Rama në “Real Story": Policia ka gjithë kapacitetet e duhura për t'u përballur me protestën

14 Shkurt 2019, 21:21Kronika TEMA

Kryeministri Edi Rama në një interviste në “Real Story” në Vizion Plus, ka folur për protestën e opozitës, duke thënë se  kjo protestë nuk e çon asgjekundi opozitën.

Rama shtoi ndër të tjera se ata që do protestojnë janë një grup të dëshpëruarish, dhe administrata e bashkive që qeverisen nga PD.

Nuk është numri i njerëzve që dalin në rrugë, një njësi matëse për mbështetje apo për mos mbështetje politike. Dua të them që, jemi përpara një forcë të dëshpëruar njerëzisht që i bashkon dëshpërimi, e thonë e nuk i fitojnë dot zgjedhjet dhe duan forma të tjera.

Keni informacion për dhunë?

Nuk jam i interesuar për këtë aspekt, Policia i ka të gjitha kapacitetet për të mbajtur këtë protestë. Protesta që në këtë periudhë që kemi qeverisur ne, nuk kanë pasur asnjë më shumë se  të gjitha administrata bashkiake, bashki të tëra që organizohen drejt Tiranës. 1200 veta paguan Bashkia Lezhë. Në fund të ditës, këto janë protesta që nuk shkojnë asgjëkund.

Si do reagoj qeveria po pati dhunë?

Qeveria nuk reagon, reagon Policia, ajo zbaton ligjin.

4 komente në “Rama në “Real Story”: Policia ka gjithë kapacitetet e duhura për t’u përballur me protestën”

  1. Ardjn says:

    Sikur zotrte të kishe punuar e menduar për ato 1 miljon shuplakat sikur ta doje atë shuplak fukaraje eeh ajo shuplak ti hedh qurret pas murit !

    1. Kalec Dega says:

      I ka hyre lepuri ne bark. Priteni kur te fshihet ne Cader 2 shume shpejt dhe te qaje hallet e Shqiperise me LulHollandezin

  2. Alban Dega says:

    POLICIA TE MBROJE JETEN E VET DHE SHTETIN !

    Cdo mjet ne duart e policise per mbrojtjen e jetes se qytetareve dhe vet policeve, mbi te gjitha mbrojtja e shtetit qe i sherbejne eshte i ligjshem !
    Eshte Policia e Shtetit Shqiptar dhe jo e Sali Berishes, Lulush Karabushit, Mona Cizmes. Edi
    Rames …..

  3. shabani says:

    Asgje nuk do ndodh do ikin si legena policia te bej detyren mandatin e ka per mbrojtjen e pasurise publike dhe private te veproj,sharlatanet nuk e pengojne dot rrugen e vendit drejt BE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje