Sezoni turistik çelet më shpejt: Kroçerat në portin e Durrësit nga muaji shkurt në nëntor

12 Shkurt 2019, 10:45Turizëm TEMA

Sezoni turistik në portin e Durrësit këtë vit do të nisë më shpejt dhe do të zgjasë mbi 9 muaj.

 

Deri tani në Autoritetin Portual Durrës është njoftuar mbërritja e 25 kroçerave dhe velierave turistike, të cilat do ta vizitojnë qytetin e Durrësit nga muaji shkurt deri në nëntor të këtij viti.

 

Kroçera “La Belle De LAdriatique”, që pritet të mbërrijë më 19 shkurt në Durrës,  gjatë periudhës shkurt-prill 2019 do të ankorohet 7 herë radhazi në kalatat e portit më të madh të vendit-bëjnë të ditur burime nga Qendra e Informacionit në APD.

 

Përveç kroçerave në Durrës pritet të ankorohen edhe një numër shumë shumë më i madh jahtesh turistikë të përmasave të ndryshme.

 

Kroçera “La Belle De LAdriatique” ka ardhur dy herë të tjera në portin e Durrësit përkatësisht në vitet 2017 dhe 2018.

Në portin e Durrësit gjatë sezonit veror 2018 mbërritën me kroçera turistë nga rreth 50 vende të botës, por numrin më të madh e zënë vizitorët nga SHBA, Turqia, Japonia, Franca, Britania e Madhe dhe Holanda.

Nga maji deri në nëntor të këtij viti në portin e Durrësit janë ankoruar 15 kroçera dhe veliera me 6553 turistë gjithsej.

1 komente në “Sezoni turistik çelet më shpejt: Kroçerat në portin e Durrësit nga muaji shkurt në nëntor”

  1. yxy says:

    Krocera ta qifte ti me gjithe ata qe te lejonne te perdhosish gjuhen shqipe….o qelbake

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje