Taulant Balla: PS do kërkojë shkarkimin e Palokës si nënkryetar Kuvendi. Berisha është mësuar që çadrën ta bëjë pistoletë

14 Shkurt 2019, 12:09Politika TEMA

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka reaguar pas sulmit të Edi Palokës ndaj kryeministrit Edi Rama.

“Në seancën e ardhshme PS do të depozitojë kërkësën për shkarkimin nga posti të Edi Palokës.

Gjithcka u bë në një seancë solemne si është momenti i votimit të marrëveshjes për anëtarësimit në NATO të Maqedonisë së Veriut dhe në prezencën e një miku të vyer, jo se është kryetari i kuvendit të Maqedonisë së Veriut, por se është personalitet i rëndësishëm i shqiptarësisë”, tha Balla, ndërsa komentoi edhe deklaratat e Berishës, se Paloka nuk e sulmoi Ramën me bojë, por me stilolaps.

“Berisha ia ka marrë dorën që cadrën ta bëjë pistoletë dhe shiringën ta bëjë stilograf.

Të bëhen hetimet  për turpin që kreu nënkryetari i Kuvendit.

Më lejoni tu them se grupi i PS nuk duron më që nënkryetari të jetë Paloka dhe në seancën e ardhshme, do depozitojmë kërkesën për shkarkimin”, tha ai.

I pyetur për protestën e opozitës më 16 shkurt, Balla tha:

“Nuk kam asnjë koment, opozita është vaj me det por nuk i takonte Shqipërisë edhe ky turp.”(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje