Djegia e mandateve nga opozita, deputeti i PS: Mos kini merak se Luli dhe Monika nuk i lëshojnë mandatet

17 Shkurt 2019, 15:23Politika TEMA

 I ftuar dje në emisionin ‘Kjo Javë’ në News 24, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla foli për dorëzimin e mandateve të deputetëve të opozitës.

Gjatë fjalës së tij ai tha “Mos kini merak se Luli dhe Monika nuk i lëshojnë mandatet. Monika e ka shumë merak dhe pjesën e rrogës”.

Këtu në studion tuaj kam dëgjuar që një nga skenarët e PD-së ka qenë dhe dorëzimi apo lëshimi i mandateve të deputetëve.

Ka qenë pjesë e diskutimit dhe mesa ishte njoftuar në fund të protestës do të dorëzoheshin mandatet. 

Nuk e di nëse ideja për të enjten ka të bëjë me këtë variant.

Mos kini merak se Luli dhe Monika nuk i lëshojnë mandatet. Monika e ka shumë merak dhe pjesën e rrogës dhe nuk i lëshojnë mandatet. Le të mbyllet këtu ky diskutim.

Nuk i lëshojnë mandatet. Ata bëjnë çdo gjë. U betuan që nuk do të vinin më në Kuvend dhe sa u plotësua 6 mujori erdhën aty si pulat pa dhënë asnjë arsye pse munguan.

Apeli im për opozitën është: Ne jemi të gatshëm dhe pas dhunës që bëtë sot që të hënën të ulemi bashkë me ju dhe të enjten të votojmë bashkarisht Reformën Zgjedhore, për të garantuar depolitizimin e plotë të komisionerëve në dy nivelet e para, për të garantuar testimin e teknologjisë së votimit dhe numërimit elektronik në një pjesë të qendrave të votimit dhe të kemi mundësinë që të adresojmë të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR.

Mesazhin e morët nga qytetarët sot, duhet që të enjten të votojmë Reformën Zgjedhore”– tha Balla. (TemA)

4 komente në “Djegia e mandateve nga opozita, deputeti i PS: Mos kini merak se Luli dhe Monika nuk i lëshojnë mandatet”

  1. Esat Pasha says:

    Qeshja e sforcuar. Pasi dogjen e shkaterruan vjen qeshja e hidhur qe i tradheton perseri duke treguar deshtimin kronik qe i ka pllakosur. Protesta e rradhes do jet nje preteks i tipit Ra Faja prej fikut e ka fajin Ram llastiku qe mbolli pemen tek avllia aty ku shetit Salia. Eh nga Çadra e deri tek protesta e fundit edhe sa trillime te tjera do te gjejn per ta hedh qeverine legjitime. Ah per ju patriote te PD kujdes se Greku po na mer detin ate qe Basha e Sala ja falen Grekut. Pastaj mund te flisni kunder kesaj qeverie.

  2. Faik says:

    Taulant Balla?doktor Balla?!

  3. drino says:

    LE TI LENE MANDATET SE NJERZIT JANE TE ZGJUAR DHE VOTEN JA JAPIN ATYRE QE NUK VRASIN POR PUNOJNE….. PS E KA TE SIGURT FITOREN SA TE JETE NR KRYE TE OPOZITES SALIU, LULI DHE ILIR FLORIRI SE DIHET QE CIZMES NUK I SHKON MBRAPA NJER PERVEC NDONJE RRK…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje