Nishani: Edhe socialistët janë të pakënaqur me Ramën, nuk mban më ujë pilafi

14 Shkurt 2019, 08:22Politika TEMA

Ish-Presidenti, Bujar Nishani, i ftuar në “Arena” në Ora News, tha se edhe votuesit socialistë janë të pakënaqur me qeverisjen e Rilindjes. Sipas Nishanit, situata ka ardhur aty ku nuk mban më ujë pilafi.

Opozita sot ka marrë përsipër të konkludojë në një aksion politik, qoftë edhe përmes protestës papajtueshmërinë e madhe që kanë qytetarët ndaj realitetit.

Është padyshim qeveria që e ka krijuar këtë realitet. Në tërësi, opozitat e kanë pjesë të tyre aksionin e protestës. Duhet të vësh në peshore një sërë rrethanash.

Unë besoj që sot opozita është e detyruar nga kjo aksiomë e reagimit qytetar se sa vet opozita po krijon aksiomën.

Sot ka një mospajtim të madh ndaj qeverisjes nga një grup i madh qytetarësh pavarësisht afilacionit të tyre politik.

Jam i bindur që ka shumë votues socialistë që nuk pajtohen me modelin e qeverisjes së Rilindjes.

Këtu është shprehja e vendosmërisë së asaj që duhet të ndryshojë. Situata ka ardhur aty ku nuk mban më ujë pilafi”, deklaron Nishani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje