Aderimi i Maqedonisë së Veriut në NATO, Rama: Jemi në mbështetje të procesit historik, "platforma e Tiranës" dikur u tregua si "dora e djallit"

14 Shkurt 2019, 10:35Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur hapat që po hidhen drejt anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Rama ka komentuar edhe debatin e hapur pak kohë më parë pas takimit të tij në Tiranë me krerët e partive shqiptare në Maqedoni.

“Zia e sotme në vendin fqinj e rëndon edhe më shumë në vetëdijen tonë peshën e faktit se fati ynë është i përbashkët. 

Një fat i përbashkët, i cili në këtë seancë mishërohet në mënyrën më kuptimplotë me ratifikimin e protokollit të aderimit në NATO të Maqedonisë së Veriut. 

Numri tronditës i viktimave dhe i të plagosurve në aksidentin tragjik, për koincidencë më së shumti shqiptar na i bën sot edhe emocionalisht shumë më të prekshme afërsinë e lidhjes sonë me Republikën e Maqedonisë së Veriut.  

Kjo lidhje e veçantë historike dhe politike gjen mishërim në aktin e votimit të sotëm unanim të Kuvendit. 

Ne jemi pranë shpirtërisht  të gjitha familjeve të prekura nga tragjedia dhe do të bëjmë patjetër që na takon, me përpjekjen solidare për të lehtësuar dhimbjen e madhe”, tha Rama. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje