Gafurrët tanë!

15 Shkurt 2019, 17:50Politika TEMA

Nga Lorenc Vangjeli

Një shiringë me bojë nuk është ndonjë hata, kur bëhet fjalë për çfarë ka ndodhur në atë sallë ku janë qëlluar edhe plumba.

Krismat kriminale të atentatit në parlament të pothuaj dy dekadave, gjithashtu nuk janë asgjë përballë gjëmimit të përjavshëm të fjalëve si patkonj kuajsh dhe hingëllimave e hungërimave që shumë nga ata që paguhen si nëpunës politikë në parlament i quajnë fjalime

Javë pas jave, seancë mbas seance, në të majtë e në të djathtë, keqkuptimi tragjik i ca personazheve komikë që dinë se fyerja është forcë, se ulërima është argument, se muskujt janë karrierë, ky keqkuptim pra, është shndërruar në një realitet të trishtë që turpëron publikun që i sheh dhe nderon me turp aktorët që e luajnë teatrin parlamentar.

Akte vulgare si ai që ndodhi midis kryeministrit të vendit dhe nënkryetarit të Partisë Demokratike janë tatuazh turpi për të gjithë. Sidomos për momentin në të cilin u vu në skenë dhe aq më shumë për argumentet që justifikuan përdorimin e bojës së shkrimit nga ish-gazetari për njeriun e bojrave.

Pikërisht atëherë kur nevojitej pak solemnitet, egërsia shumëngjyrëshe këndoi solo të vetmen notë që njeh në partiturë: godit jo vetëm për të vrarë, por kryesisht për të poshtëruar viktimën. Edhe kur viktimë është kryeministri i vendit që shpesh i viktimizon pa mëshirë kundërshtarët e tij.

Dy dekada më parë, atentati me plumba që deputeti Gafurr Mazreku i dërgoi Azem Hajdarit u tentua të shpjegohej edhe me shpagimin e hakmarrjen e fyerjes së bërë në drejtim të kundërt, nga i dyti tek i pari.

Dy dekada më pas, boja e Palokës u derdh tek Rama me po të njëjtën logjikë justifikimi: Rama e fyeu dhe Paloka u hakmor! Mjafton ky segment arrogance për të parë sesa pak ka ndryshuar Shqipëria parlamentare, që herë si pulë e herë si gjel, herë me vanitet e herë me egërsi, i gafurret pa mëshirë edhe Shqipërisë, edhe vetvetes!

10 komente në “Gafurrët tanë!”

  1. kombi says:

    E VERTETA ESHTE, QE AI PARLAMENT ME ATO AKTORE POLITIK , PO DEGJENERON CDO JAVE . DUHET QE AI PARLAMENT TE SHPEREHET SA ME PARE . SHQIPERIA KA NEVOJE PER POLITIKAN TE ZOTE DHE TEPER SERIOZ , KETO ME FJALORIN QE PERDORIN, JANE KTHYER NE RRUGAC ORDINERE , QE CUDISIN POPULLIN DHE TE HUAJT BASHKE .
    BESOJ QE FUNDI PO I VJEN . SHQIPERIA KA SHUME BURRA DHE GRA TE ZGJUAR DHE ME NIVEL KLAS ,QE TE PERFAQSOJE POPULLIN NE ATE FOLTORE .
    KETA DUHET TE LARGOHEN SA ME PARE SEPSE E KANE TEPRUR SHUME ,SHUME ,SHUME .

  2. Jimi says:

    Rama ka nje jete te tere qe shahet me liber shpie nga qoftlargu dhe taborri i tij dhe asnjehere nuk ka denjuar t’u pergjigjet ketyre horrave. Taulant Balla gjithashtu u kercenua nga qoftlargu, se do t’ja bente fytyren si kepuca dhe u akuzua si nje njeri pa moral e dinjitet, per shkak te nenes apo motres qe shkonin moteleve sipas qoftlargut!? Cfare duhej te benin keta njerez perballe ketyre shtazeve qe ne menyre publike kerkojne te bejne pise edhe familjaret ? Per nje njeri me seder qe padrejtesisht cenohet ne nder, kete pune e zgjidhte vetem plumbi , por ja qe keta njerez nuk e bene, jo se nuk dinin, jo se nuk mundnin, por se keta njerez besojne tek shteti i se drejtes per te gjykuar e ndeshkuar keto kafshe prehistorike!

  3. Komentuesi says:

    Nuk na ther ndonje gje te veçant o Vangjeli! Duket se te ka ardhur mire qe Paloqja e beri me boje Kryeministrin.Kryeministri eshte ne te drejten e tij,dhe po duron shume sulment monstuoze qe po i bene pd-dhe LSI.

  4. Labi says:

    Lencka?!
    Kurioz te di si ndihet nje burre (Lencka) qe ka nenshtruar vullnetin ne duart e nje 5jeter burri(Rames)!

  5. Veshgues says:

    O xhel! Thuj Meros ta ndrroj iher kete foton ku dukesh si bq demek po ja u fus!
    Behu pak burre! Per postim te marresh nga te dy krahet! Te pakten nipi i biros, Andi, eshte bo revolucionar berishist. Por vizen e ka per oqeanin! Por Andi eshte i qarte! Tashme e njohim! Neser do i prij revolucionit! Edhe me 21 te janarit te vjeter, plasi derisa berisha e beri hero! Si komplotist fallco! Kete pret neser nga ER.
    Vangjo edhe per ty thone se e like, Liken!

  6. Flutura says:

    Le te jesh intelektual i zbritur nga qielli, po pate perballe rrugacen e shallvareve, horrin e shpellave dhe adoleshentin e Holandes do ulesh ne nivelin e tyre qe te te kuptojne

  7. Fatosi says:

    LVangjeli je nje koqe qe nu ke ke shokun Ne vend qe te beshe nje analiz te thelle per gjithe keto akte rugacherie qe PD dhe LSI po bene,na thua qe kjo seshte ndonje gje e jashte zakonshme PO turp nuk te vjen edhe vazhdon qesh ne cdo emission????

    Si mundet nje thuthuq ti hedhi boje dhe ta ofendoj Kryeministrin duke I hedhur boje,duke u mare me njerzit e shtepis ,Gruan,djalin e te tjera si keto Ne vend qe te thuash qe PD dhe LSI nuk din te bejne politik dhe keto jane cfaqje jo civilizuese ty te behet qefi ,dhe na kujton Mazrekun,Hajdarin e te tjere
    Pthu mostra qe e quani veten per analista ,por edhe ti si ata maskarenjte e PD dhe LSI JE JE JE

  8. grate tiranse says:

    Lorenc Vangjeli je pis burre nje dore ne revani nje ne baklava, Monika ka shpallur veten kryeministre luli zevendeskryeminister Babaramon keshilltar vrap se tu hap vendi dhe ty, po su su vjen turp mor halera qe qelbeni te gjithe jeni me mora ne koke po mos kini merak se do tu diifektoj Rama o plera qe nuk doni qe Shqiperia te eci ne pushtet nuk vini Rama do tua shtype koken.

  9. AM says:

    C’ti komentosh me ketyre zaberhaneve te pd. Keta jane te pakomentueshem.

  10. Krimineli i pandeshkuar Salih Ram Berisha says:

    Jam dakort me Fluturen, e cila si femer me integritet qe eshte tregohet shume e edukuar,sidomos me “rrugacen e shallvareve” per te mos e karakterizuar me fjalet qe ajo ne te vertete meriton…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje