"Hungaria konfirmon mbështetjen për hapjen e negociatave"

14 Shkurt 2019, 17:20Politika TEMA

Në margjinat e Konferencës së Varshavës për situatën në Lindjen e Mesme, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj zhvilloi një takim dypalësh me Ministrin e Jashtëm të Hungarisë Péter Szijjártó.

Të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen pikëpamjet rreth ecurisë së procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.

Ministri në Detyrë Cakaj u ndal veçanërisht tek arritjet që ka shënuar Shqipëria sidomos sa i takon hapave të ndërmarra në përmbushjen e pesë prioriteteve dhe kushteve për hapjen e negociatave.

Ministri Szijjártó e uroi Ministrin Cakaj për detyrën dhe rikonfirmoi mbështetjen e Hungarisë në proceset me të cilat do të jetë e angazhuar Shqipëria në muajt në vijim, sidomos sa i takon procesit të integrimit evropian.

Në planin bilateral, të dy bashkëbiseduesit u ndalën në nevojën e forcimit ligjor mes dy vendeve dhe atij të bashkëpunimit ekonomik.

Ministri i Jashtëm i Hungarisë Szijjártó e ftoi Ministrin në Detyrë Cakaj për një vizitë zyrtare në Budapest, ftesë të cilën Ministri Cakaj e pranoi me kënaqësi.​

2 komente në ““Hungaria konfirmon mbështetjen për hapjen e negociatave””

  1. Kalec Dega says:

    Takim kot fare…. per praktike per dhenderin kollovar.

    Hungaria si Greqia apo Malta skane cfare te mbeshtesin kur 6 vjet dhe akoma shteti vazhdon i kapur nga Krimi i organizuar shteteror, vetingu eshte me komandim nga Ruci e Rama, institucionet nuk Kane pavaresi

    LAjme propagandistike per te idjotizuar miletin shqiptar.

  2. Kalec Dega says:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje