( xhigerxhi) , ose ne shqip: shitës apo gatues mëlçish, një profesion specifik në atë kohë në Orient, ndërsa subjekti që ka tërhequr autorin, është 100% shqiptar.

Është pikërisht një kasap shqiptar që punonte në Pazarin e Madh të mbuluar të Stambollit (Bezestani), ndërsa u hedh zorrë qengji, maceve në dyqanin e tij. 

Kështu na bëhet e ditur nga skeda shoqëruese marrë nga koleksioni i skicave e gravurave me ngjyra të piktorit e orientalistit holandez, Jean Baptiste van Mour, e cila na rrëfen vitin 1714 si datë të publikimit të tij, si pjesë e një përmbledhje me njëqind punime (me 253 faqe) që përshkruajnë kombe të ndryshme të Orientit, të sjella pas udhëtimeve që autori ndërmori në vitet 1707 dhe 1708 në viset e ish-Perandorisë Osmane me urdhër të Ambasadorit të Mbretit të Francës, De Ferriol, në “Portën e Lartë”.

 Përfunduar si botim në vitet 1712 dhe 1713 nën kujdesin e M. Hay, ky koleksion gjendet sot në Paris dhe kopje të tij të riprodhuara gjenden ndërkaq në disa nga bibliotekat më të mira të kontinentit. 

Gravura ka vlera të rralla për të na paraqitur mënyrën se si visheshin shqiptarët në përgjithësi, por në këtë rast edhe një zanatçi që jeta e kish sjellë të jetonte e punonte në zemër të Perandorisë Osmane, në një periudhë kohore jo fort të dokumentuar e pak të ilustruar për shqiptarët, siç ishte fillimshekulli XVIII. 

Po ashtu, në këtë koleksion gjendet edhe nje skicë me ngjyra e një ushtari shqiptar që pozon me mushketë, qytën e së cilës e ka vendosur në tokë. 

8 komente në “FOTOT/ Viti 1708: Kasapi shqiptar në Pazarin e Madh të Stambollit”

  1. Kuq e zi says:

    1700 pak e dokumentuar?
    Ne arkivat e stambollit kemi historine tone te shkruar qe kur perandoria romake u nda dysh gjer te censusi i 1909 ne mos gaboj
    Akademia jone e shkencave ne vend qe te shkoi e te punoi atje ja vejne njeri-tjetrit doktoraturat e tajares

  2. turpi i DIMOKRATIA-s eshte se ,ajo na detyron te degjojme e dhe mendimin e budallenjeve.......''[Bernard Show] says:

    emri i 100% turkoshakut,cilesuar si ”shqiptar”!!??
    theresi ose gjaxori more autor leshi duket qart se eshte nje …………xhakerxhi sunit,pak rendesi ka se fliste shqip a turqisht kshq vari lesht me keta ”shqiptare” tuajit……………

    1. sarandezi says:

      Pidhi i satëme me këmbë përpjetë.

  3. kot fare,po fare.. says:

    Krenari e madhe kombetare
    Nje kasap Shqiptar u hedh zorre maceve
    Kemi me se te mburemi edhe ne!

  4. Ku kane ndryshim turqit nga shqiptaret ose shqiptaret nga turqit.
    Ne jemi vellezer ka thene vicidolsi.
    500 vjet turqit na lane ketu citjanet dhe zakonet edhe 30% te gjuhes e te injorances.
    Te gjithe arabet e semure e te plagosur na i lane ketu dhe formuan shtresen e beqireve salive mahmutave….

  5. D-Malesia says:

    pa lidhje dhe jo interesante aspak . corbe turke ..

  6. mario says:

    Hahahaha allahu akbarr e bukur, myslym byrazer.

  7. Larg idiotat nga shqiperia...te vene ne arabi e te besojne ç'te duan says:

    Te na rroje osmalleku…qe u kthye ne gangrenen e popullit shqiptar.
    Jo me larg se dje…nje “vella myslymon” ne arabine saudite i preu koken me nje shishe nje GJASHTE vjeçari ne sy te Mamase se tija.
    Arsyeja:(!?)
    Vogelushi Gjashte vjeçar po shkonte me taksi te falej me mamane e tij ne nje tempull,dhe nje burre i pyeti a ishin mysliman apo ” mysliman te nje dege tjeter”… Mama zeza u pergjigj se ishin te “asaj deges tjeter”… Kjo mjaftoje qe taksia te ndalohej nga tre burra dhe njeri prej tyre nxorri femijen Gjashte vjeçar …dhe i preu koken me nje shishe te thyer.
    ( Perse “Tema” nuk e ka publikuar kete barbari????)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje