Luftë kibernetike? Rusia planifikon shkëputjen nga interneti

11 Shkurt 2019, 19:28Hi-Tech TEMA

Rusia po planifikon të shkëputet përkohësisht nga interneti, si pjesë e përgatitjeve për një luftë të ardhshme kibernetike.

Testi nënkupton që të dhënat e kaluara ndërmjet qytetarëve rusë dhe organizatave të qëndrojnë brenda Rusisë, në vend që të ndjekin kanalet ndërkombëtare.

Një ligj, i cili mandatonte ndryshimet teknike e që nevojitej për të operuar në mënyrë të pavarur, u paraqit në Parlament vitin e kaluar.

Prova, sipas raporteve në mediet e huaja, duhet të realizohet përpara 1 prillit, por nuk ka ende një datë të saktë për të. Ajo është pjesë e projektligjit të quajtur “Programi Kombëtar i Ekonomisë Digjitale”, i cili kërkon nga autoritetet ruse të garantojnë se mund të veprojnë edhe të vetme, në rast se fuqitë e huaja e izolojnë vendin nga interneti.

NATO-ja dhe aleatët e saj kanë kërcënuar vazhdimisht se do ta sanksionojnë Rusinë për sulmet kibernetike dhe ndërhyrjet e tjera në internet, të cilat Moska i mohon.

Masat e nënvizuara në projetkligj përfshijnë edhe krijimin e versionit të saj të sistemit të adresave në rrjet, i njohur si DNS, në mënyrë të tillë që të veprojë edhe nëse ndërpriten lidhjet me serverat e ndodhur jashtë kufijve.

6 komente në “Luftë kibernetike? Rusia planifikon shkëputjen nga interneti”

  1. ?‍??‍? says:

    Interneti ka hedhur në mbeturina çdo teknologji para tijë. (telefon fixe,cd,dvd,fax,libra,roje ).martesa

  2. 17nentori says:

    Te gjitha shtetet kane nga keto plane qe te mbrohen nga agresion kybernetik.
    As e re e as e vjeter. As e embel e as kripur. Thjesht pa shije te perkthesh kot me kot.

  3. Titi says:

    Oligarket ruse ndihen te kercenuar nga interneti dhe duan ta mbajne popullin ne injorance.

  4. E verteta eshte krejt ndryshe says:

    Sa per dijeni CIA, NSA dhe Mossad-i Izraelit jane terroristet me te medhenj kibernetik ne Bote, ashtu si jane terroristet e vertete ne terren, qe krijohen dhe financohen po nga keto agjenci inteligjence.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje