FOTOT/ Biznesmeni që fiton 120 mijë dollarë në muaj, por që nuk gjen dot të dashur: Dua dikë që të mos shohë llogarinë time bankare

13 Shkurt 2019, 11:06Lifestyle TEMA
FOTOT/ Biznesmeni që fiton 120 mijë dollarë në muaj, por

Ka raste kur mund të jesh shumë i pasur, por nuk mund t’i kesh dot të gjitha.

Ky është rasti i këtij 26-vjeçari, i cili fiton plot 120 mijë dollarë në muaj, por nuk gjen dot të dashur dhe këtë Shën Valentin ndjehet i vetmuar.

Matthew Lepre, nga Sidney në Australi, thotë se e ka të vështirë të gjejë një vajzë që ta dojë pa interes dhe që të mos e shohë atë vetëm për llogarinë bankare.

Tre vite më parë ai braktisi universitetin për të ndihmuar mamanë e tij dhe tashmë drejton një biznes për shitje elektronike online, punë e cila e mban larg femrave.

Tani që i ka vënë gjërat për vije, ai kërkon një vajzë në jetën e tij, për lidhje serioze.

26-vjeçari është kundër aplikacioneve për njohje online dhe thotë se miqtë e tij e kanë prezantuar me disa vajza, por nuk ka rastisur e duhura.

“Unë nuk dua një vajzë që po më takon për bilancin tim bankar.

Dua një lidhje afatgjatë dhe kuptimplotë”, thotë ai.(TemA)

4 komente në “FOTOT/ Biznesmeni që fiton 120 mijë dollarë në muaj, por që nuk gjen dot të dashur: Dua dikë që të mos shohë llogarinë time bankare”

  1. grate tiranse says:

    I shkreti Ti qe nuk gjen nuse , je martuar me parate.

  2. Emigranti says:

    Ky jetoka né vitet 80-90 tè akoma. Kjo 120 mije dollare eshte nje mashtrim. Ndoshta ka then 120 mije dollare ne vite. Sepse kontrata behet per rroge vjetore dhe ajo ndahet ne 13 ose 14 pjese. Sot ne ditet e sotme 70% e vajzave nuk shikojne mè parane por njeriun. ne qè jetojmè ketej nga perendimi dhe kemi pune tè mirè e kuptojme dhe flasim me nivele tè ndryshme. Po ky nuk mbush mire sepse shkon ne ambiente parazitesh

  3. asd says:

    Atehere duhet te kishe bere lajmin ndryshe;
    Eshte ky dhembecatalli ketu i papune dhe jo shume i mencur…por qe po kerkon nuse. A ka ndonje oferte rrotull ?

  4. aqifi says:

    Lol. Me 120 mije dollare australiane do nuse ky fshatari. Ti kishe dollare amerikane e kishe gjetur nusen menjehere…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje