“Sot u varros ëndrra e urdhëruesve të terrorit shtetëror të 21 Janarit 2011 e të grushtit të shtetit të shtatorit ’98, për të gjakosur sërish bulevardin”

16 Shkurt 2019, 20:07Politika TEMA

Nga Zef Brozi

Falenderim e mirenjohje ministrit Lleshaj, drejtuesve dhe forcave të policisë, Gardës së Republikës, Forcave Speciale dhe gjithë institucioneve të tjera përkatëse për menaxhimin profesional dhe paqësor të protestës së dhunshme të opozitës sot në Tiranë.

Falenderim i vecantë edhe për ata qytetar protestues që u distancuan sot nga dhuna e shkatërrimi që bëri një grup i protestuesve.

Sot u varros ëndrra e urdhëruesve te terrorit shtetëror të 21 Janarit 2011 dhe të grushtit të shtetit të Shtatorit 1998, të cilët kishin planifikuar ta merrnin forcërisht kryeminstrinë dhe ta gjakosnin përsëri  Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Sot prokuroria dhe organet e drejtësisë janë para provës për të vënë para përgjegjësisë ligjore ata politikanë që bënë thirrje për dhunë, duke filluar me arkitektin e terrorit shtetëror të 2011-es dhe të gjithë ata protestues që përdorën dhunë ndaj policisë dhe dëmtuan e shkatërruan pronën publike.

Reforma në Drejtësi duhet t’i japë fund kohës së mosndëshkimit të politikanëve që bëjnë nxitje e thirrje për dhunë e shkatërrim.

Duhet që ata që dëmtojnë e shkatërrojnë pronën publike e private edhe gjatë protestave të detyrohen të zhdëmtojnë.

Qytetarë të Shqipërisë sonë të dashur: Protestoni paqësisht dhe mos u përdorni e mashtroheni nga politikanë që ju nxisin për dhunë e shkatërrim.

 

19 komente në ““Sot u varros ëndrra e urdhëruesve të terrorit shtetëror të 21 Janarit 2011 e të grushtit të shtetit të shtatorit ’98, për të gjakosur sërish bulevardin””

  1. luan says:

    EPOKA E GURIT NE TIRANE. SHEKULLI 21 NE VLORE!

    1. Mario says:

      Ashtu po e mbush ran si per ujk ti por
      Shqiperia asht peng i maskarenjve.
      Berisha.basha.kryemadhi kurva,e dhe te ps Ruçi qysh
      Ne kohe te enverit minister.etj etj
      Duhet fryme e re.
      Kta jan per burg

  2. Flutura says:

    Faleminderit☺️

  3. demokrati says:

    Zef! si gjithmon i prekupuar me hallet e vendit , i drejti e atdhetari,kudo qe te jene,te tille mbesin gjithmone,respekt.

  4. tr says:

    Zoti Brozi ju kam ndjekur ne shkrimet e tua dhe te pergezoj qe u ndodhesh prane me fjalen tende njerezve qe nuk jane kriminele, hajni, imorale, halabake, pvs me apo pa pushtet. Flm shuuume pasi jeni njeri i ligjit por dhe i kurajos.

  5. loku says:

    Zoti BROZI keta kriminela qe i tremben drejtesise do varrosen kur te hyne ne burg per krimet qe kane bere sepse ja kane kaluar dhe Enverit.

  6. Lizga says:

    Fjale te mencuura….BRAVO

  7. Shqiptari says:

    Shqiperia ka nevoje per Ju, ejani !

  8. Azio says:

    I dashur Zed!
    Sot vertete,ti dhe une edhe si shume te tjere ketu ne ShBA,jemi krenar per instuticionet shqiptare,te cilat diten te reagojne ndaj anarshisteve dhe krimineleve si Sali karaxhici, lulzime Bashovicit,Monika Baxhelles e kelysherve te tyre.
    BRAVO forcat e rendit.Urime per ministrin e brendeshem Aleksander Lleshaj.
    Ky eshte shteti qe shqiptaret duan te ndertojne.
    Urime per populli shqiptar trim e paqedashes
    Nga shqiptaret qe jetojne e punojne ShBA.

  9. Freeman says:

    Respekt maksimal per ju z. Zef per profilin realist te nje intelektuali te vertete dhe medjehapur qe ofroni. Per te tilla mesazhere iluminuese dhe paqedashese kane shume nevoje njerezit dhe vendi.

  10. Koco says:

    Zef Brozi kyPatriot i duhetmë shume se kurrë të jetë në krye të Institucionit të Drejtësisë të ketij vëndi me shumë se kurrë , mbasi janë institucionet e shtetit Parlamenti t’ja propozojn strukturave të Reformes në Drejtësi këtë për Lider në Drejtësi zotin Brozi .

  11. vodica vasilak says:

    z.Brozi me shkrimet tuaja dua ta them me plot bindje se jeni nje arkitekt i fjales dhe realitetiti respektimt dhe prosporitetit .Mendoj se jeni zeri me i fuqishem ne thenien e se vertetes.Ju jeni zeri qe duhet te degjohet ne gjithe kancelarite perendimore.

  12. NEXHAT KITA says:

    BROZ!
    MOS BË TIFOZËRI ME FATET E SHQIPËRISË E TË SHQIPTARISË.
    MENDJA E RAMËS TË KALOJË UIKENDIN E MISIONIT DJALLËZOR NË VLORË ËSHTË ARMIQËSI E KULLUAR, NDOSHTE EDHE E PAVETËDISHME, POR KJO NUK E ARSYETON, PËRKUNDRAZI E FORCON POHIMIN TIM.
    JAM NGA GOSTIVARI DHE I PAPËRFSHIRË NË SFERAT E INTERESIT.
    INTERES KAM ARBNORINË.

  13. Komentuese says:

    Ju pergezoj qe perconi fjalen tuaj e cila pa dyshim peshon shume me teper se e atyre palo analista e gjithefarelloj vemjesh qe helmojne popullin perdite.

  14. enik says:

    z.Zefi eja na ndihmo te fryme marrim se dhe ne e duam po aq vendin dhe na lodhen keta kriminel.

  15. Art says:

    Respekt per ata qe nuk pranuan te perkulen perpara krimit dhe pushtetit Berishian . Ata qe kurre nuk vune Drejtesine ne sherbim te krimit .

  16. gjykata kasacionit says:

    ku e ke gruan zefi. sa here del ne gaze te ky kurva me kujtohet gruaja e tije e ndershme

  17. Kukuleci says:

    Falenderime Zef ,karakteri jot i drejte do kishe paguar nga shpellari.Drejtesia ketu ka nevoj per ty ,respekte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje