Katër skenarët e 16 shkurtit: Nga rrethimi i Kyeministrisë, te djegia e mandateve

14 Shkurt 2019, 14:48Politika TEMA

Nga Ardit Rada

Orët po ikin shpejt drejt një fundjave të nxehtë për Tiranën dhe shumëkush vështrimin e ka ngulur tek e shtuna.

Do të jetë dita kur opozita, pas disa javësh përgatitje, do të ftojë në bulevardin qëndror të kryeqytetit mijëra përkrahës të saj, të cilët i ka ftuar nga të gjitha qytetet e vendit.

Do të jetë një protestë që mbart mbi vete disa pritshmëri specifike, sipas asaj që pretendon Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, të cilët kanë krijuar qëllimisht një re paqartësie rreth karakterit të protestës, formatit, kohëzgjatjes dhe rreth të qenit ose jo paqësore.

Opozita po shpreson të presë në Tiranë në dallgë të madhe njerëzish. Të ngjashme me atë të 18 shkurtit 2017, në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të atij viti, e cila prodhoi hapjen e çadrës së famshme opozitare, e cila u mbyll më 17 maj, pas marrëveshjes Rama-Basha.

Këtë radhë opozita thotë se nuk do të tundohet nga hyrja në kompromis me Ramën, duke kërkuar ikjen e tij dhe formimin e një qeverie teknike. Herën e parë kreu i opozitës hapi me duart e tij një gropë nga e cila nuk ka dalë ende sot, pasi mori gjysmën e qeverisë dhe megjithatë i humbi turpshëm zgjedhjet.

Në raport me këto koordinata, protesta e 16 shkurtit ka krijuar kuriozitet për atë që mund të jetë formati konkret i saj. Cilat janë surprizat e opozitës për Ramën (nëse vërtetë do të ketë të tilla)? A do të ketë dhunë në 16 shkurt? A do të mësyjnë protestuesit godinën e qeverisë dhe si do të sillet policia në një rast të tillë? Sa e mundshme është rënia e qeverisë në 16 shkurt?

Informacionet që filtrojnë nga kampet opozitare janë të pakta, por gjithsesi ajo përflitet aktualisht brenda selive të PD e LSI për 16 shkurtin, fokusohet pak a shumë në katër skenare të mundshme.

Varianti i parë, protestë normale

Pjesëmarrje e madhe, thirrje e parrulla kundër qeverisë, por pa fjalime krerësh politikë dhe thjesht një vërshim paqësor në bulevard. Si shumë protesta të tjera që janë parë në kryeqytetin shqiptar në tre dekadat e fundit. Ky skenar do të shkonte në një gjatësi vale me deklarimet publike të ndërkombëtarëve, të cilat kanë bërë thirrje të qarta për vetëpërmbajtje dhe evitim të dhunës në protestë.

Varianti i dytë, rrethim paqësor i kryeministrisë

Një skenar i tillë kërkon t’i mbyllë rrugët e hyrjes në zyrën e tij të punës kryeministrit Rama. Pikëpyetje konkrete qëndrojnë mbi kohëzgjatjen e këtij rrethimi dhe mundësinë e rrethimit fizik të godinës së kryeministrisë, nga momentin që perimetri i saj është i ruajtur nga Garda e Republikës në një segment jo të vogël të tij (pas godinës). E dyta, një rrethim disaorësh nuk do të sillte rezultat, por thjesht do të kishte një mesazh simbolik për pengimin e hyrjes së Ramës në kryeministri.

Varianti i tretë, dhunë dhe marrje me forcë e kryeministrisë

Ky është skenari që më së shumti frikëson jo vetëm palët, per pasojat që mund të ketë, por edhe opinionin publik e partnerët e huaj. Herën e fundit që Berisha sulmoi godinën e qeverisë, qëndroi edhe shtatë vjet të tjera në opozitë (1998-2005). Në raport me këtë precedent, situata në Shqipëri ka ndryshuar drastikisht. Kjo mund të bëjë që shkaktarët e dhunës dhe të marrjes së dhunshme të institucioneve të dënoheshin edhe më ashpër se njëzet vjet më parë.

Apeli i fortë i ambasadave në Tiranë nuk parathotë asgjë të mirë për ata që mendojnë të hyjnë me forcë në kryeministri, ndërkohë që vetë krerët e opozitës kanë deklaruar më shumë se një herë se nuk do të bëhen autorët e marrjes së pushtetit me dhunë.

Varianti i katërt, djegia kolektive e mandateve

Në selitë opozitare, kryesisht në PD, ka kohë që diskutohet për djegien publikisht të mandateve të të gjithë deputetëve të opozitës. Kjo do të krijonte, sipas përkrahësve të kësaj linj,e kolapsin e Kuvendit dhe do të çonte automatikisht në zgjedhje. Duket megjithatë se jo të gjithë mendojnë kështu. Më së pari LSI, por edhe parti të tjera opozitare, të cilat në rast largimi të deputetëve të PD, mund të pranonin të zinin vendin e tyre në parlament.

Sepse në rast djegie të mandateve nga një numër deputetësh, në bazë të ligjit elektoral, vendin e tyre në Kuvend e zenë kandidatët që janë më poshtë në listën zgjedhore të vitit 2017. Për pasojë, ky variant duket se fsheh shumë risqe, kryesisht për vetë opozitën, ndërkohë që Rama do të vijonte punën edhe në një parlament gjysëm të boshatisur, me shumë gjasë me bekimin edhe të ndërkombëtarëve.

19 komente në “Katër skenarët e 16 shkurtit: Nga rrethimi i Kyeministrisë, te djegia e mandateve”

  1. Daja says:

    NE TE GJITHA VARIANTET,KETA TE RRUAJNE TOPET,KETA E DINE SHUME MIRE HALLIN QE KANE,PO DHE ATA QE I MONITUROJNE E DINE SHUME MIRE HALLIN E TYRE,HALLI I TYRE NUK ESHTE HALLI I POPULLIT DHE KETA NUK MUND TE MASHTROJNE KEN,PRANDAJ E VETMJA ALTERNATIVE E TYRE ESHTE TE BEHEN GATI TE DORZOJNE GJENE E VJEDHUR DHE TE JAPIN LLOGARI PER KRIMET E BERA,TE TJERAT JANE PORDHE ME RIGON.NE SHQIPERI KA VDEKUR NJEHERE E PERGJITHMONE KOHA KU NE NJE VEND VOTOHESH,NE NJE VEND TJETER MBUSHESHIN KUTITE,VETEM ME VOTE MERRET PUSHTETI,PO KETA ME VOTE,JANE TE MBARUAR KREJT

  2. genti says:

    E gjitha agjenture Ruso-Serbe qe kerkon destabilizmin e Shqiperise, vonesne e reformes ne drejtesi, mos denimin e Ilir Metes, Sali Berishes deh llumit te soj soj sorllopi, dhe qe Kosova te vuaje me shume duke dhene shembullin e mos berejs se Shqiptareve si komb, shtet e shoqeri!
    Perse ky miting nje dite para 17 Shkurtit , me 2017 ishte nje dite pas 17 Shkurtit e pra vellezer cdo gje kunder kombit!! A nuk mund te behej kjo demostrate pas dates 25 Shkurt, para dates 16 Shkurt !!!!! Pergjigja eshte PO! Po perse atehere duhte te behen gjerat sa here kur Kosova apo ceshtja kombetare eshte ne diskutim??????? Sigurishte qe vetem Serbet, Greket, Turqit dhe Ruset nuk e duan stabilitetit e Shqiperise dhe kombit Shqiptar!!!!!! E gjithe lidershipi i pD eshte agjenture kunder kombit!!

  3. xxx says:

    Do ishte me mire te hapej dera e K/ministrise ku te hynte trimfalisht Basha, si fillim te mbante nje fjalim ne ERTV te konvertuar ne LBTV, ku te shpallte kapitullimin e qeverise Rama dhe ndertimin e nje qiverie tjeter me dy kryeministra tranzitore (Mona dhe Luli)

  4. Jimmy says:

    Genti, te pergezoj per analizen! Eshte me se e sakte ajo qe shkruan.

  5. Askushi says:

    Mos e beni buje… asgje ska per te ndodhur. Do ti ruajne topet Edit.

  6. Azio says:

    Kane harruar skenarin e fundit:
    Do te ikin me bisht ender shale dhe qe do te zhduken fare nga skena politike shqiptare.
    Liderit e tyre ne shtepite pa qera.
    Hajt pra gezuar ramazanin.Plehra.

  7. Tigri says:

    Une me shume u ve faj medjave, analistave opinonistave qe per mua 75% e tyre jane te kriminaĺzuara se jane lidh Keshtu i nxisin njerezit e P.D se te thyen ndonje xhamse ata jane si femijet qe po ti nxitesh shume te vijne mbas shtepise dhe te thyejne xhamat e shtepise .Ka rreth dy jave qe gjithe televizoret , gazetat ànalistat e famshem vetem po merren me kete budallek duke shtruar pyetjen : Çfare do te ndodh me 16 Shkurt ? Pergjiģjen po jua kthej une . Do te kete nje proteste dhe ne fund te saje shperndarje dhe shkuarje andej nga kan ardhe . Ja jua shuva une ate kureshtje qe po ju sakelldiste ju medjave .

  8. Nik says:

    me ze dhe figure Populli I kerkoj Bashes vetem nje skenar , ate qe: ose te largoje Ramen ose te largohet vete, ..nuk ka rruge tjeter kete radhe .

  9. Life is game says:

    Te kater skenaret sjellin edhe njehe ne pushtet E.Ramen! Rama ka kohe qe e kerkon kete zgjidhje! I di mire sondazhet! Biles e kaa gati edhe Km 2 mujor. Por ….. Spaku fillon rendshem para qershorit! Si paloka….. do te vojohet konfiskim edhe per te tjere! Prokurorja kroate e futi ne burg Sanater dume filluar nga nje ore 3000 Euro. Ora e LB raportohet deri tani 12000 Euro.
    Rama e gezofsh KM per te treten here! Edhe nese Shqiperia nuk pranohet ne Europe, prape je i justifikuar! Sot Paloka vendosi perfundimisht, fatin e trishte te PD dhe fatrkeqesine e shqiptareve qe qe ska nje opozite serioze ne krye!

  10. Lumniku says:

    Menxyrra Berishiste kerkon qe me anen e skenarit te 2 Prillit 91 te perserisi gjemen duke menduar se do ti shkoje kjo skeme tashme e dale boje!Qeveria te gjitha organet e sigurise se qytetareve duket te kene kujdes e vemendje pasi plani ogurezi eshte pergatitur e gauar ne ato dhoma e zyra ku u gatue e u servir edhe 2 Prilli!Kujdes sot nuk eshte me ajo kohe qe populli mund te mashtrohet kollaj,pavaresisht ndihmes qe do i japin miqte Berishjane Lulkes!Ndaj organeve te rendit ,hapni syte kater e nen vezhdim te gjithe te skeduatit per akte te tilla!Snajperet nuk i mungojne Berishizmit,stilolapsat pistolete gjithashtu ,ndaj vemendje deri ne kapje autoresh qe do tentojne te bejne kurbaet e radhes!Eshte rasti ti paguajne te gjitha krimet e tu sekuestrohet e gjithe pasuria e vjedhur keto 28 vite!Stop mortjes Berishjane,njehere e pergjithmone!

  11. lesh e li says:

    Mos u shqetsoni. Do mblidhen e do shperndahen. Me 21 shkurt ndertohet SPAK. Me 1 Mars fillon arresti I hajduteve te deritanishem. Kaq per sonte.

  12. BRSS says:

    LULI DHE MONA DOKTORESHA PLUS GAZETARET DO TI RRUAJ KARIN RAMES TE SHTUNEN PO PSE PER KETA BAJGAT DO SAKRIFIKOHET POPULLI .POPULLI E DI FARE MIRE SE KUSH JAN DHE ÇFAR KAN BER KETA JAN NJERZ QE SKAN AS TURP DHE AS NDER

  13. Lulbytha says:

    Mendoj populli 2 miljon te bej snti ptotest.parulla futni burg saliun luluin paloqen straximir mons burin msnakun manjani patills o psr daresyohen kriminelat e pd poshte fashizmi pd

  14. fieraku says:

    DIGJINI MANDATET MOR PLEHRA,,,,,,, DHE MOS U FUSNI FARE ME NE PARLAMENT SE E NDYTE PARLAMENTIN ME FYTYRAT E JUAJA E QELBURA ,,,KOSOVARE TE QELBUR DHE MALOKE TE TRASHE,,,,BASHA,,VOKSHI,BYLYKBASHI ,,,JANE ME ORIGJINE KOSOVARE,,,,KRIMINELE TE LINDUR VRATE NE MES TE TIRANES 4 SHTETAS TE SHQIPERISE,,,PO ASHTU 26 NE GERDEC,,,DHE 100 TIRANAS NE MASAKREN E 4 SHKURTIT 1944,,ME KRIMINELIN KOSOVAR XHAFERR DEVA,,,,TANI NA DUAN PUSHTET ME DHUNE ,,,PLUMBIN BALLIT DO MERRNI…/////

  15. katarakti says:

    Lerini vandalet te bejne ç’te duan. Le te godasin me gure, te thyejne te djegin, le te hyjne edhe ne kryeministri po te duan dhe ta shkaterrojne. Dhe pastaj?! Vetem ne bisedime dhe negociata me ta mos hyni. Le te bejne çfare te duan. Populli ka sy dhe sheh. Dhe do duroje sa do duroje dhe do ua beje me keq se me 1997-ten. Atehere ishte i korruptuari, i degjeneruari dhe hajduti Nano qe e shpetoi Berishen me shoke. Ndersa tani besoj se nuk do te kete me shpetim per ta. As ne Kosove dhe askund. Prandaj me nerva te qeta. Asgje nuk ka per te ngjare. Me force dhe revolucion nuk vine dot kurre ne pushtet. As edhe me ndihmen e Presidentit me bllok. Duhen ruajtur nervat. Lerini te shkaterrojne gjithçka. Te nxjerrin ne pah fytyren e tyre te vertete. Siç bejne ne Parlament. Pastaj fjalen e fundit e ka urugani popullor. Do djegin, do shkaterrojne, do i vene flaken edhe kryeministrise, dhe pastaj… nuk do gjejne vrime miu ku te futen. Do te marri fund loja nje here e mire. Prandaj gjaktohtesi.

  16. katarakti says:

    Lerini vandalet te bejne ç’te duan. Le te godasin me gure, te thyejne, te djegin, le te hyjne edhe ne kryeministri po te duan dhe ta shkaterrojne. Dhe pastaj?! Vetem ne bisedime dhe negociata me ta mos hyni. Le te bejne çfare te duan. Populli ka sy dhe sheh. Dhe do duroje sa do duroje dhe do ua beje me keq se me 1997-ten. Atehere ishte i korruptuari, i degjeneruari dhe hajduti Nano qe e shpetoi Berishen me shoke. Ndersa tani besoj se nuk do te kete me shpetim per ta. As ne Kosove dhe askund. Prandaj me nerva te qeta. Asgje nuk ka per te ngjare. Me force dhe revolucion nuk vine dot kurre ne pushtet. As edhe me ndihmen e Presidentit me bllok. Duhen ruajtur nervat. Lerini te shkaterrojne gjithçka. Te nxjerrin ne pah fytyren e tyre te vertete. Siç bejne ne Parlament. Pastaj fjalen e fundit e ka urugani popullor. Do djegin, do shkaterrojne, do i vene flaken edhe kryeministrise, dhe pastaj… nuk do gjejne vrime miu ku te futen. Do te marri fund loja nje here e mire. Prandaj gjaktohtesi.

  17. Alb says:

    Ne te gjitha varjantet kjo opozite eshte e humbur. Sepse nuk jane fare gati per zgjedhje te parakohshme, madje as ne zgjedhjet vendore ne 30 qershor nuk kanr gje ne vije e as ne zgjedhjet e radhes politiket. Kjo opoziteve degraduar nuk vjen dot ne pushtet. Duhet nje e djathte e re

  18. Remi says:

    Se kan hallin e popullit po hallin e SPAKut.
    Do ti vjellin paret e popullit PDja!

  19. Realisti says:

    ASGJE S’KA PER TE NDODHUR.
    MJER ATA QE GENJEHEN E VEN PAS SALIUT E LIULIT.
    POPULLI I PA DERI DIJE KUR ISHIN NE PUSHTET. SE SA U DIGJET BARKU PER POPULLIN.
    CA BUDALLENJ CA TE PAZOT TE PUNOJNE E TE TJERE TE PANDERSHEM SHKOJNE PAS SALOUT.
    O NJEREZ TE MENÇUR …DISTANCOHUNI NGA SALIU E LULI QE PER TI SHPETUAR BURGUT U PERDORIN JUVE DUKE U PERDORUR PER TE DJEGUR SHQIPERINE…INSTITUCIONET.
    …QE TE MOS I BEHET GJYQI SALIUT .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje