Britania, mesazh Lulzim Bashës para protestës së 16 shkurtit: Të jetë tubim paqësor

14 Shkurt 2019, 11:23Politika TEMA

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri i ka bërë thirrje opozitës të zhvillojë një protestë paqësore më 16 shkurt, pas paralajmërimeve për dhunë.

Në një postim në Tuitter, ambasadori Duncan Norman shkruan:

“MB-ja e sheh të drejtën e protestës si një të drejtë thelbësore demokratike.

Megjithatë, demonstratat duhet të jenë paqësore nëse mbështesin demokracinë.

U bëjmë thirrje atyre që janë të përfshirë në protestat e të shtunës të respektojnë këtë parim”, shkruan ai.

Kryetari opozitës Lulzim Basha ka paralajmëruar se do të tejkalojë kordonin  e policisë për të hyrë brenda godinës së Kryeministrisë.

Parlajmërimet për dhunë kanë rritur tensionin mes policise dhe opozitës.

8 vjet më parë, kur Basha ishte ministër i Brendshëm, në një protestë para Kryeministrisë u vranë katër qytetarë.

Ish- kryeministri Berisha mori përgjegjësinë për vrasjen, duke e justifikuar me ligjin  e policisë, por ende nuk është gjykuar për këtë. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje