Pak ditë më parë, nga ana e Prokurorisë është kërkuar vënia nën sekuestro preventive e pasurisë miliona euroshe të krijuar nga aktiviteti i dyshimtë, në të cilën janë të implikuar edhe dy zyrtarët demokratë.
Konkretisht, në vendim thuhet se dy apartamente i janë blerë deputetit Edi Paloka, njëri me vlerë 87.5 milionë lekë dhe tjetri 70 mijë euro, ndërsa ish-deputetit Hoxha i janë blerë tre apartamente dhe tre garazhe, në vlerën 729 mijë euro.
Paloka, të paktën që nga viti 2012 nuk i ka të deklaruara këto apartamente dhe mbetet për t’u parë nëse politikani i djathtë ka qenë zotërues i tyre vite më pare apo ka ‘harruar’ t’i deklarojë.
Gjithsesi dy apartamente që në total janë shitur për një vlerë gati 140 mijë euro nuk dihet se me çfarë të ardhura janë blerë nga nënkryetari i PD-së.
Dhe mbase këtu duhet kërkuar edhe nervozizmi i skajshëm dhe i pajustifikuar i Edi Palokës sot në Kuvendin e Shqipërisë, kur kreu një akt dhune ndaj kryeministrit Rama, të cilin e sulmoi me bojë stilolapsi.
Në një akt të paprecedentë, gjatë një seance të mbledhur për të nderuar mikun nga Maqedonia e Veriut, kryetarin e Kuvendit të këtij shteti, Edi Paloka i është turrur në një moment qetësie vendit ku qëndron qeveria, dhe ka sulmuar Kryeministrin.
Një akt i pajustifikushëm, për shkak se seanca po ecte krejt qetësisht, aq sa janë kapur të papërgatitur edhe punonjësit e gardës në Kuvend.
Por me siguri arsyet duhet të kërkohen diku tjetër. Edi Paloka është i vetëdijshëm se shkuarja drejt përmbylljes e reformës në drejtësi, do të kenë pasoja për të dhe të singjashmit e tij në Partinë Demokratike.
Eshtë po e njëjt arsye që po bën kryetarin e PD, Lulzim Basha që t’u bëjë thirrje qytetarëve për të kryer akte dhune në mitingun e ditës së shtunë.
Eshtë po e njëjta arsye që e ka bërë Sali Berishën të dalë nga binarët.
Me akte të tila dhune, Paloka po shpreson më kot që t’u shpëtojë hesapeve të hapura që ka tashmë me drejtësinë.(Lexo.al)
Llafe, llafe, llafe! Jepni prova po patet bythe dhe denoni ndonjerin. Vetem llafe keni bere deri me tani. Pse kerkoni qe t‘ju besojne njerezit?!
Ajo qe eshte nisur nuk ndalet dot. Militantet e PD se nuj kane fuqi ligjvenese as ligjzbatuese, ata jane ca hallexhij po edhe persona te inkriminuar qe kane fuqi destruktive, por qe policia ka per ti perballuar me sukses. Keshtu qe Paloken e kompani nuk i shpeton dot asnje proteste
Paloka do pergjgjesh dhe per drogen e kapur ne Mal te zi para 14 viteve,mos kujto se nuk i ka DEA te dhenat mbi porositesin e pritesin ne Lezhe.
O PALOQE E DI PARTIA APO MILITANTET E PD PSE TE LA GRUAJA E PARE KETE TE DYTEN ÇOJE TE EDI SE È RREGULLON AI TE QIFSHA MOTREN O ORDINER MUTI RRAC E QELBUR TE GOPI SATEME KE PER TE VAJTUR TI DHE SALI DOBIÇI I SERBISE
Ah keta hajdute jan qartur se spo kan ku me i mshefur parat e vjedhura dhe tani dojn ta kallin shqiperin keta te marre he toka i lshofte.