Nga Anila Hoxha
Lori Pepkola eshte 19 vjece. Ambicia e saj ishte te ndihmonte kedo qe ka probleme shendetesore andaj dhe ju perkushtua shkolles, dega farmaci.
Per shkak se familja e saj nuk jetonte ne kryeqytet u rregjistrua ne nje konvikt ne Qytetin Studenti.
Dy motrat me te vogla qe ndiqnin shkollen ne Kukes, kane prirje njera per pikture dhe tjetra per muzike. Te treja jane vajza te dy prinderve te ndershem, qe nje dite te ftohte mblodhen urgjent cantat, i prene ne mes planet dhe enderrat, lane rrobat njera ne konvikt dhe te tjerat pa u pershendetur me shoket e klases dhe.. ja mbathen. Iken pa e ditur se nga kush po ikin dhe cfare rrezikojne
Femra e katert eshte nena e tyre. Quhet Leta ! Ajo i rriti ato pothuajse e vetme, pasi bashkeshorti polic, hidhej me detyre, sa ne Korce, sa ne Elbasan sa ne Lezhe e sa ne Lac.
Kush eshte familje polici e di cdo te thote te jetosh me canta ne krah. Aspak plotesisht per familjen, por ne sherbim te atdheut. Vajzat u rriten nga e ema , atehere kur i ati nderkohe ishte me sherbim dhe perpiqej te godiste grupet kriminale te Elbasanit.
Imagjinoni nje grua te vetme qe i semuren femijet dhe me ta ne krah e vetme i dergon ne shkolle, e vetme kujdeset per gjithcka sepse eshte martuar me nje njeri qe ka gjak polici dhe dhe jeten ja ka kushtuar detyres. Imagjinoni nje grua si ajo !
I pesti eshte polic. Eshte babai i tre vajzave, nuk arriti te blinte as nje shtepi ne Tirane per shkak te nje problemi te madh qe quhet ndershmeri.
E vetmja qe ju afroi eshte banesa e trasheguar nga familja prej 68 m2. Ai eshte Shkelqim Pepkola dhe megjithese luftonte ne faturat, me mbijetesen i shtoi familjes edhe nje rrezik tjeter.
Friken dhe pasigurine per te jetuar ne Shqiperi. Nje dite te ftohte ai i mori femijet, bashkeshorten qe gjate gjithe jetes sakrifikoi bashke me te.
Dhe iku . Iku nga Shqiperia e cila mire qe e flaku, e la pa pune, nuk e degjoi, por ja rrembeu dhe ja boshatisi gjakun e policit. Ai quhet Shkelqim Pepkola dhe nje dite te ftohte si kjo, ai gjendet kampeve duke kerkuar azil. Azil !
Manual si te vrasim nje polic..
Ata qe shtijne mbi policet nuk jane vetem. Me kujtohet si “u vra” para ca vitesh Tonin Vocaj, Muhamet Rrumbullaku, Edmond Rizai, Hamdi Fjora. U flaken ne akademi dhe disave prej tyre ju kerkua doreheqja nga gradat.
E bene ! Me kujtohet si ” u vra” Bilbil Mema, e flaken pas nje aksioni kunder skafeve, si “u vra” Ahmet Prenci e keshtu me radhe, police te njohur e te panjohur. Keshtu ” u vra” Anila Hoxha ish zevendes drejtore e pergjithshme e cila pavaresisht se ka nje vendim gjyqesor per tu kthyer, askush nuk ia hap deren. Jam bere gati , keshtu do ndodhe do” ma vrasin” edhe vellain. Ai e do policine, nje dashuri qe ma transmeton sa here me kembengul ” na mbeshtet, mos na sulmo” .
Dhe sa here ma thote kete me kujtohet se si policia kaloi sfida te forta qe nga transformimi i gradave nga ushtarake ne civile, se si e shpetuam policine nga vaji e orizi qe ju jepnin si tollon cdo muaj, ne policine qe vazhdon ti ” haje” te vetet.
Shyqyr qe shkruajte dicka te mirë për policine se ti moj gazetare gjithmonë kunder tyre ke shkruajt e ke ba kronika.Duhet ta futesh vehten në ” lëkuren “e policit qe ta dish sa vuajnë për te zbatuar detyren e shtetit ndaj njerzeve te thjeshte.Ata shahen , plagosin e edhe i vrasin për shkak te detyres.Prandaj në rradhe te pare shteti e shoqeria duhet te bajnë ma shumë për ta.Edhe ju gazetaret keni në dore shumë por jo për ti përcmuar por për ti vlersuar.
Bravo per shkrimin, te percon te dridhurat e perditshmerise (fatkeqesisht) Shqiptare.
Anila, shumë mirë për shkrimin,por një detaj i vogël me duket se të ka shpëtuar. Ata zotërinjtë drejtues që ju ke përmendur emrat si “viktima” edhe pse janë të tillë në një moment,pjesën më të madhe të kohës janë autorë për dramat e mijrave policeve dhe normalisht në fund ato që u bënë të tjerëve do “kalonin” edhe mbi ta. Gjithësesi, nëse të gjithë policët hallexhinj si z. PEPKOLA do të kishin fatin e Rrumbullakut, Viçit, Premçi apo ndonjë tjetri atëherë situata sdo te ishte aq keq sa është tani.
Sa për informacion këta zotërinj ashtu si dhe pasardhësit e tyre jetojnë në vila që as vetë apo dinë me se si i kanë bërë …. Shkruaj ,por mëson dhe mendo para se ta bësh…. ( pa merak se ish polic kam qene)….
Kot fare!
Avash mos u dridh he burre, kemi pare te vrare ne bulevard e kemi qendruar te fort, kemi pare Hiroshimen ne Gerdec ect ..
Kjo Zonja Hoxha eshte nje Dhelper e Vjeter Skile.
Keshtu lloj Historish qe ke germuar dhe e shkruan moj zonje, ka edhe ne shtetet Perendimore.
Pse nuk na shkruan pak gjendjen e Politikanve,
gjendjen e zhurmshme dhe rremuje qe duan te bejne, Per gjendjen e Gjykatesve dhe te Prokuroreve?
Se pa keto gjera nuk ecim dot perpara nuk marrim dot drejtesi.
Nje Dhelper e Llastuar jeni Zonja Hoxha.
Shkrim medioker ,as nje Fakt vetem Opinion,ky eshte mjerim i kesaj gazetarie.Duke i qare hallin nje polici,qe e verteta nuk eshte ajo qe na paraqet gazetaria,do te justifikoje drejtuesit e tjere te policise.Shiko cfar injorance vajtjen ne Akademi e quan “vrasje”,o mjerane te jesh pedagog eshte nderi me i madh qe mund ti besh nje of.policie.Por ata e quajne “vrasje”se nuk ka leke per te vjedhur.Turp per kete gazetare.
gazetari kazani pa asnje verifikim ben moralisten dhe per me teper fyen dhe injoron Akademin e policise
Po mire moj zonja Anila nuk e permende te famshmen foto te grupit “Ciftelia” qe po i ndiqnin krimet duke u drekosur dhe rene ciftelise me nje personazh qe do ju vriste nje komisar,perse nuk permende ku ishin keta “titanike” antikrim diten kur dora e krimit u preu jeten 4 policeve ne Durres,dhe keta asnjehere nuk arriten te benin dy prova bashke ,Tonin Vocaj mbahet mend per konfliktet me opoziten,ndersa Met Rrumbullaku eshte hequr dhe vene ne poste te ndryshme nja 5 here dhe as edhe nje here ska qullosur gje,ndersa Anila Hoxha erdhi si sponsorizim politik i PD jo se kishte rezultate te medha ne pune ,keshtu qe Anila gjej shembuj nga police te ndershem se ka boll .
Nuk po kuptoj a e kishe me gjthe mend per z. Shkelqim Peploka dhe familjen e tij te nderuar apo per zoterijte e rikthyer ne krye te policise qe kane qene e jane pjese e kupoles? (Mos ke harruar dhe Tahirin?)
Karavidhe.
Zonja gazetare,
Shkrimi ishte shume prekes dhe me ngriheshin lesht perpjete kur po e lexoja.
Ke perdorur nje stil folklorik me nuanca melankolie. E kuptpva nga shkrimi gjithashtu qe per personin ne fjale kishe njohuri shume te detajuara deri ne metrat katrore te njeres prej banesave. Po te interesohesh pak me shume do te te rezultoje qe personi per te cilin te paska ardhur shume keq , ky Pepkola ka edhe dy shtepi ne Tirane dhe nje farmaci. Njihem me kete tipin pasi jam marre me tregeti ilaçes bashke me te ndaj i keto informacione , por jam i sigurt qe po te te interesojne mund ti marresh dhe ti. Nqs te duhet ndonje info me shkruaj ne adresen e emailit [email protected] dhe te coj dhe tek pronat qe ka ne Tirane qe tu besh foto. Nqs pastaj doje ti beje ndere Shkelqimit me telenovelen qe paske shkruar eshte tjeter gje